T’u flasim njerëzve në pajtim me shkallën e të kuptuarit të tyre

Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe transmeton se Ibn Mes’udi radijallahu anhu ka thënë: “Sa herë që do t’i drejtohesh ndonjë populli me të folur të cilën ata nuk mund ta kuptojnë, disa prej tyre ajo e folur do t’u bëhet shkas për ngatërresa.”

Hisham b. Urve transmeton se babai i tij i kishte thënë: “Sa herë që i kam mbajtur dikujt fjalim të cilin ai nuk ka arritur ta kuptojë, kjo ka qenë shkas i humbjes së tij.”

Ebu Kilabe ka thënë: “Mos fol me fjalë të pakuptueshme dhe me fjalë që vështirë që kuptohen. Ato fjalë vërtetë do ta dëmtojnë dhe nuk do t’i bëjnë dobi atij që nuk i kupton.”

Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë: “Flitni njerëzve atë që ata e dinë. Vallë dëshironi që Allahun dhe Pejgamberin e Tij ta konsiderojnë gënjeshtar!”

Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 135
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy