Një ditë shëndeti dhe sëmundja mburreshin dhe lavdëroheshin ndaj njëri-tjetrit, si dhe i theksonin përparësitë e tyre.
Shëndeti filloi të lavdërohet duke thënë: “Njerëzit me ndihmën time angazhohen në punë”.
Ndërsa sëmundja iu përgjigj: “E unë jam shkak që njerëzit të humbin çdo shpresë”.
Shëndeti përsëri ia ktheu dhe i tha: “Me ndihmën time njerëzit i bëhen rob Allahut të Lartëmadhëruar”.
Sëmundja ia ktheu: “E unë jam shkak i qëllimeve të sinqerta te njerëzit”.
Shëndeti tha: “Për shkakun tim ndërtohen institute të mjekësisë”.
Sëmundja: “Për shkakun tim përparojnë hulumtimet në sferën e mjekësisë”.
Shëndeti: “Mua të gjithë njerëzit më duan”.
Sëmundja: “Sikur të mos isha unë, ata me siguri nuk do të të donin aq shumë”.
M.S
Teuhid.NET



