Dobi të shkurta:
Më tërhoqi vëmendjen një dhomë nga dhomat e diskutimeve, me temë: “Rinia pyet se çka të bëjmë?”
Thashë: Subhanallah, detyrat dhe obligimet qenkan pakësuar në atë gradë që janë detyruar të rinjtë të bëjnë pyetje se: ”Cfarë të bëjmë?”
Apo i kanë kryer të gjitha obligimet që janë obliguar me ato...dhe pastaj kanë gjetur kohë të zbrazët për të formuluar pyetjen: “Cfarë të bëjmë?”
Dije o vëlla i ri, se ti ndaj shpirtit tënd ke obligim, si në ndërtim, gdhendje, themelim, si në aspketin fizik edhe atë moral...
Dhe se ndaj Zotit tënd ke obligime, që ta adhurosh Atë dhe mos ti shoqërosh asgjë në adhurim...
Dhe se ndaj familjes dhe farefisit tënd ke obligime...
Dhe se ndaj fesë tënde ke obligime, duke e ndihmuar fenë tënde…
Dhe se ndaj muslimanëve në perendim dhe lindje ke obligime, dhe në çështjet e tyre ti ke obligime...
Dhe se ndaj Ummetit tënd, me gjithë plagat dhe dhimbjet e tij, ti ndaj tij ke obligime..
Këto obligime, nëse ngritesh me sinqeritet për të kryer atë që të është obliguar, do ta harxhoje gjithë jetën, madje edhe atë të shumëfishuar...dhe nuk do të gjeje kohë për të pyetur apo të diskutosh me pyetjen: “Cfarë të bëjmë”
Të vërtetën e ka thënë ai i cili tha: “Punët janë më shumë se sa kohërat”...por ku janë punëtorët...!
Regjistrimet e lapsit
Ebu Basir el-Tartusi
Përktheu: Qëndrim JASHARI
Teuhid.NET
www.teuhid.net



