Pesë lloje të frikës që duhet të gjenden në çdo zemër të besimtarit. Këto pesë shqetësime janë ata të cilët i kishte përmendur halifeja Othman ibën Affani, (Allahu qoftë i kënaqur me të).
1. Frika që Allahu mos të na merrë fenë tonë.
Shumë prej nesh e jetojnë jetën e vet në rehati dhe nuk brengosen për humbjen e imanit (besimit) të vet. Ne mendojmë se për shkak që ne tash jemi musliman, do të mbetemi gjithmonë musliman, por harojmë që edhe një vepër më e vogël mund që të na prish imanin tonë. A nuk i shohim disa që deri para disa kohësh ishin musliman, e sot e kalojnë kohën në mosbindje ndaj Allahut dhe duke i vepruar gjitha llojet e mëkatëve? Allahu na ruajt…
2. Frika nga engjëjt e regjistrimit që ti regjistrojnë veprat tona të këqija që do të shfaqen në Ditën e Gjykimit.
Muslimani i vërtetë frikësohet nga veprimi i çdo vepre të keqe, sepse ajo do të shfaqët në Ditën e Gjykimit, para Allahut asgjë nuk mund të fshihet. Disa nga ne janë aq të kujdesshëm kur veprojnë ndonjë vepër të keqe që mos ta shohë dikush nga shokët apo dikush nga të afërmit e tij, por janë aq mendjelehtë sa që harojnë se engjejtë e regjistrimit e regjistrojnë secilën vepër që ne e veprojmë?
Vallë harojmë Allahun i cili gjithçka sheh? A nuk është më e rëndësishme që të turpërohemi para Allahut dhe Atij ti frikësohemi?
Allahu (azzevexhel) thotë: Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi.” Për atë se ç'vepruan.” (Hixhër:92-93)
3. Frika që shejtani mos të na prish veprat tona të mira.
Besimtari i vërtetë duhet gjithmonë të jetë i kujdesshëm dhe ta pastrojë fjalorin dhe veprat e tij nga vesveset (dyshimet) e shejtanit (pëshpëritjet e tij). Ne duhet që të jemi të kujdesshëm, se është shumë lehtë që ti prishim veprat tona vetvetiu, prandaj ne duhet që vazhdimisht të jemi të bindur, që veprat tona ti veprojmë me sinqeritet dhe sipas sunnetit të Muhamedit (salallahualejhiveselem).
4. Frika nga vdekja, sepse engjulli i vdekjes vjen pa paralajmërim.
Kur ky mysafir papritmas do të vjen dhe do të trokitë ne derën tuaj, ti smundesh që ta kthejsh prap, as nuk mundesh ta lusësh të kthehet, që të vijë pak më vonë, sepse ajo kohë është e pa ndryshueshme dhe e përcaktuar. Duhet që çdo herë të bëjmë vepra të mira, sepse ato vepra munden që të jenë veprat tona të fundit para se të dalim nga kjo Dunja, që ta lëshojmë këtë dunja (botë) me bindje ndaj Allahut (azzevexhel), i cili thotë: Thuaj: “Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. (Sexhde:11)
5. Frika e kësaj bote, që kjo botë mos të na çojë në joshitje (sprovë) dhe të na pengon në rrugën e Ahiretit (Botës së ardhëshme).
Një nga sprovat më të mëdha është dunjaja (bota), kjo botë ( kënaqësitë e kësaj bote). Bëhemi aq të zënë në nxitimin e kësaj bote , automobile, para, famë, shtëpi, punë etj, dhe ne harojmë se të gjithë ata që nxitojnë për të fituar këtë botë, e humbin botën e ardhshme të Ahiretit, kurse ai që punon për Ahiretin ( botën e ardhëshme) e fiton edhe dunjanë ( këtë botë) edhe botën e ardhëshme (Ahiretin).
E lusim Allahun azzevexhel, qe të frikësohemi nga Ai ashtu siç Ai e meriton, Amin!
[Këto pesë pikat janë të përmendura nga Othman Ibën Affani radiallahuanhu, ashtu siç janë shënuar në librin El-Kelamit Fara`id - lilhulafa al kiram faqe 278.]
putvjernika.com
Përktheu dhe përshtati: Teuhid.NET



