Dobi të shkurta:
Atëherë kur dituria është shkak që e shpin pronarin e saj drejtë padrejtësisë dhe tiranisë...drejtë arrogancës dhe përbuzjes së njerëzve!
Atëherë kur njeriu është qëllim ulët dhe pa ambicie...zemër prishur...e assesi nuk mund ta ngritë vetveten në nivelin e diturisë që e ka mësuar...! Kështu që diturinë që e ka mësuar është në një luginë...ndërsa sjellja dhe morali në një luginë tjetër...e gjithë kjo reflekton për fenë e All-llahut si një fotografi e zymtë dhe e neveritshme...!
Andaj shumë prej nxënësve fillestar i shikon se si janë kryelartë, arrogantë, i ka kapluar vetëpëlqimi, i nënçmon të tjerët që nuk janë dakord me mendimin e tij...ka guximin të kyçet në çështje madhështore të cilët në kohën e Omerit ibën Hatabit do të mblidheshin të gjithë pjesëtarët e luftës së Bedrit.
Thua me vetveten, prej begative të All-llahut për këtë person është ta bëjë injorantë...ky i gjorë me kaq pak dituri është kaq arrogantë dhe tiran...vallë si do të ishte halli i tij po të ishte dijetar...do të shkatërronte gjithë këtë botë...do t’i sprovonte të gjithë njerëzit...ndërsa dijetarët do të merreshin me atë dhe ndërtimin e asaj çfarë ai ka prishur.
Regjistrimet e lapsit
Ebu Basir el-Tartusi
Përktheu: Abdyl FUGA
Teuhid.NET
www.teuhid.net



