Dobi të shkurta:
Meditova në të gjitha gjërat dhe i gjeta ato të nënshtruara për njeriun dhe shërbyese të tij, por ja që njeriu, përveç atë që e ka mëshiruar All-llahu, nuk ka ndonjë gjë vetëm se bezdiset prej saj. Kafshët, bimët, perimet, ushqimet, lumenjtë, detrat, mjedisi, natyra, madje edhe qielli nuk ka shpëtuar nga e keqja e tyre (njerëzve), e kanë ndotur me tymra duke vrapuar me vrullë pas fitimit të shpejtë të ndaluar, pastaj dëmi i gjërave u kthye tek ata vet me përmasa të mëdha, sa që u shpërndanë tek ata sëmundje që nuk kanë qenë prezente tek të parët tanë, pra shërimi dhe lumturia e tyre është e lidhur me shërimin e gjërave që i rrethojnë ata, nëse janë prej atyre që marrin mësim.
Gjërat janë shumë të bukura nga natyra e tyre, përderisa nuk e ka futur aty dorën njeriu...kur të futet dora e njeriut e shëmton atë...dhe e largon atë nga veprimtaria e saj, dhe nga bukuria e saj në shëmtim dhe dëm…
Pastaj ata pas këtij shfrytëzimi të frikshëm të gabuar të gjërave në tërësi, sikurse të ishin balena apo krokodil të pangopur...dhe pak nga ata janë falënderues...ashtu siç tha i Madhëruari: “e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.” (Kur’an 34:13)
Regjistrimet e lapsit
Ebu Basir el-Tartusi
Përktheu: Qëndrim JASHARI
Teuhid.NET
www.teuhid.net



