Letër mikut tim

I nderuari miku im...

Dikur me ty ndaja çdo gjë, kafshatën e bukës, gëzimin, pikëllimin, orët e dëfrimit, shkonim bashkë në shkollë, së bashku përgatiteshim kur kishim testim, së bashku i përjetonim minutat e stresit para testit, posedonim pothuajse gjithçka..., por një gjë na mungonte, një diçka shumë e çmuar e shtrenjtë….,lumturia shihej në fytyrat tona por jo edhe në zemrat tona…

Fati i jetës na ndau, nuk u pamë gjatë kohë…

Një dite i zhytur ne orët e kujtimeve, papritmas mu kujtuan ditët e shkuara në mëkate e dëfrime, ato dite, orë të cilat nuk dëshirojë asnjëherë të përsëriten në jetën time, jam penduar, dhe sa here që më kujtohen pendohem, së bashku me ato dite mu kujtove edhe ti miku im...,ah...sikur të të kisha kujtuar për të mirë....

I nderuari miku im...

Ishte e vështirë të vendos për të shkruar këto fjalë, ngase me silleshin vërdalle mendime se mos valle do keqkuptosh, apo ndoshta stereotipat, paragjykimet, komplekset qe u kanë mbjellur mediumet, do të pengojnë ty, që të mos e lexosh këtë letër të sinqertë. I dërgoj këto fjalë deri tek ti duke shpresuar se do të zënë vend dhe do të ndikojnë në jetën tënde pozitivisht. Këto fjalë shpresoj që të depërtojnë në zemrën tënde.

Sa e bukur është zemra  kur nuk e ndotin fjalët e kota, sa shumë qe shkëlqejnë sytë, kur ata janë te devotshëm...

Me siguri e ke vërejtur apo ke dëgjuar, se unë nuk jam ai te cilin e ke njohur dikur, me një fjalë kam ndryshuar…

E vërtetë është se kam ndryshuar, dhe asnjëherë nuk pendohem për këtë ndryshim...

Ky ndryshim, në fakt nënkupton, kuptim real i jetës të cilën e jetojmë, tani më ndryshe e perceptoj botën, më ndryshe ballafaqohem me sfidat, me jetën dhe valët e saja të njëpasnjëshme.

Ky ndryshim nënkupton gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve të mija të cilat i mbaja me vite në kokën time, dhe më shqetësonin….

Tani jam i qetë, dhe jam në rrjedha me kohën…

Mundohem të luaj rol pozitivë në shoqëri...

E din, kjo botë është e ndarë në njerëz besimtarë dhe jobesimtarë, të ndërgjegjshëm dhe pandërgjegjshëm, të dëgjueshëm dhe të padëgjueshëm, njerëz të mirë dhe njerëz të keqin, të dobishëm dhe të padobishëm…

Unë mundohem të jem prej atyre njerëzve të cilët luajnë rol pozitiv në shoqëri…

Me herët përjetoja vetminë, braktisjen, humbjen në padituri, kaloja neper tmerrin e pasigurisë se jetës para vdekjes e cila vie befas, dhe pran varrit të pashmangshëm që si të gjithë njerëzit e tjerë më pret edhe mua, por edhe ty…, me herët isha i dhënë pas kënaqësive te përkohshme të kësaj bote, derisa erdhi ky ndryshim….,vetëdijesim, vetëdijesim? Po, vetëdijesim, u zgjova nga gjumi, të dehurit e dunjas, u zhvesha nga petkat e mëkateve dhe u vesha me petkat e devotshmërisë inshaAllah,.te njëjtën e dëshiroj edhe për ty.....

I nderuari miku im...

Eja, eja në shpëtim, eja dhe hipë në anijen e shpëtimit dhe lundro drejt rrugës së drejt, stacioni i fundit i të cili është Xheneti. Eja, eja dhe braktis epshet e shejtanit, fjalët e tij, hapat e tij, dëshirat e tij, dhe kapu për Kuranin dhe Sunetin, dhe kupto qëllimin e jetës, rrugën e shpëtimit e të lumturisë së amshueshme, eja dhe bëhu pasagjer i anijes së shpëtimit i cili është i gatshëm të pranojë çdo njërin i cili dëshiron të shpëton nga dallgët e fuqishme të kësaj dunjaje dhe për synim ka fitimin e kënaqësisë së Allahut, e me këtë shpëtimin në dunja dhe ahiret. Eja , eja …., a ende nuk ke kuptuar se kjo botë është kalimtare?!, a ende nuk ke kuptuar se lukset e saja janë të pakta?!…
 
Shpëto veten tënde nga zjarri, deklaro pendimin e sinqertë prej këtij momenti... dhe kujdes, kujdes nga pavendosmëria ose vonimi i pendimit, se unë Vallahi po të këshilloj për të mirën tënde.

Ebu AJAN

Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 2064
Comments (1)Add Comment
...
written by linn stora, March 06, 2013
dicka vecantesmilies/cry.gifsmilies/cry.gifsmilies/cry.gifsmilies/cry.gifsmilies/cry.gifsmilies/cry.gifsmilies/cry.gifsmilies/cry.gifsmilies/cry.gifsmilies/cry.gif

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy