Ekzistojnë pikëpamje të ndryshme negative, sa u përket burrave musliman. Në veçanti urrejtësit e Islamit, e tregojnë burrin musliman si shumë të keq, dhe se ai e trajton gruan në mënyrë jo të duhur.
Gjithashtu edhe unë do t’ua them një ngjarje të vërtet të një motër muslimane të konvertuar, për të treguar si burrat musliman trajtojnë gratë e tyre, gjegjësisht kjo ngjarje është një shembull për vëllezërit gjithashtu, se si ata duhet t’i kenë raportet me gratë e tyre.
Lus Allahun e Lartësuar që ta bënë këtë shkrim të dobishëm për lexuesit.
Amin...
Kaluan gjithsej 12 vite prej kur jam martuar me burrin tim musliman dhe rruga me të vërtet ka qen shumë e gjatë, dhe kohe pas kohe turbulente, por, megjithatë isha e lumtur. Në kohën kur u martova isha katolike dhe nuk kisha ndërmend të konvertohem në Islam.
Buri im ishte shumë i kuptueshëm dhe kërkonte nga unë që të paktën të përpiqesha që të lexoj Kura'nin me përkthim dhe komentim në gjuhen angleze, kohë pas kohe. Rrash dakord. Së shpejti ateruam në Kuvajt ngase ekonomia amerikane ishte shumë e dobët atëbotë, aq sa ishte e pamundur të jetoheshte një jetë e mirë.
Në momentin kur zbrita nga aeroplani, ndjeva se u futa në një botë të re, e cila ishte plotë me Islam, muslimanë, tradita kulturore dhe një mënyrë krejt tjetër të të menduarit. Të them të drejtën u tronditen rrënjët e mia, e gjitha që dëshiroja të bëja në atë moment, ishte të kthehem përsëri në aeroplan dhe të largohem nga kjo botë e re e panjohur.
Gjatë gjithë kësaj kohe, buri im qëndronte afër meje.
Kur kuptova se gatimet e të ëmës së tij ishin shume djegëse, ai ma bëri me dije se zgjedhjet e tjera ushqimore janë në dispozicion, duke përfshirë këtu edhe ushqimet amerikane si Mcdonalds dhe Pizza Hut.
Kur unë përmallohesha për familjen time të cilët jetonin larg nga unë, në SHBA, burri im qëndronte afër meje gjatë tërë natës, duke më ngushëlluar dhe më ofronte mua që të më dërgonte tek familja ime, për t’i vizituar ata. Në çdo moment, kur isha e lumtur, e sëmurë, dhe në ditët e gjata kur unë isha shumë e pikëlluar, saqë nuk mundesha as edhe të buzëqeshë, burri im musliman ishte afër meje duke më shtrënguar dorën time.
Burri im u bë mësuesi im, duke me treguar gjithçka rreth ISLAMIT, agjërimit dhe ibadeteve Islame..
Ai është miku im më i mirë, besnik, dhe babai i fëmijëve të mi. Më ndihmon në ndërrimin e pelenave të pista të fëmijëve, qëndron natën kujdestar së bashku me mua. Asgjë nuk e bën nervoz atë, as edhe kur fëmijët ia përlyejnë këmishën e re të veshur, ose kur unë jam e lodhur ai i lanë enët.
Është për te ardhur keq se si burrat musliman përshkruhen, në veçanti imazhi i keq që u vishet atyre nga mediet perëndimore. Shpeshherë burrat musliman janë përshkruar si njerëz të cilët i detyrojnë gratë e tyre për të veshur hixhabin.
Realiteti është se gruaja muslimane vet zgjedh të mbulohet, sepse ajo është e urdhëruar në Kur'an dhe në Sunnetin e Profetit Muhamed (s.a.v.s).. Nuk është çështje detyrimi me forcë, ashtu siç pretendojnë ata.
Zoti i Plotfuqishëm thotë në Kur'an: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.” (Kur'an 24:30)
Unë personalisht, kam ardhur ne Kuvajt e pa mbuluar. E vishja atë veshje që kam zgjedhur vetë, dhe asnjëherë burri im musliman as edhe familja e tij nuk më kanë thënë ndonjë gjë.
Sidoqoftë, burri im vazhdonte në këmbënguljen e tij që unë të lexoja Kura'nin. Dhe përfundimisht vendosa që ta lexoj, dhe dëshira ime për të njohur edhe më shumë Islamin, ishte në rritje e sipër.
Vazhdimisht e lexoja Kura’nin derisa vendosa që të bëhem muslimane. Shkova në shitore për të blere hixhabin tim të par.
Buri im më mësonte për gjithçka rreth Islamit. Kur gaboja nuk më qortonte por vetëm se rriteshin përpjekjet e tij për të më mësuar çdo gjë ashtu siç duhet.
Durimi i tij ishte i shkëlqyeshëm, dëshiroja të dija gjithçka rreth Islamit.
Islami ka sjellë një atmosfere të qetë në shtëpinë si dhe në martesën time. Durimi im ishte në rritje e sipër. Nëpërmjet Kur'anit dhe Sunnetit të Pejgamberit Muhamed ( s.a.v.s.) kam mësuar qëllimin e vërtetë të jetës, dhe çdo ditë përpiqem që të angazhohen në vepra të mira me të cilat do të më hapen dyert në botën e ardhshme, inshaAllah.
Sumeja Mihan
Sumeja është konvertuar në Islam, para 11 viteve. Ajo jeton në Kuvajt së bashku me burrin dhe tre fëmijët. Punon në një librari Islame për fëmijë.
Përktheu nga anglishtja: Ebu AJAN
Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.NET



