Dhjetë shekuj pas Ademit alejhiselam,
njerëzit devijuan, teuhidin e lanë,
adhurimin e idhujve ata filluan,
Allahun të vetmin pashoq shpejt e harruan.
Kur errësira e shirkut ata i mbuloi,
Allahu pejgamberë tek ata dërgoi,
nëpërmjet tyre ata i qortoi,
për rrezikun e shirkut i lajmëroi.
Dhe më tutje shirku përsëri vazhdoi,
Shejtani me njerëz shumë manipuloi..
Megjithatë devijimi nuk përfundoi,
Shejtani shirkun atyre ua zbukuroi,
e për këtë shkak Allahu dënimet lëshoi,
dhe shumë popuj për këtë Ai i shkatërroi.
Dhe më tutje shirku përsëri vazhdoi,
Shejtani me njerëz shumë manipuloi..
Derisa Allahu dërgoi Muhamedin,
e dërgoi atë mëshirë për mbarë umetin,
që prej errësirës së shirkut ata t’i largojë,
kah drita e teuhidit, ata t’i drejtojë.
Dhe më tutje shirku përsëri vazhdoi,
Shejtani me njerëz shumë manipuloi..
I Dërguari Muhamed shirkun e luftoi,
idhujt e asaj kohe të gjithë i copëtoi,
njerëzit në teuhid pandërpre i ftoi,
derisa Allahut shpirtin ia dorëzoi.
Dhe më tutje shirku përsëri vazhdoi,
Shejtani me njerëz shumë manipuloi..
Megjithatë shirku jo nuk u ndërpre,
njerëzit shpikën tjera risi në fe,
saqë shirku deri në këtë kohë vazhdoi,
Shejtani atë njerëzve ua modernizoi.
Dhe më tutje shirku përsëri vazhdoi,
Shejtani me njerëz shumë manipuloi..
Përveç shirkut të varrezave dhe të hajmalive,
përveç shirkut të falltorëve dhe të xhinxhive,
përveç shirkut të tyrbeve dhe tarikatxhive,
erdhi dhe shirku modern, shirku i partive.
Dhe më tutje shirku përsëri vazhdoi,
Shejtani me njerëz shumë manipuloi..
Saqë njerëzit partinë e shëndërruan në fe,
miqësinë dhe armiqësinë e ndajnë me te,
njerëzit deputetët i shëndërruan në Zot,
përsëri u rikthyen në rrugën e kotë.
Dhe më tutje shirku përsëri vazhdoi,
Shejtani me njerëz shumë manipuloi..
Të lutemi ty o Zot ne pandërpre,
që të na bësh të qëndrueshëm në këtë fe,
në teuhid të pastër çdo herë të qëndrojmë,
nga rruga yte o Zot mos të devijojmë.
Shkroi: Omer Bajrami / omerbajrami.com
Teuhid.NET



