Tirania e diturisë

Dobi të shkurta:

Dije se sikurse pasuria, autoriteti dhe udhëheqësia që e kanë tiraninë e saj, edhe dituria e ka tiraninë e saj...mos të shpie tirania e diturisë drejt padrejtësisë, nënçmimit të krijesave dhe mos pranimin e së vërtetës.

Për tiraninë e diturisë ka disa shenja:

Prej tyre: Monopoli i mendimeve, fjalëve, kuptimeve, pra nuk ka mendim përpos mendimit tënd, nuk ka fjalë përpos fjalës tënde, nuk ka kuptim përpos kuptimit tënd…në dogmën e parë të faraonit: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!” (Kur’an 40:29)

Prej tyre: Të llogariturit e mendimit tënd si të qëlluar, nuk ka mundësi të bart gabim, dhe fjala e tjerëve si e gabuar që nuk ka mundësi të jetë e qëlluar ..

Prej tyre: Nënçmimi i të tjerëve, veçanërisht shokët e tu nga ata që kanë dituri dhe të përqeshurit e fjalëve dhe mendimeve të tyre..

Prej tyre: Zhvleftësimi i mendjeve të njerëzve, punët e tyre dhe mundin e tyre, dhe se ata nuk janë askund..

Prej tyre: Mungesa e modestisë dhe përuljes para besimtarëve…

Prej tyre: Hidhërimi i shpejtë, ngritja e shtypjes, skuqja e fytyrës, kur të vjen ndonjë fjalë apo kuptim i kundërt me fjalën apo kuptimin tënd, duke mos marrë parasyshë vërtetësinë e kritikës, sikurse ti je mbi të gjitha shpjegimet, dhe nuk ka mundësi të thuhet ty se: ”Gabove”

Prej tyre: Që mos të pranosh këshillën dhe as rekomandimin, as mendim dhe refuzimi i orientimit nga tjetër person...sikurse ti je mbi të gjitha këto..

Prej tyre: Që njerëzit të heshtin gjatë fjalimit tënd, ndërsa ti nuk hesht gjatë fjalës së tyre dhe as mos të kesh vëmendjen dhe ndëgjimin tek ata...

Prej tyre: Të ndjesh ngushtësi në shpirtin tënd nga kthimi në të vërtetën nga gabimi që e ke bërë…

Prej tyre: Vazhdimësia në gabim, këmbëngulja në atë duke ditur se je në gabim, që mos të thuhet: Filani u kthye nga mendimi i tij…apo kishte qenë në gabim...

Prej tyre: Ndjenja e ngazëllimit dhe epërsisë ndaj robërve të
All-llahut, sikurse ti je tjetër nga ata dhe sikurse ti të ishe krijuar nga një baltë tjetër, e jo nga ajo që  janë krijuar bijtë e Ademit.

Këto ishin disa shenja të tiranisë së diturisë...cilën do nga shenjat nëse e gjen në veten tënde, dije se njollosur me tiraninë e diturisë. All-llahu na ruajtë neve dhe juve nga tirania e diturisë dhe njollave të saja, dhe nga çdo lloj zullumi dhe tiranie.

Regjistrimet e lapsit

Ebu Basir el-Tartusi

Përktheu: Qëndrim JASHARI

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 174
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy