Sillem vërdall nëpër shtëpi shikoj ku të strukem ku të fshihem për të ikur nga e liga që kam vepruar. Me djersët e të kuptuarit të vërtetën mundohem ti haroj momentet e vepruara duke shkelur ligjet e Allahut s.w.t pa kurfar turpi....Mendoj se do të bëhem e mirë tek njerëzit duke buzëqeshur në fytyrat e tyre duke injoruar gjithcka që ka mbrenda meje. E pa sigurt ri mendoj në vetvete vallë çfarë do ti them Atij .. A thua si do të jetë takimi ynë i parë?!! Mbulohem me një batanie duke u munduar të më mer gjumi e ti haroj gjurmët e mija së paku në ëndër .. A thua pse ?! Nga kush po ik o shpirti im, nga kush po largohesh oj Zemra ime e ndjer. Duke ditur se pse je krijuar për te vetmin qëllim për të adhuruar Allahun s.w.t e ti prap urdhërove në mëkat..
Kujt i drejtohem tash me këto fjalë, vetes apo të tjerëve. Synoj të kem një të ardhme të mirë përplot me devotshmëri si furnizim i një udhëtimi pa kthim . Por kott... nuk do të mund të arrij askund pa u drejtuar ka Krijuesi me lotët e PENDIMIT , pa vajtuar Zemra me bindje se nuk kthehem mbrapa kurrë. Lutjen time ty ta drejtoj Ya Rabb , o Dëgjues i fjalëve tona, o I Mëshirshmi që pret duat tona për të mos na kthyer ato mbrapa nga turpi që ke ndaj ne . Më fal o Zot me gjithë Madhërin që Ke Ti . Sa do që u përpjeka që të humbi para syve të Allahut e pata më kot ngase Ai më sheh gjithkund edhe sikur të futem në fund të erësires së detit.
Më shikuan njerëzit me fytyrë zbehur vallë çfarë kam nga dukja që kisha fituar, çuditshëm duke më shikuar me ironi vallë çfar ke ndryshuar , por shumë vonë e kuptuan se ju ktheva Krijuesit të Gjithsisë pa dyshim se Ai ma pranoi lutjen që Atij ia drejtova me perurlësin që ma dha udhëzimi i Tij.
Ummu Seleme
Përgatiti: Teuhid.NET



