Nuk di prej nga t’ia filloj
pastaj edhe nëse më kujtohet shumë vështirë të fillohet,
shumë e vështirë të zgjidhen fjalë
për të përshkruar ndjenjat e mija
pasi dëgjova për ty……
për sprovat e njëpasnjëshme,
për dhimbjen në shpirt...
po të shkruaj në këtë natë të errët
ku vetëm kjo llambë e vogël afër meje
bënë dritë aq sa për të shkruar
po të shkruaj me shpirt të plagosur.,
nuk mundem t’i ndal as pikat e lotit
lot qe vërshojnë mollëzat e fytyrës time,
më shoqërojnë në shkrim
ah, sa e vështirë është të shkruaj.
Vërshime mendimesh ndeshen
e shpërndahen brenda trurit tim!
breshëri dhimbjeje bien mbi sytë e mi
sy që nuk kanë gjumë duke thurur vargje për ty.
Akrepat e orës panda punojnë dhe minutat shkojnë
mendimet trokasin në zemër,
më thyejnë më përplasin si asnjëherë më parë,
ndalet dora ndalet edhe shkrimi,
për një moment më kaplon pikëllimi...
Vëlla i nderuar.....,
këto vargje që në shoqërim të lotëve po i shkruaj
ty jam duke t'i drejtuar
vargje që burojnë nga një zemër e udhëzuar
ty o vëlla që je sprovuar
e që në çdo pjesë të trupit
dhimbja të ka kapluar.
Çdo varg të ri që filloj për të shkruar
loti me syrin kanë për t’u takuar
thur vargje dhe mendoj
mjegullave të ndjenjave të mia dua t'u shpëtoj.
Shkëndija e shpresës asnjëherë nuk duhet fikur
nga sytë e lodhur dhe të përlotur
vështirësitë me durim duhet tejkaluar
duro dhe ka për tu lehtësuar.
Të këshilloj të bësh durim
ngase pas sëmundjes pason shërim
pas vështirësive vie lehtësim
lum ai lumi që din të bën durim
dhe pas sëmundjes te ndjen ëmbëlsinë.
Çfarë i vyen shëndeti e bukuria
njeriut i cli nuk din çfarë është lumturia
vuan për të natën edhe ditën
i shkon jeta në vaj dhe duke u mërzitën.
Ah..., sa më dhimbsesh, vëllai im në Islam
nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet e mia që për momentin i kam
ah.......sa do të dëshiroja, që kjo sëmundje të kaloje
i lumtur, i gëzuar dhe krenarë të jesh përgjithmonë.
Të nuhatesh aromën e këndshme të shëndetit si më parë
aromë e cila përshkon plagët e trupit të përvuajtur
si pëllumb i bardhë që fluturon në ambient të qetë
dashtë Allahu që të hysh në Xhenet.
...dhe për në fund,
do t'i them disa fjalë,
fjalë që duhet mbajtur mend
fjalë me peshë dhe me vend.....
Më mirë të jesh i sëmurë dhe me iman
se sa shëndoshë dhe pa iman
Iman, Iman, Iman...
kjo është çfarë na duhet vëllai im në Islam
sprovat janë pjesë e jetës
ata vijnë dhe shkojnë
inshaAllah me të mira i tejkalon.
Ebu AJAN
Përgatiti: Teuhid.NET



