“Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkat e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t’i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju…” (Kur’an 2:85)
Hafidh ibn Kethiri thotë: “Ajo në të cilën udhëzon ky ajet i bekuar dhe ky kontekst, nënçmimi i jehudëve në plotësimin e urdhërit të Teuratit për të cilin besojnë saktësinë e tij dhe kundërshtimi i sheriatit, duke qenë të vetëdijshëm për këtë dhe dëshmia e tyre për saktësinë e tij.[1]
Shejh Ahmed Shakir thotë: “Ajo që shkakton dhimbje dhe brenga, që shumica e popujve që pretendojnë se janë muslimanë, janë cilësuar me këtë cilësi të urrejtur, kanë rrënë mu në atë vepër për të cilën janë nënçmuar jehudët, dhe e bëri dënimin për atë që e vepron atë vepër të dhimbshëm në këtë botë, dhe kthim në tjetrën me një dënim më të ashpër, pra i shohim shumicën e popujve që pretendojnë se janë muslimanë, e besojnë vërtetësinë e Kur’anit dhe dëshmojnë për këtë dhe e kanë të ditur këtë, pretendojnë praktikimin e tij, pastaj mu ata e shkelin atë në gjykim, në problemet financiare, apo veprat penale dhe nuk kanë fare turp që të publikojnë se gjykimi i All-llahut dhe gjykimi i Pejgamberit të All-llahut alejhi selam në traditën e tij, nuk përshtatet për kohën tonë!
Dhe i japin të drejtën vetes së tyre që të vëndojnë ligje si të dëshirojnë, pajtohet me të Libri i All-llahut dhe tradita e Pejgamberit alejhi selam apo vjen ndesh me të, dhe zgjedhin ligjet e Europës ateiste idhujtare, dhe i mbjellin në zemrat e tyre, pretendojnë se ato janë më udhëzuese dhe mëtë dobishme për njerëzit nga ajo që është zbritur nga Zoti i tyre dhe nuk marrinë mësim nga ajo që janë paralajmruar nga Zoti i tyre nga shembujt e popujve të mëparshëm.
Ahmed Shakir, “Umdetu et-tefasiir “ v.1.f175
Përktheu: Qëndrim Jashari
Përgatiti: Teuhid.NET



