Dobi të shkurta:
Havarixhët bashkëkohor... njihen përmes disa virtyteve dhe vetive:
Ata i bëjnë njerëzit kafira me gabime, hamendje, dyshime...me gjëra të cilat nuk janë të sigurta...ndoshta me gjëra të cilat nuk janë në botën e ekzistencës dhe të realitetit!
Për njërin prej tyre është e mjaftueshme për ta nxjerrë njeriun prej islamit... ti thuhet se është thënë për të sa ka thënë kështu e ashtu!
Ata nuk e njohin parimin e minimizimit të gabimeve...e as parimin marrja në konsideratë veprat e mira...e as parimin marrja në konsideratë qëllimi për rastet që nuk janë të qarta...e as parimin largimin e fajësimit për imamët e njohur siç thotë Ibën Tejjmije!!
Ata nuk arsyetojnë me injorancë...e as me interpretim të gabuar...e as me pamundësi që nuk mund të largohet!
Ata posedojnë mungesë të barazpeshimit dhe drejtësisë...ata me mospajtimin edhe me të vogël të nxjerrin prej feje...të bëjnë prej tiranëve më të mëdhenj...dhe të shpallin banorë të zjarrit.
Ata janë injorant në çështjet e fesë...ajetet që kanë zbritur për parinë e kufrit dhe krimit...i zbresin mbi besimtarët që njësojnë All-llahun! Gjithashtu ata shumë shpesh cekin citate të dijetarëve dhe libra të tyre...mirëpo nuk i vendosin ne vendin e duhur.. andaj shumë të rinj të mashtruar mendojnë se ata janë dijetar...ngaqë ata argumentohen me fjalë të dijetarëve mbi ekstravagancën dhe gjykimet e padrejta ndaj të tjerëve...Me një rishikim dhe kontrollim të citateve të dijetarëve të tyre konstaton se ata janë kundër atyre e jo në favor të tyre...ose të paktën nuk janë argument për atë që ata e besojnë!
Ata posedojnë urrejtje të thelle kundër muslimanve monoteist...nën pretekst të ringjalljes së akidës së miqësimit dhe armiqësimit siç pretendojnë! Nëse thuhet për to: Ata e ringjallin akiden e armiqësimit dhe urrejtjes...e jo akidën e miqësimit dhe armiqësimit...kjo shprehje për to do të ishte më e dëshirueshme dhe e saktë!
Ata mundohen ta refuzojnë dhe mohojnë nga vetvetja akuzën se ata i shpallin njerëzit kafira me mëkate të mëdha...që nga vetvetja ta mohojnë epitetin ekstravagant dhe teprim.. ata në realitet njerëzit i shpallin kafira edhe pa mëkate siç u cek më lart..ua tejkaluan havarixhve dhe janë shumë etapa para tyre!!
Ata njihen me vetëpëlqim dhe kryelartësi ndaj robërve të All-llahut...tek ata nuk ekziston respekti ndaj të moshuarve e as që referohen tek ata...I moshuari dhe fëmija tek ata janë të barabartë!!
Këta janë havarixhët bashkëkohor...pra, kini kujdes...paralajmëroi njerëzit kundër tyre...kujdes që mos të jesh prej tyre e ti nuk e din..!!
Regjistrimet e lapsit
Ebu Basir el-Tartusi
Përktheu: Abdyl FUGA
Teuhid.NET
www.teuhid.net



