Është esenciale të dihet se hixhreti i bërë për hir të Allahut, shkon dorë për dore me xhihadin, duke mos pasur asnjë dallim mes këtyre dyjave. Në fakt, hixhreti është faza e parë prej shumë fazave të xhihadit. Kjo, ngase personi që shpërnbulet (bën hixhret) si rezultat i shkeljes dhe torturimit nga jobesimtarët, asnjerë nuk do të qëndrojë ulur duar-kryq dhe përtac, por qëllimi i tij kryesor do të orientohet në luftën në rrugë të Allahut, duke shpresuar në shpërblimin e Tij.
Dhe çdonjëri që i hedh një sy Librit të Allahut do të shikojë se ka lidhje të ngushtë në mes fjalës “Xhihad” dhe fjalës “Hixhret”. Pra lexoje ajetin në vijim:
“Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.” [El-Bekare 218]
Pra lidhja në mes të hixhretit dhe xhihadit dukshëm është e qartë, ashtu siç nuk ka ndarje në mes të fjalëve “u shpërngulën” dhe “luftuan në rrugë të Allahut”, pasi të dy fjalët janë të lidhura me të njejtin përemër (dmth ata). Kjo është kështu ngase Allahu nuk tha: “Vërtetë ata të cilët besuan, dhe ata të cilët u shpërngulën dhe ata (të tjerë) të cilët luftuan në rrugën e Allahut.”
Allahu thotë: “Por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu.” [Ali Imran 195]
Dhe Ai thotë: “Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e shpirtin e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri-tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta derisa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherë jeni të obliguar t'u ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t'u ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni.” [Enfal 72]
Dhe Ai, teala thotë: “Po, ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falja (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme.” [Enfal 74]
Dhe thotë: “Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njëjtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) mes All-llahu di në hollësi për çdo send” [Enfal 75]
Dhe fjala e Tij: “Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.” [Teube 20]
Dhe Allahu thotë: “Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).” [Nahl 110]
Pra baza e kësaj teme është lidhja e fjalës “Xhihad” me “Hixhret”. Sa për ajetet të cilat nuk e përmendin lidhjen në mes hixhretit dhe xhihadit, atëherë ata janë të paktë dhe të cilët përmbajnë qortim dhe dënim për ato që nuk migruan. Shembull për këtë është fjala e Allahut: “A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?” [Nisa 97]
Kur ky njeri nuk është bindur as në udhëresat më të vogla të Allahut, pra a është e mundur që nga ky të kërkohet diçka e madhe (siç është Xhihadi)?
Shembull tjetër për këtë është fjala e Allahut: “Mos zini miq prej tyre derisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut” [Nisa 89]
Dhe fjala e Tij: “Ata që besuan por nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta derisa të shpërngulen edhe ata.” [Enfal 72]
Pra a është e mundur që pjesëmarrja në xhihad të kërkohet nga një njeri i cili nuk migron?!
Në disa vende nxitja për të bërë hixhret është përmendur veçmas, dhe nuk është lidhur me fjalën “Xhihad” Dhe shembull për këtë është fjala e Allahut: “Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë.” [Nisa 100]
Shumica e ajeteve të këtij lloji janë të përfshira në suren Nur, sepse konteksti i formulimit të tyre i dedikohet njeriut i cili nuk pranon të bëjë Hixhret. Dhe Allahu e di më së miri.
Gjithashtu kur dijetarët dhanë arsyen pse hixhreti rekomandohet për njeriun që haptazi dëshiron ta shpreh fenë e tij dhe ta praktikojë atë pa patur frigë nga fitnja, ata përmendën se njëra prej arsyeve ishte që muslimanët të bëhen numër më i madh në mënyrë që të mund të përgaditën për Xhihad në rrugë të Allahut.
Përveç kësaj, nëse dikush dëshiron të hulumtoj mbi çështjen e hixhretit, do të gjejë burime në librat e dijetarëve, në paragrafet e lidhura me temat e Xhihadit. Dhe kjo vetëm për shkak të lidhjes dhe raportit të ngushtë mes këtyre dyave.
Faleminderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin (salAllahu alejhi ve selem)!
Autor: Huseyn al-Avayishah
Burimi: Al-Fasl-ul-Mubeen fee Mas'alat-il-Hijrah va Mufaaraqat-il-Mushrikeen (fq. 32-36)
Përktheu: Teuhid.NET



