Këshillat e RAND korporejshën për ballafaqim me Al-Kaidën

Si përfundojnë grupet që Amerika i quan teroriste?

SHBA-të nuk mund të ndërmarrin kampanjë të suksesshme kundër Al-Kaidës apo ndonjë grupi tjetër pa mos e kuptuar mënyrën se si e kanë përfundimin këto grupe.

Një hulumtim i fundit i korporatës RAND hedh dritë mbi këtë çështje duke hulumtuar se si kanë përfunduar “grupet teroriste” në të kaluarën. Duke i analizuar këto lloj grupesh që kanë ekzistuar mes viteve 1968 dhe 2006, autorët zbuluan se shumica e grupeve ka përfunduar së ekzistuari për shkak të operacioneve të policisë lokale ose agjencioneve të inteligjencës, apo si shkak i bisedimeve me qeveritë e tyre. Forca ushtarake rrallëherë ka qenë faktori kryesor në përfundimin e ndonje grupi, kurse gjatë kësaj periudhe historike vetëm disa grupe kanë arritur fitore.

Zbulimet e kësaj korporate sugjerojnë se qasja e SHBA-ve në ballafaqim me Al-Kaidën është përqëndruar shumë tepër në përdorimin e forcës ushtarake. Përkundrazi, politika dhe spiunazhi(inteligjenca) duhet të jenë shtylla kurrizore e përpjekjeve Amerikane.

Ekzaminimi  i parë sistematik i përfundimit të “grupeve teroriste”

Ky ishte punimi i parë sistematik në lidhje me atë se si përfundojnë së ekzistuari këto grupe. Autorët mblodhën dhe analizuan të dhëna për të gjitha grupet mes 1968 dhe 2006, të marrura nga databaza që RAND dhe Instituti Memorial për Parandalim të Terorizmit e mbajnë bashkë. Autorët i shfrytëzuan këto të dhëna për identifikimin e shkakut kryesor të përfundimit të grupeve dhe për analizën statistikore për atë se si kanë ndikuar në jetëgjatësinë e grupeve kushtet ekonomike, tipi, madhësia, ideologjia dhe qëllimet e grupit. Pastaj ndërmorrën studime krahasuese të grupeve të veçanta për të mësuar për përfundimin e tyre.

Prej 648 grupeve që kanë qenë aktive në ndonjë periudhë kohore mes 1968 dhe 2006, 268 kanë pushuar së ekzistuari gjatë këtyre viteve. 136 grupe u përçanë, kurse 244 mbetën aktive. Ashtu siç është paraqitur në figurën e mëposhtme, autorët zbuluan se shumica e grupeve përfunduan si rezultat i njërës nga dy arsyet:

1. Ndërfutja dhe eliminimi nga ana e policisë apo agjentëve të inteligjencës (në 40 përqind të rasteve),

2. Arritja e marrëveshjes paqësore politike me qeverinë vendase (në 43 përqind të rasteve).

Shumica e grupeve përfundoi sepse qëllimet politike i kishin të ngushta. Kështuqë, sa më të ngushta të jenë qëllimet, aq më e mundshme është të arrihen nëpërmjet marrëveshjes politike.

Si kanë përfunduar 268 grupe në tërë botën, 1968–2006

Në 10 përqind të rasteve grupet përfunduan sepse korrën fitore. Kurse forca ushtarake çoi në përfundimin e grupeve në 7 përqind të rasteve. Autorët zbuluan se ushtritë kanë qenë më efektive në rastet kur grupet kanë qenë të mëdha në numër, të armatosura mirë dhe të organizuara mirë. Por kundër shumicës së grupeve, përdorimi i forcës ushtarake ka qenë instrument joefektiv.

Analiza poashtu ka zbuluar se:

• Për grupet me motivacion fetar u nevojit kohë më e gjatë për t’u eliminuar në krahasim me grupet tjera, por këto grupe rrallëherë i arritën qëllimet e tyre; grupet me motivacion joreligjioz shënuan fitore gjatë periudhës së studiuar.

• Madhësia në masë të madhe e përcaktoi fatin e grupit. Grupet me më shumë se 10,000 anëtarë ishin fituese në më shumë se 25 përqind të rasteve, kurse për grupet nën 1000 anëtarë fitorja ishte e rrallë.

Më mirë aksion antiterorist i policisë sesa “luftë kundër terorizmit”

Ç’domethënë kjo për antiterorizmin kundër Al Kaidës? Pas 11 Shtatorit 2001, strategjia Amerikane kundër Al Kaidës u përqëndrua në përdorimin e forcës ushtarake.

Por forca ushtarake nuk e gjunjëzoi Al Kaidën. Deri më 2008 ajo mbeti e fortë dhe kompetente ashtu si më parë. Qëllimi i saj i mbeti i palëvizur: të formojë një hilafet  gjithëislam në Lindjen e Mesme duke i bashkuar Muslimanët në luftë kundër femohuesve dhe t’i rrëzojë regjimet mike të Perëndimit. Qëndrueshmëria e Al Kaidës duhet të shkrepë një rishikim të strategjisë Amerikane. Qëllimi për formimin e nje hilafeti gjithëislam nuk lë hapësirë për negociata politike me regjimet e Lindjes së Mesme. Kurse një qasje më efektive Amerikane duhet të përmbajë strategji në dy fronte:

• Politika dhe inteligjenca(spiunazhi) duhet të jenë boshti kurrizor i përpjekjeve Amerikane. Al Kaida përbëhet nga një rrjet individësh të cilët duhet të ndiqen dhe arrestohen. Kjo e kërkon bashkëpunimin e CIA dhe FBI, si dhe bashkëpunimin me policinë dhe spiunazhin e shteteve tjera.

• Minimizimi i përdorimit të forcës ushtarake Amerikane. Në shumicën e operacioneve kundër Kaidës, ushtritë lokale kanë më tepër legjitimitet për veprim dhe kuptim më të mirë për terrenin veprues se sa forcat Amerikane. Kjo nënkupton pak apo aspak ushtarë Amerikanë në ato vende.

Çelësi i kësaj strategjie është zëvendësimi i orientimit “luftë kundër terorizmit” me qasjen që e kanë shumica e qeverive që ballafaqohen me këtë kërcënim. Duke i quajtur këto përpjekje “luftë kundër terorizmit” rriten shpresat e publikut-edhe brenda edhe jashtë Amerikës-se kinse ekziston zgjidhja në fushëbetejë. Kjo poashtu i legjitimon botëkuptimet e Kaidës se ata zhvillojnë Xhihad(luftë të shenjtë) kundër Amerikës, dhe kështu kjo i ngrit ata në statusin e ushtarëve të shenjtë.

(sh.p)Po a nuk na porosit Allahu në Kuran se ata do të dëshpërohen e pastaj do të humbin. Ja ky hulumtim tregon se janë dëshpëruar me krejt punën e tyre 10 vjeçare kundër Muslimanëve.

“Në të vërtetë jobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për t’i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë por në fund ajo do të jetë vetëm dëshpërim për ta, sepse do të jenë të mundur. Ata që nuk besojnë në Xhehennem do të tubohen,”. (El Enfal, 36)

rand.org/pubs/research_briefs/RB9351/index1.html 

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

 

Hits: 303
Comments (1)Add Comment
...
written by anti murxhi, November 08, 2011
LAHAVLE VELA KUVETE ILABILAHILADHIJM

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy