Thirrja e Ibrahimit alejhi selam për në Haxh

Hamdi dhe falënderimi i takojnë vetëm Allahut (azzevexhel), i Cili kërkoi nga pejgamberi i Tij Ibrahimi alejhiselam për ta thirrur të gjithë njerëzimin për në haxh. I Plotfuqishmi thotë në Kur`an:

“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.” (Kur`an Haxh:27)

Ibrahimi alejhiselam qëndroi në mes të kësaj toke jopjellore pa vlerë, ku nuk kishte as ujë e as bimë, dhe nuk kishte askush që ta dëgjon atë. Megjithatë ai e shpalli Haxhin si obligim ndaj Allahut (azzevexhel), të Gjithmëshirshmit, Lavdiplotit, dhe Lavdia  i takon vetëm Atij (azzevexhel) i Cili tha:

“Detyra yte është shpallja, kurse e Jona është përcjellja (bindja).”

Me Fuqinë e pafund të Allahut (azzevexhel) këtë thirje arritën ta ndëgjojnë të gjithët ata që ishin nisur për ta kryer këtë detyrë, prej ditës që Ibrahimi alejhiselam e shpalli, e deri në Ditën e Rringjalljes. Ata e dëgjuan thirjen e babait tonë Ibrahimit alejhiselam, ndërsa ende në brezat e stërgjyshërve tanë ju përgjigjen thirrjes së tij.

Lavdërimi dhe falënderimi i takojnë vetëm Atij (azzevexhel), i cili zgjodhi shtëpinë e shenjtë (Qaben) që të jetë Kibla (drejtimi në të cilën e kthejmë fytyrën për tu falur) e muslimanëve për të gjitha gjeneratat, kah i cili drejtim besimtarët i kryejnë pesë namaze të obliguara për çdo ditë. Kështu Allahu (azzevexhel) dëshiroi që zemra e besimtarit  të jetë e lidhur me shtëpinë e shenjtë, qoftë edhe larg prej saj deri sa ta kryej obligimin e haxhit me anë të të cilit do të arihet bekimi dhe besimi në Përsosshmërinë e Allahut (azze ue xhel).

Allahu (azzevexhel) e përgatitë psiqikisht çdo besimtar ta kryen haxhin, para se ata ta kishin kryer disa vjet më herët. Shumë njerëz mund të vdesin pa e kryer haxhin, por zemrën e kanë të lidhur ngusht me shtëpinë e shenjtë, i kthyer kah ajo pesë herë në ditë.

Haxhi është një detyrë e obliguar, dhe  përmbushja e saj mvaret nga shum aspekte të jetës, kërkon energji, përpjekje dhe ndihmë prej Allahut (azzevexhel) që të na jepë fuqi, aftësi dhe shëndet. Ai gjithashtu kërkon vepra, sepse njeriu duhet që të punojë më shumë për të fituar pak më tepër për një jetë normale të tij, të jetë në gjendje të kursejë shpenzimet e haxhit. Nëse ai ka punuar aq sa e ka patur të nevojshme për jetën e tij të përditshme, ai s’mund të kursej asgjë për haxh. Prandaj, besimtari e lutë Allahun (azzevexhel) që ti jep energji dhe fuqi në punë, që të jenë të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet për të dhe familjen e tij, gjithashtu ti mbulojë edhe shpenzimet e haxhit.

Gjitha këto rregulla të lidhura me shëndetin, energjinë për të punuar, të ofrojnë më tepër se nevoja aktuale, të gjitha këto janë pa dyshim bekim nga ana e Allahut (azzevexhel). Kur bekimi është i tillë, ju duhet të jeni mirënjohës ndaj Allahut (azzevexhel) duke thënë: “Të përgjigjem Ty, o Zoti im, të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, Ti je i Pashoq, të përgjigjem. I gjithë lavdërimi dhe mirësia të përket Ty, edhe zotërimi. Ti je i Pashoq.”

Të gjitha Falënderimet të takojnë Ty, që ma mundësove gjithë këtë energji, mjetet dhe fuqinë. Më dhurove mua paratë e nevojshme që t’i mbuloj shpenzimet e haxhit dhe ma mbrojte  familjen time gjatë mungesës sime. Të gjithë falënderimet të takojnë Ty, që më nderove me gjithë këtë bekim që unë asnjëher nuk do të isha në gjendje të ta paguaj përveç se me lavdërime dhe falënderime, pa marë parasysh se sa falënderime të pafundme jap, nuk mjafton që të të falënderoj.

Ne duhet ta vëzhgojmë me kujdes saktësinë e shprehjes në Haxh, duke thënë:

“Të përgjigjem Ty, o Zoti im, të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, Ti je i Pashoq, të përgjigjem. I gjithë lavdërimi dhe mirësia të përket Ty, edhe zotërimi. Ti je i Pashoq.”

Konteksti do të ishte diktuar duke thënë: “Falënderimi dhe Mirësia të takojnë vetëm Ty, për vlerësime janë shprehjet e vetme për ofrimin e mirësisë. Por këtu lavdërimi i paraprinë mirësive, pse? Sepse falënderimi juaj është shprehur për një bekim të posa dhuruar, ashtu që i gjithë lavdërimi dhe madhështia i takon vetëm Atij i cili të ka zbukuruar me këto bekime që ta mundësojnë fillimin e udhëtimit në Haxh.

Pra, ju falënderoni Allahun (azzevexhel) për një bekim të posa dhuruar dhe për një bekim që do ta jep në të ardhmen, atë të besimit i cili ju mundësoi t’i përmbushni obligimet. Kështu bekimet janë të vazhdueshme, gjithashtu edhe mirënjohja është e vazhdueshme, ne falënderojmë Allahun (azzevexhel) për të kaluarën dhe për bekimet e ardhshme. Në të vërtetë, sa i pafund dhe i pashtershëm është bekimi i Allahut (azzevexhel) i cili është vërtetuar edhe në Kur`an:

“Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.” (Kur`an: Al-Nahl:96)

Kur recitohet talbijah, haxhilerët thonë:  Vetëm ty të takon Lavdërimi dhe Bekimi, Ti je i Vetmi dhe vetëm Ty të takon Sundimi, lavdërimi dhe bekimi çdo herë i takojnë Atij, njeriu nuk duhet të frikësohet  nga asgjë në këtë botë.

Në talbije, fjala “Ti s’ke Shok”, të vendoset në zemrat e besimtarëve duke e ditur se Allahu (azzevexhel) është Një dhe i Vetmi Zot. Allahu (azzevexhel) don që të ta lehtësojë dhe të ta sigurojë se Ai ësht Një Zot pa asnjë shok për ta kundërsthtuar Atë dhe Vullnetin e Tij. Kjo Njëshmëri është një bekim i madh, që ne duhet përzemërsisht ta falënderojmë Allahun (azzevexhel). Sigurisht, nëse do të kishte Allahu (azzevexhel) shok, toka do të kishte qenë e përmbushur me ligësi dhe nevojat e njerëzve do të ishin të tretura në mes një Zoti që e dëshiron një gjë dhe nga një tjetër që e mohon atë.

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 202
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy