Kurbani është cilësi e pasuesve të Islamit. Kurbani zakonisht është dele (ose kafshë tjetër hallall) e cila therret në ditën e Kurban Bajramit (pas namazit të Kurban Bajramit) me qëllim të fitimit të kënaqësisë dhe afrimit të All-llahut s.v.t. Mund të therret nga dita e parë e Kurban Bajramit pas faljes së namazit të Bajramit, deri në ditën e fundit të ditëve të teshrikut. Me lindjen e Diellit ditën e 13-të të dhul-Hixhxhes mbaron edhe koha e therrjes së Kurbanit.
Duke e patur parasysh që një numër i madh i muslimanëve në botë jetojnë në varfëri të rëndë, dijetarëve të Islamit u është parashtruar pyetja a është e lejuar dërgimi i të hollave në vlerën e çmimit të kurbanit, ashtu që ai të therret dhe shpërndahet sipas rregullave Islame në vendet e varfëra, atje ku muslmanët praktikisht edhe vdesin nga uria.
Përgjigjja e dijetarëve ka qenë se mundet t’u dërgohet kurbani të uriturve dhe të varfërve në vendet tjera të botës. Aq më tepër, në një rast të tillë shpërblimi është i shumëfishtë për arsye se kurbani do të arrijë deri tek ato që kanë më tepër nevojë për to.
Në dhjetë vitet e fundit, organizata humanitare Ummah Welfare Trust (UWT) ka organizuar akcione humanitare në viset më të rrezikuara nga uria në vendet e botës Islame. Si edhe në vitet e përparshme, edhe sivjet UWT ka organizuat dërgimin e kurbanëve për më të nevojshmit në Somali.
UWT është një nga organizatat humanitare më të besueshme në botë e cila aktivitetin e vet humanitar e kryen në mënyrë transparente, të hapur dhe me përgjegjësi e ndërgjegjje. Për këtë më së miri dëshmojnë raportet në sajtin e tyre për aktivitetet e deri tanishme dhe çmimi i kurbanit i cili është thuajse katërfish më i vogël në krahasim me organizatat tjera.
Prandaj, vëlla dhe motër e nderuar, nxito me këtë vepër të mire dhe bëhu prej atyre që kanë therrë kurban dhe njëkohësisht kanë ushqyer dhe ndihmuar muslimanët që janë duke vdekur nga uria.
Sa është çmimi i një kurbani të vetëm (të plotë)?
Ky çmim është 46 euro, që e bën UWT një nga organizatat më të volitshme dhe më efektive në botën Islame. Ky çmim është i volitshëm dhe i aritshëm edhe për ata që kanë një buxhet modest familjar, kështu që edhe atyre u jepet rasti të dërgojnë të holla për kurban dhe me këtë ta kryejnë këtë obligim të Islamit e njëkohësisht t’u ndihmojnë muslimanëve që vdesin nga uria.
Deri kur mund të bëhet pagesa?
Pagesa për kurban në Somali mund të kryhet më së voni më 31 Tetor. Prandaj duhet të nxitohet nga ky aspekt.
Si mund të bëhet pagesa?
Për arsye se koha për pagesë është e kufizuar gjer më 31 Tetor (e hënë), që është dita e fundit në të cilën mund të bëhet pagesa, atëherë kjo pagesë nuk mund të kryhet përmes transakcioneve klasike bankare, por vetëm përmes mënyrës së kartelave kreditore dhe PayPal llogarive. Pranohen këto kartela: Visa, Visa debit dhe Mastercard.
Linku për pagesën është: https://donate.uwt.org/donate_now.asp?localise=3
Çka nëse nuk kam kartelë kredite ose PayPal llogari?
Në këtë rast, nëse dikush nga shokët, farefisi, kolegët, të njohurit, … tuaj kanë kartelë kreditore, atëherë mund të kërkoni prej tyre t’u kryejnë shërbim dhe të bëjnë pagesën në emër tuajin. Kijeni parasysh se për këto transakcione ato mund të kenë harxhime shtesë, prandaj kujdesuni që edhe këto t’ua kompezoni. Zakonisht këto harxhime nuk janë më shumë se disa euro.
Unë nuk kam mundësi të dërgoj të holla për kurban në Somali. Si mund të ndihmoj ndryshe?
Vëllezër dhe motra të nderuara. Ju që nuk keni mundësi të dërgoni të holla për kurban për të varfërit e Somalisë, edhe ju mundeni të jeni pjesë e shpërblimit të këtij kurbani. Si? Përcjellua këte tekst atyre që i njeh dhe do të kesh shpërblimin për çdo kurban që do të dërgohet për të cilin je bërë ti sebeb. Nëse ke qenë shkak që më tepër veta të dërgojnë kurban, inshaAllah shpërblimin do ta kesh edhe më të madh.
“Askush nga ju nuk do të besojë përderisa nuk ia dëshiron vëllaut të vet (musliman) atë që ia dëshiron vehtes” (Buhariu)
“Muslimanët janë sikur një trup, nëse ankohet syri – ankohen të gjitha, nëse ankohet koka, i tërë trupi ankohet në dhimbjen”(Muttefekun alejhi)
“Muslimani është vëllai I muslimanit, nuk i bën zullum (padrejtësi), as nuk e len vetë, kush i ndihmon vëllaut të tij musliman, All-llahu do t’i ndihmojë atij, kush ia largon një brengë muslimanit, All-llahu do t’ia largojë atij një brengë Ditën e Gjykimit, kush ia mbulon vëllait të tij një të turp, All-llahu do t’ia mbulojë atij një turp Ditën e Gjykimit”(Muttefekun alejhi)
“Mëshiroi ata që janë në tokë, që të të mëshirojë Ai që është në qiell” (Ebu Davudi)
Do të ishte e tepërt t’i komentojmë këto hadithe, sepse ato e komentojnë njëra-tjetrën, por do të lëmë që këto hadithe të kenë efektin e tyre direkt tek ata besimtarë që fjala e All-llahut dhe të të Dërguarit të tij kanë peshë dhe ndikim të madh në jetësimin e tyre në vepra konkrete./putvjernika
Përktheu: Teuhid.NET



