Dashuria e nënçmuar


Jam i refuzuar,

nga njerëz të besuar,

nga vëllezërit e mi,

me dashuri të harruar.

 

Ku mbeti buzëqeshja,

përqafimi i xhennetit,

ku mbeti këshilla,

biseda rreth ahiretit.

 
Ku mbetën përkujtimet,

kundër lakmisë së dinarit,

ku mbetën këshillat,

për natën e frikshme të varrit.

 
Sonte shkruaj vargje,

për dashurinë që ma nënçmuan,

që më erdhi pa pritur,

nga ata që më tradhtuan.

 
Për akide më akuzuan?

Apo në menhexh më refuzuan,

nuk e dijë çfarë ndodhi,

por e dijë se më tradhtuan.

 
Dashuria u nënçmua,

vëllau u harrua,

erdhi xhelozia

fare pa e kujtuar.

 
Erdhi urrejtja,

iku dashuria,

iku buzëqeshja,

u harrua vëllazëria.
 

Përgatiti: -A. Sallahudin Ejubi-

botaislame.com

Hits: 220
Comments (1)Add Comment
...
written by selam, October 25, 2011
selam alejkum

mashalla e vertet osht shum e mir Allahu te shperbleft

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy