I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, tha: "Mjeshtër i lutjes për falje është robi i cili thotë: O All-llahu im, ska Zot tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im e unë jam robi Yt, i kam bërë padrejtësi vetes sime dhe i pranoj mëkatet e mia, mi fal të gjitha mëkatet se ska kush që i fal mëkatet përveç Teje. “Kushdo që thotë këtë në mbrëmje, dhe vdes në atë natë, ai do të hyjë në Xhennet, dhe në qoftëse dikush e thot këtë në mëngjes dhe vdes po atë ditë, ai do të hyjë në Xhennet.” (Buhariu)
Robi është gjithmonë në të mirat e All-llahut, të cilat mirësi kërkojnë mirënjohje. Këto çështje janë të nevojshme dhe thelbësore për robërit në çdo kohë, dhe robi nuk pushon nga të pasurit nevojë për mirësitë dhe bekimin e Allahut, dhe nuk pushon nga të pasurit nevojë për pendim dhe duke kërkuar falje.
Kjo është arsyeja pse mbreti i bijve të Ademit dhe udhëheqësi i devotshëm, Muhammedi salallahu alejhi ue selam kërkoi falje në të gjitha rrethanat.
Ai në një hadith autentik transmetuar nga Imam Buhariu tha: “O ju njerëz, pendohuni tek Allahu, se pasha Allahun unë pendohem tek Allahu në çdo ditë më shumë se shtatëdhjetë herë.”
Është transmetuar në Sahihul-Muslim se ai ka thënë: "Unë kërkoj falje njëqind herë në ditë." [Muslimi]
Abdullah ibn Omeri ka thënë: I kemi numëruar në një të ulur të të Dërguarit të All-llahut, salallahu alejhi ue selam, duke thënë njëqind herë: Zoti im, më falë mua dhe prano pendimin tim, me të vërtetë Ti je Pranuesi i Pendimit, Mëkatfalësi. [Ahmed, Ebu Daud, Ibn Maxhe]
Kjo është arsyeja pse kërkimi i faljes ishte ligjëruar në fund të veprimeve. All-llahu i Lartësuar ka thënë: "Ata që kërkojnë falje para agimit (në natën vonë)." [Ali Imran: 17]
Disa prej tyre (selefëve) thanë: "Jepeni jetën në netët tuaja duke kryer namazin, dhe në orët e vonshme të natës angazhohuni me kërkimin e faljes."
Është përmendur në Sahih se kur Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, përfundoi namazin e tij, ai ka kërkuar tri herë falje dhe ka thënë: “O Allah ti Je Es-Selam dhe nga Ty është paqja, i Bekuar je ti o Zoti i Krenarisë e Madhështisë.” [Muslimi].
Allahu thotë: “...e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është Mëkatfalës, Mëshirues!” [Muzemmil: 20]
(Edhe) Pasi Profeti e përhapi mesazhin e tij, luftoi në rrugën e All-llahut me xhihad të vërtetë dhe e kreu atë që Allahu urdhëroi të kryet më mirë se çdokush tjetër, All-llahu e urdhëroi Profetin e tij (për të kryer istigfar), siç ka thënë Ai i Lartësuari: “Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin.! [en-Nasr: 1-3]
Kjo është arsyeja pse feja është themeluar me Teuhid dhe istigfar, siç ka thënë All-llahu i Lartësuar: “Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi. Që te mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai qortues e përgëzues për ju. E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe.” [Hud: 1-3]
All-llahu thotë: “...pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij.” [Fussilet: 6]
Dhe Ai thotë: “Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj.” [Muhammed: 19]
Kjo është arsyeja pse erdhi në një transmetim: "Shejtani tha: Njerëzit janë shkatërruar me mëkate, dhe më shkatërrojnë mua me "La ilahe il-All-llah" dhe me istigfar - duke kërkuar falje." [Transmetuar nga Ibn Ebi Asim dhe Ebu Ja` la, por zinxhiri i tij është i fabrikuar].
Junusi alejhi selam, tha: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” [el-Enbija: 87]
Duaja për falje të mëkateve pas përfundimit të tubimit ku është përmendur Allahu është: "I Madhëruar dhe i Lavderuar je o All-llahu im, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Teje, kërkoj faljen Tënde dhe tek Ti pendohem." [Ebu Davudi dhe Et-Tirmidhi, i cili tha se është hasen sahih].
All-llahu e di më së miri, Paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të (Pejgamberin salallahu alejhi we selem). / Majmoo al-Fataawaa 10/88-90
Shejhul Islam Ibn Tejmije
Përktheu: Teuhid.NET



