Na thonë!!!

Na thonë çmos,

kur sunnetin pasojmë,

na thonë që jem ekstrem,

kur në teuhid i urdhërojmë.

 

Na thonë se jemi të çmendur,

që nga krijesat nuk frikësohemi,

na thonë se jemi të ngutshëm,

kur nga taguti distancohemi.

 

Na thonë se nuk duam,

bashkim me bidatçitë,

na thonë se nuk dëgjojmë,

fetva nga fetvaxhitë.

 

Shiko! Na thonë edhe xhahila,

të rinj në Islam,

na thonë se e teprojmë,

që flasim vetëm për iman.

 

Na thonë të vegjël,

sikur që na thoshin edhe të tjerët,

na thonë se do të dështojmë,

vonë apo herët.

 

Na thonë o vëlla,

ç’ju bije ndërmend,

por dëgjo se fjalët e tyre,

nuk janë asnjë send.

 

Fjalë nga të dështuarit,

pasues të dynjasë,

fjalë nga të mëdhenjtë,

pasues të parasë.

 

Fjalë nga ata,

që mundohemi t’i arsyetojmë,

fjalë nga ata,

që nuk duam t’i rrëzojmë.

 

Rrëzohen vetë,

duke rrëzuar të tjerët,

Do të dështojnë sigurisht,

vonë apo herët.

 

Allahu këtë rrugë,

herët e ka qartësuar,

i duket e turbulluar,

ai që është duke u rrëzuar!

A. Sallahudin Ejubi / bota islame

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 308
Comments (1)Add Comment
...
written by zarkavi, September 23, 2011
Allahu ekber...Allahu te ruajt vella

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy