Jepi shpresë tjetrit, edhe nëse je më i sprovuar se ai!

Dy njerëz ishin shum të sëmurë, ishte kader që të jenë ne të njejtën dhomë ne spital. Njëri prej tyre kishte në afërsi të tij një dritare, kurse tjetri jo, sepse nuk mund të lëvizë nga këmbët.

Njeriu që jetonte në afërsi të dritares i tregonte për jetën e tij, familjen shtëpinë, punën, ku kishte qenë në pushime etj.

Çdo ditë njeriu që ishtë në afërsi të dritares ia tregonte të gjitha gjërat që i shihte nga dritarja.

I tregonte se aty poshtë kishte një kopsht të bukur me një liqe të cilin kishte zogj dhe lule, kishte bukuri të paparë, pranë liqenit kishte fëmijë që luanin dhe që i lëshonin anijet e vogla.

Pastaj, i tregoi se ka dalur ylberi, se kishte rra një shi freskues dhe i tregonte gjithçka që shihte nga dritarja.

Një ditë motra medicinale erdhi dhe e konstatoi se njeriu që ishte në afërsi të dritares kishte vdekur në gjumë.

Kurse njeriu tjeter u mërzit shumë për të, nuk kishte kush ta shoqërojë , pasi që ai u bë më mirë propozoi që motra medicinale ta transferojë në vendin e shokut të tij, në afërsi të dritarës.

Kur u afrua në afërsi të dritarës ai e vërejti se dritarja ishte e mbyllur me blloqe dhe se nuk mund të shihte asgjë.

Njeriu e pyeti motren medicinale, se si është e mundur që mos të ketë asgjë aty jashtë, kur shoku im më tregoi gjëra të bukura, e tash dritarja duket e mbyllyr me blloqe?!

Motra iu përgjigj: Shoku yt ishte i verbër, e kishte humbur shikimin, nuk kishte mundësi t’i shikonte as blloqet, por ndoshta deshti që të të jep ty një SHPRESË.

Çka përfitojmë nga ky tregim: Ekziston lumturi pa masë duke i bërë të tjerët të lumtur, pavaresisht nga situata jonë. Mjerimi i përbashkët është gjysmë pikëllimi, por lumturia kur ndahet është e dyfishtë, nëse dëshironi të ndjeheni të pasur, numëroni të gjitha gjërat që ju i keni dhe do ta vëreni se paratë nuk mund të blejnë gjithçka: "Dita e sotshme është dhuratë, për atë edhe quhet E TASHME".

Allahu subhanehu ue teala thotë: "Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron." [En Nahl, 18]

Duke e komentuar këtë ajet, Ibn Xheriri thotë: "Allahu ua falë kur falënderoni jo sa duhet, nëse pendoheni dhe i nënshtroheni Allahut e ndiqni atë me të cilën Ai është i kënaqur. Allahu është i mëshirshëm ndaj jush, nuk u dënon pas pendimit dhe kërkimit të faljes".

Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet thotë: “...e sikur të kishte kërkuar prej jush që ta falënderoni për të gjitha begatitë që jua ka falur, ju nuk do të mund ta bënit atë, sikur t’ju urdhëronte ta bëni këtë, ju do të dobësoheshit dhe do ta linit atë punë. Po edhe sikur t’ju dënonte, do t’ju dënonte pa ju bërë padrejtësi, por Ai është falës mëshirues, falë shumë dhe shpërblen edhe për punët e vogla".

Përktheu dhe përpunoi: Teuhid.NET

www.teuhid.net
 

Hits: 281
Comments (1)Add Comment
...
written by devi, September 15, 2011
shume e bukur kjo historia!!!

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy