RABIOVCAT dhe realiteti i tyre - pjesa e tretë

RREZIKU I RABIJOVCAVE:

Rabijovcat nuk përbëjnë asnjë rrezik në komunitetin shkencor ngaqë dijetarët dhe kërkuesit e diturisë e dinë injorancën dhe mungesën e produktit tek ata, përveç asaj se rabijovcat janë spiun dhe mund të ju sjellin dëm.

Rreziku i rabijovcave shfaqet në përzierjen me popullatën e thjeshtë të cilët nuk posedojnë dituri, e shfrytëzojnë injorancën e tyre për t’i futur në konfuzion mendjet e tyre dhe për të mbjellë në zemrat e tyre këto ide të prishura. Këta edukohen për t’i shpallur hoxhallarët dhe njerëzit bidaçi, havarixh dhe mëkatar, edukohen për t’i hyjnizuar udhëheqësit, edukohen në përfillje të përgojimit, shpifjeve dhe thashetheme, mizorisë ndaj myslimanëve, pasivitet, ekzagjerimit, asketizmit në thirrje, polemik dhe debat, mungesë të moralit dhe modestisë, lavdi dhe vetëpëlqimit dhe veti të këqija që janë të dënueshme nga sheriati dhe tradita e pastër.

Shumë prej njerëzve i ngarrojnë Rabijovcat me Selefit , ky konfuzion u bë i qartë gjatë revolucionit arab e në veçanti në Egjipt, kur disa rabijovca dhanë fetua që popullata mos të del në protesta dhe thanë se dalja në protesta është haram. Shumë prej njerëzve menduan se ky është qëndrimi i “lëvizjes selefiste” andaj edhe nisi fushata e madhe në media kundër tyre, ndërsa në fusha ka pas disa fjalime dhe përleshje për shkak të këtij konfuzioni tek popullata e thjeshtë. Ky konfuzion në disa shtete që nuk e dinë realitetin e këtij grupi mund të jetë edhe më i rrezikshëm  ngaqë shumë të rinj të etur për dituri të sheriatit mund të mashtrohen pas tyre dhe të bien në kurthet e tyre e ta pasojnë menhexhin e tyre të humbur. Kjo ka ndodhur në Algjeri dhe dëshirojnë e njëjta të ndodhë edhe në Tunizi dhe Marok. Lusim All-llahun e lartësuar t’i mbroj rinin islame.

Popullata e thjeshtë nuk e dinë realitetin e rabijovcave, andaj mund të mashtrohen me fetuatë e “hoxhallarëve” të tyre që janë pro dhe që i arsyetojnë udhëheqësit zullumqar që nuk gjykojnë me ligj të All-llahut, i miqësojnë armiqtë e All-llahut, e vjedhin pasurin e popullit, e humbin dhe asgjësojnë energjinë e Umetit dhe luajnë me ardhmërinë e tyre.

Disa mendojnë se rreziku i Rabijovcave filloi të asgjësohet, po, kjo është e vërtet në Nexhd dhe Hixhaz dhe në disa vende tjera ku dijetarët dhe nxënësit e dijes janë më shumë me numër. Mirëpo në disa shtete tjera vazhdojnë të jenë rrezik, ca prej tyre ka filluar të aktivizohen nëpër forume dhe ueb-faqe e në veçanti në mes së popullatës së rëndomtë.

ÇFARË DUHET VEPRUAR NË DREJTIM TË RABIJOVCAVE

Duhet t’ua tregojmë njerëzve realitetin e tyre që nuk janë në menhexhin e selefit dhe se ata janë grup i veçantë me njerëzit dhe besimet e tyre, e kjo arrihet duke ndërmarrë një fushatë të madhe mediatike në një nivel të lartë në një komunitet përkatës e kjo sot është shumë lehtë, e në veçanti në praninë e rrjetit global internetit.

Duhet paralajmëruar rininë nga rrëshqitja në humnerën e errët të rabijovcave, sidomos ata të rinj që posedojnë dituri të cektë.

Duhet mbrojtur popullatën e rëndomtë nga ata duke botuar libra, shpërndarë audio inçizime të dijetarëve të besueshëm, prej librave të rëndësishëm në këtë seksion është libri i Bekr Ebu Zejdit “Tesnifun Nas bejnedh-dhani uel-jekin “Klasifikimi i njerëzve mes hamendjes dhe realitetit”. Njashtu duhet rritur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi parimet islame dhe duhet kultivuar parimet që janë në kundërshtim me mendimet e rabijovcave siç janë: Respektimi i dijetarëve, mos hyjnizimi i sundimtarëve, të njoftohet popullata e thjeshtë me realitetin e hoxhallarëve të tyre që janë shndërruar tek ata pol prej poleve të tokës dhe cep prej cepeve të globit.

Dijetarët dhe hoxhallarët duhet t’i paralajmërojnë popullatën nga rreziku i këtyre dhe të tregojnë realitetin e tyre, kjo është një lloj xhihadi dhe mbrojtje e fesë, rreziku i këtyre nuk është më i vogël se rreziku i Murxhive, Havarixhve, Shijave dhe Sufive, ndoshta rreziku i këtyre edhe më i madh, ngaqë këta pretendojnë se janë përkatës së “Selefive”, ndërsa rabijovcat me agjendën e veçantë për t’iu shërbyer krishterëve dhe çifutëve.

Disa rabijovca në disa forume dhe portale islame nuk kanë tjetër preokupim vetëm se sharjen dhe fyerjen e dijetarëve dhe muxhahidëve, dhe glorifikimin e Al-Saud dhe sundimtarët e tokave arabe. Me postimet e tyre vetëm se e fëlliqin çiltërsinë e shumë forumeve islame, andaj i sugjeroj mbikëqyrësit e këtyre forumeve që t’i dëbojnë apo t’i heshtin që forumeve t’ju kthehet çiltërsia. Shumica e rabijovcave në forume janë punonjës të shërbimeve të inteligjencës së Saudisë, Jordanisë, Algjerisë dhe etj.

PËRHAPJA DHE NDIKIMI I TYRE

Qendra e rabijovcave është Gadishuli Arabik, qeveria al-Saud vazhdon t’i mbështet me të madhe pavarësisht nga besimi i disa personave se rabijovcat janë në zhdukje të sipër. Realiteti është se ata vazhdojnë të jenë mjeti kryesor në fushën e konflikit mes dijetarëve për të dobësuar dhe minimizuar ndikimin e tyre në shoqëri, njashtu përdoren për të diskredituar xhihadin dhe muxhahidët dhe largimin e njerëzve nga të ndihmuarit e xhihadit për të realizuar agjendën amerikano-çifute.

Ndikimi i tyre në Emirate, Kuvajt, Egjiipt, Jordani është i dobët por me një prani të dukshëm ne Algjeri. Thirrësit e këtij menhexhi kanë filluar të përhapen edhe në Afrikë të mbështetur nga qeveria e Riadit, njashtu kanë prani të dukshme në Evropë dhe Amerikë. Fatmirësisht që nuk janë të mirëpritur, mirëpo janë të mbështetur nga sundues dhe janë të fuqizuar nga mediat, fakultetet, shkollat dhe universitetet.
Ajo e cila na ka arritur se disa shtete të gadishullit arabik kanë kuptuar se rabijovcat nuk janë besnik ndaj vatanit të tyre, filluan t’i përcjellin dhe të jenë nën hetime për të fituar besnikërinë e tyre, mirëpo ato zbuluan se rabijovcat besnikërinë e kanë vetem tek Al-Saud e jo qeverive të shteteve origjinë të tyre. 

Andaj disa qeveri të këtyre shteteve kanë vendosur disa kufizime për rabijovcat dhe mos lejimi i botimit të disa librave. Ndërsa disa qeveri tjera kanë arritur të blejnë besnikërinë e tyre dhe i bënë avokat për sundimtarët e këtyre vendeve.

ANEKDOTË

Para një kohe ishim me një takim me disa hoxhallarë dhe u hap tema e rabijovcave, e dikush prej të pranishmëve tha: “Ik nga rabijovcat ashtu siç ik prej të sëmurit nga lebrosa”, Hoxha tha: Jo por “Ik prej të sëmurit prej lebrose ashtu siç ik prej rabijovcave” E pyeta hoxhën se nga kjo? Hoxha mu përgjigj: a nuk e ke dëgjuar poetin duke thënë: Çdo sëmundje vetëm se ka ilaç për sherim... por torollaku (ahmaku) nuk ka shërim.

Lebrosa është sëmundje në trup e cila është shumë më e lehtë se sëmundja e rabijovcave që është më mendje dhe zemër, të sëmurit në lëkurë ndoshta shpërblehen, ndërsa rabijovcat janë ithtar të thashethemeve, shpifjeve, shtrembërimeve të fesë, ithtar të tradhtisë janë armiq të miqve të All-llahut prej dijetarëve dhe muxhahidëve.

All-llahu është më i Dituri. Salatet dhe selamet kofshin mbi të Dërguarin e All-llahut, familjen dhe shokët e tij.

Husejn ibn Mahmud

Përktheu: Abdyl FUGA
Realizoi: Teuhid.NET
www.teuhid.net

Hits: 293
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy