"... Sa më e fortë të bëhet lidhja e një personi me Zotin e tij, aq më shumë ai do të ndjehet i relaksuar (qetsuar). Kjo është arsyeja pse ata i thanë Ibn Mubarekut: "Kush janë mbretërit?" Kështu, ai u përgjigj: "Ata që abstenojnë nga kënaqësitë e kësaj bote." Ata e pyetën: "Kush janë më të ulëtit prej njerëzve?", ai u përgjigj: "Ata që hanë prej fesë së tyre, "do të thotë se ata janë hipokrit (dyfytyrësh) me njerëzit. Pra, ata e bëjnë këtë për një kafshatë buke, pozitë, ose ndonjë përfitim tjetër të kësaj bote. Ata e pyetën: "Kush janë më të ulëtiit e të ultëve?", ai u përgjigj: "Ata që e shkatërrojnë fenë e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga të tjerët diçka prej të mirave të kësaj bote”.
Njëri prej tyre do ta përshkruajë veten e tij, duke thënë: "..Ne jemi në një gjendje të tillë lumturie sa që po ta dinin mbretërit dhe bijtë e tyre, do të na luftonin me shpata për të na e rrëmbyer.” Pra, lumturia jonë është më e madhe se lumturia e mbretërve! Dhe në qoftë se ata e dinin për këtë lumturi që e kemi ne, ata do të luftonin me shpata për të naj rrëmbyer!
Kur Ibn Tejmije ra në konflikt me një sundimtar, sundimtari i tha atij: "Unë e di që ju dhe njerëzit e grumbulluar rreth jush, jeni ambicioz ndaj pasurisë time.”, Kështu, Ibn Tejmije tha: "Dëgjoni! Pasha All-llahun, unë nuk do të kisha paguar as një dirhem të vetme për mbretërinë tënde! "As një të vetme!! Por, sundimtari ka frikë për fronin e tij, dhe IbnTejmije e largoi atë duke i thënë se ai kurrë nuk do të blejë mbretërinë e tij...
Ky është i gjithë rezultati i lumturisë dhe nderit në të cilin ata ishin të zhytur. Sigurisht, pasuesit e dunjasë nuk kuptojnë asgjë rreth kësaj. Ata kuptojnë vetëm gjërat në kontekstin e kësaj bote që ata e jetojnë, makinat që ata vozisin, paratë që kanë, etj...
Pastaj, përballë një lumturie të tillë... pse të mos bëhet një person i qetë? Një person e fiton qetësinë si rezultat i adhurimit, sepse kjo e mbush “boshllëkun” e mbrendshëm. Kjo hapësirë, ky “boshllëk” që është rezervuar posaçërisht për adhurim, mbushet me të. Pra, një person bëhet i qetë kur ai mbush veten me adhurim, ashtu sikur një motor që është i mbushur me vaj... ".
Burimi: [at-Tarbiyah al-Jihadiyyah wal-Bina; 5/26-27]
Nga Shejh Abdullah Azzami, Allahu qoftë i kënaqur me të
Përktheu: Teuhid.NET



