Shenjat janë të renditura në mënyrë kronologjike, megjithëse nuk është patjetër renditja të jetë precize sidomos për shenjat që do të ndodhin në të ardhmen.
Kjo është një përmbledhje e shkurtër e shenjave; ka shumë libra, artikuj, kaseta etj që e diskutojnë këtë në mënyrë më detale. Na mundësoftë Allahu që ti njohim dhe tua vëmë veshin këtyre shenjave dhe të na forcon në kohërat e turbullirave.
“Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur.” [Muhammed 18]
Shenjat që kanë ndodhur
1. Çarja e hënës.
2. Vdekja e Pejgamberit alejhi selam.
3. Një lloj i sëmundjes që do ti mbyt me mijëra mysliman. (Kjo ka ndodhë në kohën e kalifit Omer ibnul Hattab e njohur si murtaja e Amvasit).
4. Lufta e madhe në Medine (kjo i referohet betejës së el Harrah gjatë kalifatit të Jezidit viti 63 hixhrij).
5. Çlirimi i Jerusalemit nga myslimanët.
6. Çlirimi i Konstantinopolit nga myslimanët.
7. Lufta ndërmjet dy grupeve të mëdha të myslimanëve.
8. Lufta në mes myslimanëve dhe popullit me ngjyrë të kuqërremtë dhe sy të vegjël që kanë mbathur sandale të bëra nga flokët (kjo i referohet pushtimit të tokave Islame nga Mongolët dhe Tatarët).
9. Marrëveshja paqësore ndërmjet myslimanëve dhe jobesimtarëve nga raca e verdhë (Kinezët, Mongolët etj).
10. Paraqitja e tridhjetë mashtruesve (dexhallëve) dhe secili nga ato do të pretendoj se është profet.
Shenjat që janë duke ndodhur.
11. Barinjtë e zhveshur, të varfër, këmbëzbathur do të garojnë në ndërtimin e ndërtesave të larta.
12. Robëresha do të lind zotëriun ose zonjën e saj.
13. Fitneja do të hyjë në çdo shtëpi Arabe.
14. Ngritja e diturisë (me vdekjen e njerëzve të dijes) dhe mbizotërimi i injorancës.
15. Vera (pijet dehëse, alkooli) do të pihen në sasi të mëdha.
16. Përhapja e marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore.
17. Rritja e numrit të tërmeteve.
18. Koha do të kalon shumë shpejt.
19. Ndodhja e turbullirave (fitneve).
20. Shtimi i gjakderdhjes.
21. Njeriu do të kalon pranë varrit të ndonjërit dhe do të dëshiron që ai të jetë në vend të tij.
22. Humbja e besës, dmth: u jepet kompetenca atyre që nuk e meritojnë.
23. Njerëzit do të mblidhen që ta falin namazin, por nuk do të mund të gjejnë imam që ti udhëheqë ato.
Shenjat që do të ndodhin
24. Numri i meshkujve do të zvogëlohet, ndërsa numri i femrave do të rritet, derisa të arrin për secilin mashkull 50 femra.
25. Nga lumi Eufrat do të dalë një pasuri nga arri dhe shumë do të vdesin duke u përleshur, ku secili shpreson se do ta fiton atë pasuri.
26. Romakët (Evropianët) do të arrijnë një vend të quajtur Amak ose Vabik, ndërsa ushtria e përbërë nga njerëzit më të mirë që do të dalë nga Medina do të përleshet me to.
27. Myslimanët do ta çlirojnë Romën.
28. Paraqitja e Imam Mehdiut i cili do të bëhet Imami Myslimanëve.
29. Isai alejhi selam do të zbret në Damask dhe do të falet pas Imam Mehdiut.
30. Isai alejhi selam do ta thyen kryqin dhe do ta mbys thiun dmth do ta shkatërroj krishterimin e rremë.
31. Paraqitja e Dexhallit me gjitha mashtrimet e tij i cili do të jetë një sprovë e madhe. Ai do të pasohet nga 70.000 Jehudë nga Isfahani (Irani sotshëm).
32. Paraqitja e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit dhe turbullirat që vijnë me to.
33. Dalja e Bishës nga toka e cila do ta bartë shkopin e Musës alejhi selam dhe vulën e Sulejmanit alejhi selam, do tu flet njerëzve dhe do tu thotë se ato nuk u kanë besuar argumenteve të Allahut.
34. Lufta e madhe në mes myslimanëve (duke përfshirë Jahuditë dhe Krishterët të cilët i kanë besuar Isait alejhi selam pasi që ka zbrit) të udhëhequr nga Imam Mehdiu dhe Jahudive bashkë me jomyslimanët tjerë të udhëhequr nga Dexhalli.
35. Isai alejhi selam do ta mbyt Dexhallin te porta e Ludit (Lod në Izraelin e sotshëm, vend në të cilën gjendet një aeroport dhe një bazë e madhe ushtarake Izraelite).
36. Paqe dhe qetësi e madhe do të mbretërojë në tokë gjatë dhe pas jetës së Isait alejhi selam.
37. Do të ketë bollëk të madh saqë do të jetë e vështirë të gjesh dikë i cili do ta pranon lëmoshën.
38. Arabia do të bëhet tokë e kopshteve dhe lumenjve.
39. Pastaj shoqëria do të prishet.
40. Prapanicat e grave të fisit Deus do të lëkunden prapë duke u rrotulluar (në tavaf) rreth idhullit Dhul Hulsah.
41. Zjarri i madh në Gadishullin Arabik që do të shihet nga banorët e Basras.
42. Tri ushtri të mëdha do të fundosen në tokë: një në lindje, një në perëndim dhe një në Arabi.
43. Një udhëheqës i Abisinisë me këmbë të holla do ta shkatërrojë Qaben.
44. Rreja e madhe nga tymi.
45. Dielli do të lind nga perëndimi.
46. Një frymë e lehtë do ti marrë shpirtrat e besimtarëve.
47. Nuk do të mbet askush në tokë që do thotë “Allah, Allah” ose “Nuk ka zot pos Allahut.”
48. Përfundimisht Dita e Gjykimit do të ndodhë në kohën kur do të jetojnë njerëzit më të këqij të cilët do të bëjnë marrëdhënie në publik sikurse gomari.
49. Fryrja e Borisë nga Meleku Israfil pas së cilës gjithçka do të zhduket dhe do të qëndron ashtu aq sa donë Allahu.
50. Fryrja e dytë e Borisë pas së cilës të gjithë do të ringjallen.
Dr. Suhaib Hasan
Përktheu: Teuhid.NET



