RABIOVCAT dhe realiteti i tyre - pjesa e dytë

VETITË E TYRE:

Vetëpëlqimi është veti e shfaqur tek ata: Mendojnë se janë Imamët dhe muhadithët, andaj edhe zhyten në Xherh dhe Ta’dil. Besojnë se vetëm ata janë trashëgimtar të diturisë së selefit dhe se ata janë pronarët e kësaj diturie, e emërtojnë vetveten me tituj të mëdha si: Imam, Muxhtehid, Alamme si dhe shumë tituj tjerë mu ashtu sikurse macja dëshiron ta imiton Luanin në sulmin e tij.

Rabij el-Mad’hali thotë: “Sikur të studionte Ebu Hatim dhe imamët tjerë -qoftë edhe  Buhariu- një studim të plotë nuk do t’i tejkalonin – sipas mendimit tim - rezultatet që i kam arritur unë, sepse unë –falënderoj All-llahun- i kam respektuar të gjitha rregullat me precizitet”.

Dobi: Xherhi dhe Ta’dili për të cilën flasin nuk është për në kohën tonë, por kjo ishte në kohën e shkrimit të hadithit, mirëpo tani dijetarët e hadithit i përcjellin fjalët e dijetarëve të hadithit mbi personat, ndërsa përcjellja e fjalëve të dijetarit nuk konsiderohet Xherh dhe as Ta’dil.

Urrejtja dhe zilia thuajse është e natyrshme në to, po sa të ketë divergjenca mes dy prej tyre përnjëherë shfaqet urrejtja dhe zilia dhe mes tyre ndodhin mëkate në etiketimin e njëri tjetrit. Kjo është e dukshme në librat dhe replikat e tyre ndaj njëri tjetrit. Arsyeja për këtë: Mungesa e nijetit dhe sinqeriteti duke ia bashkangjitur qëllimin e keq dhe zemrën e prishur.

Rabijovcat janë krijesat më injorante në rruzullin tokësor, hoxhallarët e tyre janë të kujdesshëm që pasuesit e tyre të ngelin injorant duke ua ndaluar leximin nga dijetarët e tjerë...Mos të flasim se hoxhallarët e tyre u mbjellin në zemrat e tyre urrejtje dhe zili ndaj hoxhallarëve, thirrësve, muxhahidëve dhe të gjitha xhemateve islame. Me këtë ata në një masë të madhe u ngjajnë rafidive.

Rabijovcat janë prej më zemërngushtëve ndaj personave që nuk janë dakord me mendimet e tyre.

Dëshmi për këtë është ajo çfarë ndodhi mes Rabi el-Medhali dhe hoxhës së nderuar Bekr Ebu Zejd All-llahu e mëshiroftë: Ky i pari e shkroi një libër me shpifje dhe diskreditim ndaj Sejjid Kutubit All-llahu e mëshiroftë, u afrua tek hoxha i nderuar Bekri ibn Ebu Zejd -All-llahu e mëshiroftë- për t’ia shkruar një parathënie, mirëpo hoxha refuzoi dhe e kritikoi librin dhe atë çfarë është shkruar. Nuk vonoi shumë kur përnjëherë Rabi el-Mad’hali u ngritë kundër hoxhës së nderuar Bekr Ebu Zejd duke e përshkruar dhe etiketuar me veti dhe emra të fëlliqur, ai dhe nxënësit e tij të mjerë. Prej asaj se çfarë ka thënë Rabia për hoxhën e famshëm Bekr Ebu Zejdin është edhe kjo: “Ai është përkrahës i bidaçive dhe mbrojtës i tyre, hakmerret për pasuesit e bidatit dhe të kotës, zemra e tij është e sëmurë me epsh”. [el-haddul-fasil fi red ala Bekr Ebu Zejd” autor Rabi el-Mad’hali në faqën 5 dhe 98]

Rabijovcat prej injorancës së madhe nuk mund të dallojnë mes diturisë së Bekr Ebu Zejdit dhe injorancës së Mad’haliut.

Prej kurtheve të rabijovcave dhe dinakërisë së tyre është se i përmendin emrat e dijetarëve të famshëm në bisedat e tyre e më pas apo ne mes tyre i cekin edhe hoxhallarët e tyre, për shembull thonë: Ky është mendim i Ibën Bazit, Ibën Uthejmit, El-Mad’hali, Albani, En-Nexhmi dhe Feuzan. Pra ata i barazojnë Mad’halin dhe En_Nexhmin me Ibën Bazin, Uthejminin dhe Albanin All-llahu i mëshiroftë!!

Prej komploteve të tyre është edhe fakti se ata pretendojnë se janë nxënës të hoxhallarëve të famshëm, ata në shumë vende thonë: All-llahu e mëshiroftë hoxhën tonë Ibën Bazin, apo ka thënë hoxha jonë Albani dhe Uthejmini!! Ndoshta disa prej tyre me të vërtetë janë ulur tek këta dijetarë të famshëm, por sigurisht nuk kanë marrë nga ata as dituri e as kuptim e as moral!!

Prej karakteristikave të tyre është se posedojnë gjuhë vulgare, shpifje dhe fyerje ndaj dijetarëve dhe hoxhallarëve si dhe etiketimi i tyre me emra vulgar.

Në fjalorin e rabijovcave nuk ekziston fjala “drejtësi” e as që e kanë dëgjuar dhe nuk ekziston në librat dhe shkrimet e tyre. I madhi i tyre “Mad’hali” ua ka mësuar gënjeshtrën dhe mashtrimin me librat e tij që i fyen dijetarët. Sa për ilustrim Sejjid Kutubi -All-llahu e mëshiroftë- kështu që ju mund të vëreni se si Mad’hali i cek fjalët e Sejjid Kutubit nga botimi i pestë i librit “Adalatul Ixhtimaije” (Drejtësia Sociale) duke e ditur vet ai se Sejjid Kutubi në botimen e gjashtë është distancuar nga ato fjalë megjithëkëtë ai vazhdon të cek citat nga botimi i pestë i librit!! Njashtu ata cekin citate të Sejjid Kutubit nga librat e tij letrare si libri “Teifl fil Karje” (fëmija në fshat) apo “Etjaf el-Arba”!! Apo nga librat që i ka shkruar në fillim të udhëzimit të tij siç janë: “Meshahid el-Kijame fil Kuran” Adaletul Ixhtimaije fil Islam” apo nga librat që ai është kthyer nga ato mendime apo nga librat që ai nuk ka arritur t’i rishikoj siç është një pjesë e madhe e tefsirit të tij “Edh-Dhilal”. Hoxha i nderuar dhe vëllai i tij Muhamed Kutub –All-llahu e mëshiroftë- thotë: “Librat që i ka porositur (Sejjid Kutubi) të lexohen pak para vdekjes janë: “ Tefsirin e tij (e në veçanti dymbëdhjetë vëllimet e para të tefsirit ngaqë këto pjesë janë të rishikuara dhe kontrolluara dhe këto janë pjesët e fundit që i ka shkruar në jetën e tij dhe është orvatur që në këto pjesë të depozitoj të gjithë mendimet e tij), “Malim fit-Tarik” (Shenjat në rrugë) (i marrur kryesisht nga tefsiri dhe shtimi i ca kapitujve tjerë) “Hadhad-Din” (Kjo fe), “Mustakbel lihadhad-Din”, “Khasais et-Tesvir el-Islami”, “Mukavimat et-Tesvir el-Islami” (ky libër është botuar pas vdekjes së tij) “Islam ve mushkilatil-Hadara” ndërsa librat që nuk i ka rekomanduar të lexohen janë të gjithë librat që janë shkruar para tefsirit të tij duke përfshirë edhe “Adaletul Ixhtimaije” (Drejtësia Sociale)” (mbaruan fjalët e Muahmed kutub All-llahu e sheroftë).

Rabijovcat i cekin fjalët e Sejjid kutubit që janë të përngjashme dhe i lënë ato të qartat, i cekin fjalët e Sejjid Kutubit që janë shkruar në mënyrë letrare dhe i mbartin jo në atë qëllim që janë shkruar...S’ka dyshim se Sejjid Kutubit ka gabime në fjalë, ka shumë fraza që e kanë tradhtuar në formulimin e tyre në aspektin sheriatik dhe ka qenë mjeshtër për t’i formuluar në përputhshmëri me legjislacionin islam...por sa janë këto gabime në krahasim me pjesën tjetër të fjalëve të tij!! Sikur ne të shikojmë tefsirin e tij: Ky libër është i shkruar në katërmijë flet me përmasa të mëdha, parashtrohet pyetja sa faqe nga këto janë gabim!? Nëse të gjitha fjalët që nuk janë në përputhshmëri me parimet islame nuk e tejkalojnë as një faqe të plotë, atëherë sa është përqindja!? A është prej drejtësisë që ta lemë pas dore gjithë këtë libër që përqindja e gabimit në të është 0.0025%!!

Gabimet që gjenden në këtë tefsir janë jo më shumë se disa reshta, ku janë këto gabime në krahasim me librat e Zamakhsheriut apo tefsiri i el-Fakhr er-Razit apo tefsiret e tjera që janë të mbushura me israilijate dhe akide të Mutezilëve dhe Esharive dhe shumë sende tjera që nuk janë në përputhshmëri me parimet islame...Apo librat e Neveviut dhe Ibën Haxherit dhe shumë libra tjerë të hadithit që posedojnë hadithe të dobëta! Vallë a ti lëmë këto libra e mos ti lexojmë ngaqë në to gabime!! Atëherë vallë çfarë do të na ngelë prej librave të dijetarëve në duart tona!!

LISTA E DISA PREJ KËTYRE TË DEVIJUARAVE TË KËTIJ GRUPI:

Në Arabinë Saudite: Rabi ibën Hadi el-Mad’hali (ai është i madhi i tyre në kohën tonë: është në pozitën e papës tek krishterët), Muhamed ibën Hadi el-Mad’hali (shpreson të jetë pasardhës i Rabi, mirëpo nuk është më konkurrencë), Falih el-Harabi, Ferid el-Maliki, Saud ibën Salih es-Saadi el-Maliki, Abdulaziz ibën Rejjis er-Rejjis, Terahib ed-Duseri, Abdul-latif Bashamil, Abdulaziz el-Asker, Mahmud el-Hadad el-Misri (të cilën e distancuan rabijovcat), Muhamed ibën Fehd el-Husejn, Mustafa ibën Islamil es-Sulejmani, Bender ibën Naif ibën Sehnat el-Utejbi, Muhamed ibën Umer ibën Salim Bazamul, Ahmed ibën Jahja en-Nexhmi el-Xhazani i cili ka thënë për hoxhën e nderuar Ibën Xhibrinin All-llahu e mëshiroftë se është “gënjeshtar”.

Jemen: Mukbil el-Vadi’i, Hasen ibën Kasim er-Remi, Jahja el-Haxhuri.

Kuvait: Abdullah el-Farisi, Felah Ismail, Muhamed el-Anxheri, Hamed el-Othman, Salim et-Tavil, Adnan Abdulkadr, Muhamed el-Hamud

Në Jordani: Ali Halebi (pronari i vjedhjeve të punimeve shkencore), Meshur Hasan alu-Selman (pronar i vjedhjeve të punimeve studentore), Selim el-Hilali, Umer ibën Abdulhamid el-Batush.

Maroko: Muhamed el-Magravi

Alzhir: Abdulmelik ibën Ahmed Ramadani, Ebu Ibrahim ibën Sulejman el-Adnani

Në mesin a atyre që nuk e di vendndodhjen e tyre: Feuzi ibën Abdullah ibën Muhamed el-Humejdi, Hasan ibën Muhamed ibën Mensur ed-Dagriri dhe shumë tjerë por ndoshta këto që i cekëm janë më të zellshëm në thirrjen e tyre. Shumica e këtyre rabijovcave kanë skandale në : Shpërdorimin e financiare, shkencore, disa prej tyre kanë edhe devijimi morale.

KARAKTERISTIKAT QË TREGOJNË PËR TO:

Nuk është vështirë të bëhet dallim ndërmjet shkrimeve të Rabijovcave dhe të tjerëve. Rabijovcat bisedën dhe shkrimet ia fillojnë duke kërkuar mbrojtjeve prej All-llahut nga Muxhahidët dhe Hizbijjinjëve e më pas e thonë bismilah. Pothuajse të gjitha shkrimet e tyre janë të kufizuara në: Detyrimi ndaj nënshtrimit dhe respektimit të udhëheqësve, ndalimi i të luftuari të tyre pa marrë parasysh arsyen, tërheqja e vërejtjes ndaj muxhahidëve me pretekst të mosekzistimit të një flamuri të qartë apo mospëlqimi i udhëheqësit, sharja e Sejjid Kutubit dhe konsiderimi si bidaçi, konsiderimi i ihvanëve dhe Hasan el-Bena bidaçi, sharja dhe fyerja e të gjitha xhematëve islame, fyerja e Muhamed ibën Surur Zejn el-Abidin, fyerja e udhëheqësve të xhihadit, fyerja e thirrësve të njohur, denoncohen nga “terrorizmi dhe dhuna”, përkrahje dhe promovim ndaj udhëheqësve musliman e në veçanti (Al-Saud) dhe justifikimin e çdo vepre që e veprojnë ato duke i shtrembëruar tekstet nga qëllimi i tyre.

Pothuajse të gjitha tekstet dhe citatet në librat dhe shkrimet e rabijovcave janë identike, me sa duket ato i transferojnë fjalët e njëri tjetrit në të gjithë shkrimet e tyre (gjegjësisht capy&paste). Vëren se si ata i kanë memorizuar disa citate të dijetarëve dhe i përsërisin pa e kuptuar kuptimin e tyre apo e sjellin në atë me çka nuk ka të bëjë.

Hoxhallarët – nga të cilët ata marrin citate - numërohen në gishta, prej më të njohurve janë: Rabi el-Mad’hali, Mukbil el-Wadi’i dhe Ahmed el-Nexhmi, ai i cili i cek citatet e tyre në shumicën e rasteve është rabijovc, ngaqë shumica e nxënësve të diturisë kanë referenca nga dijetarët e selefit dhe atyre bashkëkohorë, ndërsa këto nuk janë referenca në mjediset shkencore, e as dijetarët dhe nxënësit e diturisë nuk i cekin e as nuk i mbartin fjalët e tyre.

Ata posedojnë mendime që nuk dalin jashtë tyre, të cilat shpesh janë mendimet e hoxhallarëve të tyre për të cilat pretendojnë se këto mendime janë menhexhi i selefit e jo mendimet e tjerëve. Besojnë në këto mendime se është thelbi i Islamit dhe për këto mendime lidhin dashuri dhe shpallin armiqësi, ai i cili është në mendimin e tyre ai është musliman dhe selefi ndërsa kush i kundërshton dhe nuk pajtohet me këto mendime ai është havarixh, tekfirc dhe bidaçi.

Fjalët e tyre u ngjajnë fjalëve të plakave të këqija: fyerje, sharje, ofendime, përqeshje, thashetheme, përgojime, shpifje mes njëri tjetrit por edhe me të tjerët!! Ju do të vëreni se si ata sot e lavdërojnë një person e të nesërmit po të njëjtin e shajnë, në mëngjes thonë fjalë miradije ndërsa ende pa ardhur muzgu mirë ata e shajnë dhe e ofendojnë. Kjo është një karakteristik e pandarë e tyre.

Njashtu nga karakteristikat e tyre është fakti se ata emrat e tyre i përfundojnë duke e lavdëruar vetveten si: Filani i biri filanit Selefi apo Etheri, apo i bashkojnë ato si p.sh.: Selefi Etheri. Prej atyre që e kundërshtuan këtë emër është edhe hoxha i nderuar “Salih el-Feuzan” që shumë prej rabijovcave i sillen përreth mu ashtu siç sillen milingonat përreth mjaltit. Gjithashtu prej atyre që e kundërshtuan këtë emërtim është edhe hoxha i nderuar Ibën Uthejmini në shpjegimin e librit: “Hiljetu talibil Ilm” të hoxhës Bekri bën Ebu Zejd All-llahu e mëshiroftë.. Disa prej kërkuesve të diturisë janë të etur për ta mbaruar emrin me këto nofka për tu dalluar prej të tjerëve dhe për ta treguar menhexhin e tij, më mirë do të ishte të mos e bëjë një gjë të tillë se kjo konsiderohet lavdërim i vetvetes dhe shkas për vetëpëlqim.

SI T’IU PËRGJIGJEMI FJALËVE TYRE:

Fillimisht duhet të vërtetojmë saktësinë e asaj që thonë ato për të tjerët, kujdes që fjala e tyre mos të jetë e shkëputur, shtrembëruar apo shpifur, kjo është shumë e përhapur tek ata.

Assesi nuk duhet bazuar e as të mbështetmi në të kuptuarit e tyre mbi fjalët dhe citatet që i transmetojnë, përkundrazi duhet të rishikohen fjalët dhe të vërtetohet vërtetësia e tyre dhe të shikohet qëllimi i këtyre fjalëve.

Prej adetit të rabijovcave është se ata bazohen në fjalët e paqarta dhe i lënë të qartat, bazohen në fjalët e përgjithshme ndërsa largohen nga ato evidente, ndoshta i marrin fjalët e më hershme dhe i lënë ato të më vonshmet, andaj duhet pasur kujdes nga kjo.

Ibën Tejjmije All-llahu e mëshiroftë thotë: “Duhet të shpjegohen fjalët e një filozofi me fjalët e tij njëra me tjetrën, të mblidhen të gjitha fjalët e tij dhe në këtë mënyrë do të kuptojmë se çfarë ka dashur të thotë me një term nëse ai e përdorë, e dimë se çfarë dëshiron me këtë fjalë, nëse kjo kuptohet atëherë e dimë se çfarë ka dashur të flas në të gjitha rastet, ky formulim do të na ndihmojë të dimë atë që ai e dëshiron”. Sa për ilustrim shiko se çfarë ka vepruar Rabi el-Mad’hali  në librin e tij “Edva islamije” dhe replikën që ja ka bërë Bekr Ebu Zejd mbi thelbin e çështjes.

Nëse i shikojmë citatet e rabijovcave, shohim se hezitojnë konflikt dhe mos përputhshmëri mes tyre, atë që e konsiderojnë bazë, në një vend tjetër e llogarisin risi, atë që e vendosin këtu në një vend tjetër e mohojnë, ai i cili i lexon librat e tyre këtë shumë lehtë mund ta vërejë dhe vërteton, ai i cli dëshiron t’iu kundërpërgjigjet duhet t’i ndjek librat dhe shkrimet e tyre. Një shembull: Hoxhën e famshëm Ibën Bazi All-llahu e mëshiroftë: Rabijovcat e lavdërojnë dhe e konsiderojnë argument për ta megjithatë hoxha i tyre Rabi el-Mad’hali e fyen dhe e poshtëron ashtu siç i ka fyer edhe Albanin, Ibën Xhibrinin, Bekr ebi Zejd dhe të tjerët prej dijetarëve të famshëm All-llahu i mëshiroftë. Do të vëreni se si rabijovcat në një vend transmetojnë citate të këtyre hoxhallarëve ndërsa në një vend tjetër i fyejnë dhe ofendojnë.

Ata posedojë shumë hile për tu arratisur nga kundërshtari, vëren se disa prej tyre thonë se xhihadi është obligim kundër armiqve të fesë që janë okupator – në këtë çështje ekziston ixhma (konsensus) - mirëpo në të njëjtën kohë thonë se patjetër në xhihad ka nevojë për flamur legjislativ dhe duhet miratuar nga udhëheqësi musliman, andaj cekin shumë citate të dijetarëve për këtë tematik dhe kjo mund të tejkalon shumë lehtë tek ata persona që nuk posedojnë shumë njohuri për xhihadin. Leja e imamit (udheheqësit) dhe flamuri nuk janë kusht në xhihadin mbrojtës, andaj rabijovcat shpesh i ngarrojnë çështjet për t’i shfrytëzuar injorancën e njerëzve dhe mungesën e informacioneve për atë se çfarë kanë thënë dijetarët. Ai i cili dëshiron t’iu kundërpërgjigjet duhet të armatoset me dituri në çështjet që donë të bëjë polemik.

Prej hileve të tyre është se shpesh cekin tekste të përgjithshme - me të cilën i obligojnë njerëzit - ndërsa i fshehin ata të kufizuarat, si për shembull “nënshtrimi ndaj udhëheqësve musliman” ekzistojnë shumë tekste mirëpo nënshtrimi është i kufizuar me: legjitimitet, vepra të mira dhe jo në mëkate, mirëpo këto nuk i cekin thuajse asnjëherë.

Ata të cilët dëshirojnë të debatojnë duhet ta dinë se shumë prej tyre janë spiun të shërbimeve sekrete dhe regjimet në pushtet, andaj ai i cili debaton duhet të ketë kujdes e mos të vënë vetveten në kurthet e tyre. Shumë prej rabijovcave të thjeshtë i lajmërojnë hoxhallarët e tyre mbi polemikat dhe debatet që i kanë bërë ndërsa këto “hoxhallar” me rolin e tyre që e kanë u lajmërojnë organeve kompetente.

Ata të cilët dëshirojnë të debatojnë me to patjetër duhet të stolisen me durim dhe urtësi ngaqë injoranca e rabijovcave ngre indinjatën dhe zemërimin e të urtit. Shpesh vëren se si personi i cili debaton me to del nga natyra e tij dhe fillon të shaj dhe fyen, e gjithë kjo nga mospasja durim nga mungesa e trurit dhe moralit (të tyre). Njashtu ata që polemizojnë me to i këshillojmë që pas debatit të lexojnë Librin e All-llahut apo libra mbi zbutjen e zemrës ngaqë librat dhe fjalët e rabijovcave ngjallin mizori dhe vrazhdësi në zemër.

Propozim: Të mblidhen të gjitha deklaratat dhe fetuatë anormale të tyre (e sa shumë që janë), fyerjet e tyre ndaj dijetarëve (këto janë edhe më shumë) qofshin ato audio apo vizuale në një faqe të internetit dhe të shpërndahen me të madhe në mesin e popullatës së thjeshtë që mos të bien në kurthet dhe hilet e këtyre dhe ta kuptojnë realitetin e këtij grupi të devijuar, kjo është prej thirrjes në rrugë të All-llahut. Rreziku i këtyre nuk është më i mangët se rreziku i Shijave , sufive dhe dervishëve dhe të ngjashmit me këta. Librat dhe shkrimet që flasin mbi këta nuk janë të mjaftueshme ngaqë shumica e popullatës nuk lexon, andaj le të njoftohen nga kjo faqe e internetit sepse ata nuk janë sipas menhexhit të selefit dhe se janë një grup i devijuar i themeluar nga Ministria e punëve të brendshme të Saudisë, mu ashtu siç ishin Kadjanit me britanikët. 

 

 Husejn ibn Mahmud

Përktheu: Abdyl FUGA
Realizoi: Teuhid.NET
www.teuhid.net

Vazhdon....

Hits: 318
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy