Shejhul Islam ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i njohur me thëniet e tija të urta, më poshtë janë disa nga ato thënie:
1. Secili dënim nga Ai është plotë drejtësi dhe çdo begati nga Ai është plotë mirësi.
2. Kushdo që dëshiron lumturi të përhershme, atëherë le të kapet fortë për derën e robërisë.
3. Zoti donë që të duhet.
4. Udhëzimi nuk arrihet përveç se me dituri dhe udhëzimi i drejtë nuk arrihet përveç se me durim.
5. Në këtë botë është një Xhennet, kushdo që nuk hyn në të nuk do të hyn në Xhennetin e botës tjetër.
6. I robëruari i vërtetë është ai që zemra e tij është e robëruar nga Allahu dhe i burgosuri i vërtetë është ai që epshi i tij e ka robëruar atë.
7. E tërë feja sillet rreth njohjes së vërtetës dhe veprimit me të, ndërsa veprës duhet ti bashkëngjitet durimi.
8. Adhurimi është i bazuar në Sherijat dhe pasimin e tij, e jo në epshin dhe risitë e dikujt.
9. Nëse nuk e shijon ëmbëlsinë e ndonjë vepre në zemrën tënde, dysho në atë vepër, sepse Zoti, i Lartësuar qoftë Ai, është Mirënjohës.
10. Sa më shumë që robi e donë Zotin e tij, aq më pakë do ti donë gjërat rreth tij dhe ato do të zvogëlohen në numër. Sa më pak robi e donë Zotin e tij, aq më shumë do ti donë gjërat rreth tij dhe ato do të shtohen në numër.
11. Përherë robi ose pranon ndonjë begati nga Allahu, në të cilin rast ai duhet të jetë mirënjohës; ose ai kryen ndonjë mëkat, në të cilin rast ai ka nevojë për pendim; ai çdoherë kalon prej një begatie në një begati tjetër dhe çdoherë ka nevojë për pendim.
12. Mëkatet shkaktojnë dëm ndërsa pendimi e largon dëmin.
13. Të dëshmuarit e teuhidit e hapë derën e mirësisë dhe pendimi nga mëkatet e mbyll derën e së keqes.
14. Xhihadi ndaj epshit është themeli i Xhihadit ndaj mosbesimtarëve dhe munafikave.
15. Njeriu kurrë nuk frikohet nga diçka përpos Allahut, përpos nëse ka sëmundje në zemrën e tij.
16. Sprovat dhe fatkeqësitë janë sikur ndjenja e të ngrohtit dhe të ftohtit, kur dikush e dinë se ato nuk mund të shmangen, ai nuk do të zemërohet nga sulmet e tyre, as që do të brengoset dhe dëshpërohet.
17. Përsosja e teuhidit themelohet në atë kur në zemër nuk mbet asgjë përveç Allahut, robit i mbetet që të donë atë që donë Ai dhe çka donë Ai, i urren ato që Ai i urren dhe urren atë çka Ai urren, tregon besnikëri ndaj atyre që Ai ka besnikëri, shfaqë armiqësi ndaj atyre që Ai shfaq armiqësi, urdhëron në atë që Ai ka urdhëruar dhe ndalon nga ajo që Ai ka ndaluar.
18. Në këtë botë njeriu në përmendjen e Allahut, lavdërimin dhe adhurimin ndaj Tij, gjen kënaqësi që nuk krahasohet me asgjë.
19. Qëllimi i asketizmit është të braktiset gjithçka që e dëmton Ahiretin e robit dhe qëllimi i adhurimit është të veproj gjithçka që i bën dobi Ahiretit të tij.
20. Mëkatet janë sikur zinxhirët dhe drytë që e ndalojnë mëkatarin që të bredhë në kopshtin e gjerë të teuhidit dhe të mbledhë frutat e veprave të mira.
21. Çka mund të më bëjnë armiqtë mua? Në gjoksin tim i kam të dyja xhenetin dhe kopshtin tim. Nëse udhëtoj ato janë me mua, asnjëherë nuk më lënë. Burgosja për mua është mundësi që të jem i vetmuar me Zotin tim. Të mbytem është martirizim dhe të dëbohem nga vendi im është udhëtim shpirtëror.
Nga libri: 'The Relief From Distress'
Përktheu: Teuhid.NET



