Font size: Increase Decrease Default
Teuhid.NET  - Thursday, 09 September 2010
Festimin i festës së nënës dhe festës së familjes

Disa muslimanë të kohës së sotit vlerësojnë disa aspekte të risis perëndimore me veçimin e një dite gjatë vitit vetëm për nënat. Ata përmendin diçka që është anashkaluar nga njerëzit që shpikën këtë ditë, që do të thotë, fëmijët të cilët kanë humbur nënat e tyre brengosen dhe mallëngjehen kur i shohin shokët e tyre duke festuar me nënat e tyre.

 Kështu që, ata sugjerojnë se festimet duhet të bëhen për të gjithë familjen dhe me arsyetimin se Islami nuk e urdhëron festimin e kësaj dite, duke u bazuar në atë se Sheriati islamik (legjislacioni Islam) urdhëron muslimanët të nderojnë dhe respektojn nënat e tyre dhe të jenë të mirë ndaj tyre gjatë gjithë kohës. Si e tillë, nuk ka nevojë që të caktojë një ditë gjatë vitit për nënat.

Kishin të drejtë në furnizimin e arsyetimit dhe me përmendjen e aspektit të keq që është neglizhuar prej njerëzve të cilët paraqitën Festën e Nënës. Megjithatë, ata nuk përmendin se risit fetare janë kundër teksteve eksplicite që janë transmetuar nga i Dërguari i Islamit, salall-llahu alejhi ve selem, e as nuk e përmendin rrezikun e përfshirë në imitimin e idhujtarëve dhe jobesimtarëve. Prandaj, e kam shkruar këtë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve të tillë, të cilët janë të përfshirë në risit fetare gjegjësisht Festën e Nënës, si dhe risitë e tjera që janë sjellë nga armiqtë e Islamit dhe njerëzit që janë injorant ndaj Islamit, kështu, duke ia humbur shkëlqimin Islamit dhe duke shkaktuar që njerëzit të qëndrojnë larg prej tij. Përfundimisht, kjo ka sjellë konfuzion, çrregullim, ngatërrim, çoroditje dhe përçarje dhe vetëm All-llahu I Plotfuqishëm e di se sa të dëmshëm dhe degjenerues janë ata.

Kjo është vërtetuar nga hadithet autentike, se i Dërguari i All-llahut, salall-llahu alejhi ve selem, paralajmëroi dhe na e tërhoqi vërejtjen kundër risive fetare dhe imitimit të armiqve të All-llahut, domethënë çifutët, të krishterët dhe politeistët e tjerë. Ai tha: “Kushdo që fut diçka të re në çështjet tona (Islamin) dhe që nuk është pjesë e saj atëherë është e refuzuar” [Buhariu, dhe Muslimi] Sipas një verzioni tjetër: "Kushdo që bën një vepër e cila nuk është pjesë e kësaj çështjes sonë (Islamit), do t'i refuzohet." [Muslimi]

Kjo do të thotë se çështjet e shpikura nuk do të pranohen nga shpikësi.

I Dërguari i All-llahut, salall-llahu alejhi ve selem, në hutben e së premtes e kishte zakon të thoshte: "Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr." [Muslimi]

Nuk ka dyshim se caktimi i një dite gjatë vitit për nënat dhe familjet është diçka e re në Islam, pasi nuk ishte bërë nga i Dërguari i All-llahut, salall-llahu alejhi ve selem, dhe prej shokëve të tij. Si e tillë, Dita e Nënës nuk duhet të festohet dhe muslimanët duhet të jenë të paralajmëruar kundër festimit të saj, sepse është e mjaftueshme që ata të mbështeten dhe përkrahen vetëm për atë që është ligjëruar,urdhëruar dhe lejuar nga All-llahu i Plotfuqishëm dhe i Dërguari i Tij, salall-llahu alejhi ve selem.

Sheriati Islamik I urdhëron njerëzit t'i nderojnë, respektojnë dhe të jenë të sjellshëm ndaj nënave të tyre në çdo kohë. Muslimanët, duhet të jenë krenarë dhe të kënaqur me atë çka All-llahu i Lartmadhëruar ka lejuar për ta. Ata janë të urdhëruar që të jenë gjithmonë bëmirës ndaj nënave të tyre, t'I nderojnë ata, të jenë të sjellshëm, të jenë xhentil dhe të jenë të ndëgjueshëm ndaj tyre nënkuptohet brenda kufijve të Sheriatit. Përveç kësaj, muslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm për shpikjen e çështjeve që All-llahu i Lartësuar i paralajmëroi kundër asaj dhe të cilat çojnë në përngjasim me armiqtë e All-llahut Subhanehu ve Teala, duke I pasuar ata dhe çdo ide apo risi fetare që vjen nga ata duke e konsideruar si të mirë. Muslimanët janë të urdhëruar që të jenë bëmirës, të jenë të mëshirshëm, të kenë marrëdhënie të mira jo vetëm me nënat e tyre, por edhe baballarët dhe të afërmit e tyre. All-llahu I Gjithëfuqishëm e ka ndaluar mosrespektimin dhe ndërprerjen e lidhjeve farefisnore.
Ai i kushtoi kujdes dhe respekt të veçantë nënave, sepse ato I sigurojnë, dhe i pajisin, fëmijët e tyre me kujdesin maksimal dhe vuajnë shumë në shtatzëni, gjidhënie si dhe gjatë rritjes së tyre.

All-llahu I Lartmadhëruar thotë: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. " [El Isra 23]

Tha Mëshiruesi: " Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj." [ Lukman 14]

Tha i Gjithëfuqishmi: "A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?" [Muhammed 22]

I Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem iu tha shokëve të tij: “A doni t'ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “All-llahut nëse i përshkruhet shok (shirk) dhe mosdëgjimi i prindërve”. Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drejtua dhe tha: “Vëni re, edhe fjala e kotë, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thash: “Ah, sikur të heshtte!” [Buhariu]

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se ka thënë: "Erdhi një njeri tek Pejgamberi salall-llahu alejhi ve selem dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut, kush e meriton më së shumti shoqërimin (shërbimin)? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha: Nëna yte. Pastaj kush? Tha Pejgamberi salall-llahu alejhi ve selem: Babai yt." [Buhariu dhe Muslimi]

I Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu tha : "Se një person i cili shkëputë marrëdhëniet farefisnore nuk do të hyjë në Xhennet." [Buhariu dhe Muslim]

Nga Enes ibën Maliku transmetohet se I Dërguari salall-llahu alehjhi ve selem ka thënë: “Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi (rrizku) dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore.” [Buhariu]

Këto hadithe janë të mjaftueshme për të mbështetur argumentin tonë. Ngase ato tregojnë qartë detyrimin dhe obligueshmërinë e nderimit, respekimit, dhe trajtimit të prindërve dhe farefisit me dashamirësi. Ata gjithashtu tregojnë se shëmtimi i të qenurit mosbindës, mosrespektues dhe mosnënshtrues ndaj prindërve dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore, ai person që vepron një gjë të tillë atëherë ai është duke kryer një mëkat të madh e të rëndë, I cili definitivisht do të meritoj zemërimin e All-llahut të Plotfuqishëm mbi veten e tij dhe ai do të përfundojë në Xhehennem - All-llahu na ruajtë.

Kjo është më e plotë, dhe më madhështore se tradita që u prezantua nga Perëndimi për të nderuar nënën një ditë brenda vitit dhe neglizhimi dhe mosintersimi ndaj saj gjatë tërë vitit, si dhe mosrespekti ndaj baballarëve dhe pjesës tjetër të farefisit.

Njerëzit e mençur e kuptojnë korrupsionin dhe padrejtësinë e madhe që lind nga ky zakon, e cila gjithashtu kundërshton Sheriatin e All-llahut të Plotfuqishëm dhe cënon ndalesat e të Dërguarit të All-llahut, salall-llahu alejhi ve selem.

E njëjta vlen edhe për festimin e ditëlindjeve, festa e mësuesit, festa e punëtorit, festimin e ditës së pavarësisë, përkujtimin e jubileve, ... dhe shumë të tjerave të ngjajshme me këta. Në këtë drejtim, muslimanët I kanë ndjekur armiqtë e All-llahut të Plotfuqishëm dhe kanë neglizhuar ndalimin fetar për imitimin e tyre. Ekziston një hadith i vërtetë dhe autentik nga i Dërguari i All-llahut, salall-llahu alejhi ue selem, i cili tha: ”Do t?i pasoni traditat e atyre që ishin para jush, llërë pas llëre, hap pas hapi, po edhe nëse ata të futeshin në zgavrën e hardhucës edhe ju do të futeshit në të, thanë: O i dërguari i All-llahut, ke për qëllim çifutët (jehudët) dhe të krishterët?! Tha: Po kënd tjetër” [Buhariu dhe Muslim]

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se Pejgamberi salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk do të ndodhë Kijameti përderisa ummeti (populli) im do t’i pasojë shekujt para tij pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi. I është thënë: O i Dërguari i All-llahut: Persianët dhe Romakët? Tha: E kush tjetër përveç atyre?” [Buhariu]

Realiteti dëshmon se çfarë është thënë nga gjuha e më të sinqertit, I Dërguari, salall-llahu alejhi ve selem.

Kur muslimanët u bënë të dobët në këtë kohë, imitimi i tyre ndaj armiqve të tyre u bë edhe më i përhapur dhe shumë prej traditave dhe zakoneve perëndimore u përhapën, qofshin këto të bëjnë me mjete konsumimi apo qëndrime dhe sjellje. Një prej këtyre traditave është edhe festimi i "Ditës së Nënës"

Kjo theksonë largimin, ftohjen prej Islamit. Gjtihashtu, zakonet, morali dhe mënyra e jetës së jobesimtarëve u bë shumë më e mirë në sytë e muslimanëve sesa ajo që është urdhëruar nga Islami. Shumë prej muslimanëve për fat të keq kanë marrë se çfarë është e mirë si e keqe, veprat e Sunnetit si risi fetare, dhe anasjelltas, e gjithë kjo nga mosdija (xhehli) dhe për shkak se ata refuzojnë moralin fisnik dhe veprat e drejta dhe të larta që janë të urdhëruara nga Islami.

Lusim All-llahun e Lartmadhëruar që t'i ndihmon muslimanët që ta kuptojnë fenë e tyre mirë, ta përmirëson gjendjen e tyre, t'I udhëzoj udhëheqësit e tyre, t'i ndihmon dijetarët tanë dhe shkrimtarët që t'i shpërndajnë dhe përhapin vlerat e Islamit, t'i paralajmërojnë dhe tua tërheqin njerëzve, vërejtjen kundër risive fetare, të cilat dëmtojë imazhin e Islamit dhe shkaktojnë që njerëzit të shmangen nga ai. All-llahu I Gjithëfuqishëm me siguri dhe padyshim është në gjendje ta bëjë këtë.

Përktheu: Ummu Muhlisa

Hits: 72
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy
 
Copyright © 2010 Teuhid.NET. All rights reserved.