Komentim i hadithit: "O robërit e Mi, Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë..."

Transmetohet prej Seid b. Abdul-Azizit, ai prej Rebia’ b. Jezidit, ai prej Ebu Idris el-Havvaniut, ai prej Ebu Dherr Xhundub b. Xhunade radijallahu anhu, se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem kishte transmetuar prej Zotit të tij tebareke ve te’ala se kishte thënë: “O robërit e Mi, Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë, ashtu që edhe juve ua kam ndaluar, kështu që mos i bëni njëri-tjetrit padrejtësi. O robërit e Mi, të gjithë jeni në humbje, përveç atij të cilin Unë e udhëzoj, për këtë, kërkoni prej Meje që t’ju udhëzoj, Unë do t’ju udhëzoj. O robërit e Mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij të cilin Unë e ushqej, për këtë, kërkoni prej Meje ushqim, Unë do t’ua jap. O robërit e Mi, të gjithë ju jeni të zbathur derisa Unë t’ju vesh, pra kërkoni prej Meje veshmbathje, Unë do t’ju vesh. O robërit e Mi, ju mëkatoni ditën dhe natën, ndërsa Unë i fali të gjitha mëkatet, për këtë, kërkoni prej Meje falje, Unë do t’ju falë. O robërit e Mi, çfarëdo që ju bëni, ju nuk jeni në gjendje që të më dëmtoni Mua e as që të më bëni dobi. O robërit e Mi, sikur të gjithë ju njerëzit dhe xhinët, prej te i pari e deri te i fundit, të jeni të devotshëm sikur që është më i devotshmi në mesin tuaj, kjo aspak nuk do ta shtonte mbretërinë Time. O robërit e Mi, sikur të gjithë njerëzit dhe xhinët, prej te i pari e deri te i fundit, të ishit me aq shumë mëkate, sikur që është më mëkatari në mesin tuaj, kjo aspak nuk do ta pakësonte mbretërinë Time. O robërit e Mi, sikur të gjithë njerëzit dhe xhinët, prej te i pari e deri te i fundit, të ishit tubuar në një vend dhe të kërkonin prej Meje gjithë çka dëshirojnë, ndërsa Unë secilit prej tyre t’ua jepja atë që e kërkon prej Meje, kjo aspak nuk do ta pakësonte atë që e posedoj Unë as sa gjilpëra që nuk e pakëson ujin e detit, kur ajo zhytet në det. O robërit e Mi, këto janë vetëm veprat tuaja të cilat unë ua regjistroj, pastaj secilit prej jush do t’ia japë atë që e meriton dhe kush gjenë mirë, le ta falënderojë Allahun, ndërsa kush gjenë keq, mos ta qortojë askënd tjetër përveçse vetveten.” Seidi thotë: “Ebu Idrisi kur e tregonte këtë hadith, ai binte në gjunjë.” (Transmeton Muslimi)

Kemi transmetuar prej imam Ahmed b. Hanbelit, Allahu e mëshiroftë, se kishte thënë: “Banorët e Shamit nuk kanë hadith më të ndershëm se ky.”

Dokumentimi i hadithit:

E përmend Muslimi (2577). Ky hadith është një prej haditheve rreth të cilave sillet islami. Imam En-Nevevi e përmend në fund të librit “El-Edhkar” dhe tregon për vlerën e tij.

Prej hadithit mund të kuptojmë:

-Allahu i Lartësuar i ka nderuar besimtarët dhe e ka ngritur shkallën e tyre, ashtu që i ka përshkruar ata me fjalët: “O robërit e Mi.”

-Allahu e ka shprehur pastërtinë e Tij prej padrejtësisë dhe këtë ua ka ndaluar robërve të Tij.

-Baza e përpjekjes së kërkimit të udhëzimit, lidhur me duanë dhe përuljen para Allahut.

-Furnizimi është prej Allahut dhe ai është në duart e Tij, për këtë, është e patjetërsueshme që ta arrijmë furnizimin duke e fituar në mënyrë të lejuar duke e lutur Allahun për lehtësim.

-Njeriu është i varur prej Mbrojtësit të tij në të gjitha gjërat, në të vogla dhe të mëdha, në të rëndësishme dhe të parëndësishme. Për këtë, nevojitet që ai t’i mbështetet Allahut, sepse këtu është nënshtrimi i plotë te Allahu, ndërsa ky nënshtrim është kulminacioni i ngritjes së robit.

-Nënshtrimin që ia bëjmë Allahut, Atij nuk i bën dobi, po ashtu edhe mosnënshtrimi nuk i bën dëm Atij, mirëpo Ai do që robërit e Tij të besojnë, ndërsa e urren kufrin, mëkatimin dhe mosnënshtrimin.

-Madhështia e mëshirës së Allahut. Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të padrejtësive dhe mosnënshtrimit të tyre, ai nuk do ta linte asnjë qenie të gjallë, por Allahu i prolongon deri në afatin e caktuar. Ai i mbledh dhe i tubon veprat e tyre, me qëllim që për to të shpërblejë ose dënojë.

-Njeriut i është dhuruar liria e zgjedhjes në kryerjen e veprave dhe për këtë, ai do të shpërblehet sipas veprave të tij, ndërsa do të qortohet prej pakujdesinë ndaj rrugës së Allahut.

-Allahut i pëlqen kur e lusin Atë robërit e Tij, që të jenë të përulur dhe të qëndrueshëm në lutje, sepse thesaret e Allahut janë përplot.

S.H

Përktheu: Abdyl FUGA

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 666
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy