Ebu Hanife i jep përparësi hadithit të qeshjes në namaz[1]para kijasit të thjeshtë, për të cilin hadith janë të pajtimit të gjithë dijetarët e hadithit se është i dobët.
Ai i dha përparësi hadithit të marrjes nebidh (lëng nga hurmat)[2]para kijasit, këtë hadith shumica e dijetarëve të hadithit e konsiderojnë të dobët.
Ai i dha përparësi hadithit: hajdi më i madh është dhjetë ditë[3], ky hadith është i dobët me pajtimin e të gjithëve, në krahasim me kijasin. Ngase ajo që shihet në ditën e trembëdhjetë është e barabartë me atë e cila është në ditën e dhjetë.
Ai i dha përparësi hadithit: nuk ka mehër më pak se dhjetë dirhem[4].
Të gjithë janë të pajtimit së është i dobët. Dobësia e tij është edhe me kijas. Ngase mehri është kompenzim për të dhënë martesën me ty, përderisa ata pajtohen kjo lejohet qoftë pak apo shumë.
Shafiju i dha përparësi hadithit për gjahun e luginës Vexhxh edhe pse ishte i dobët para kijasit. Të gjithë dijetarët u pajtuan për dobësinë e këtij hadithi. Ai njëashtu i dha përparësi hadithit për faljen e namazit në Mekë në kohë të ndalesës edhe pse është hadith i dobët, gjë kjo e cila është në kundërshtim me kijasin ngase kjo është përjashtim i vendeve të tjera.
Në një nga mendimet e tij i dha përparësi hadithit: kush vjellë le të merr abdes dhe le të vazhdon namazin aty ku i mbeti[5].
Ibn Kajjimi në librin e tij "I'laam ul Muwaki'in 'an Rabb il 'Aalamin"
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Përgatiti: Teuhid.NET
________________________________________________________________________
[1]AbuRrezaku 376/2, Bejhakiju 146/1, Darekutni 163/1, Irva (392), Nasbu Raje 47/1.
[2]Ahmedi 398/1, Ibn Maxhe (385), Tabarani (9961)
[3]Nasbu Raje 191/1
[4]Darekutni 245/3, Bejhakij 133/7, Ebu Jala 2094 nga Xhabiri, hadithi wshtw I dobwt.
[5]Ibn Maxhe (1221), Darektuni 154/1, ky hadith wshtw daif, shih : “Daith Ibn Maxhe” (252)

written by Ebu Ommar, January 18, 2012
Ku po shkrun se dikush e paska akuzu ebu hanifen, apo i paska gjet gabim????? edhe mi pas gjet pse aj a esht i pagabushem a? Sigurisht qe shumicen e fetvave Imam ebu Hanifja i ka pas prej kijasit ( logjikes ) sepse nuk i ka arritur arumenti.Kurse nxenesit te tij Jusifit i ka thene,mos sheno cdo gje qe gjem,se mundet qe neser e ndroj mendimin.
Dhe gjithashtu Ebu Hanifja ka thene: Kur te vije fjala ime ndesh me fjalen e Pejgamberit a.s ,hudhe fjalen time,dhe mere fjalen e Pejgamberit a.s
written by Trimi, March 27, 2012
E treta, kisha dashur qe admin e kesaj web faqe te jene te kujdesshem kur ti postojn komentet me qellim qe te evitohet sharja, fyerja, mbjellja e urejtjes, krijimi i bindjeve te kqija per njerez dhe qendrime te ndryshme te njerzve.
Te mesohemi njeher dhe pergjithmon ti argumentojm fjalet e tona dhe ti pranojm argumentet, pershkak se ai qe nuk e pranon argumentin qoft nga Qurani apo Sunneti dhe raste tjera, eshte mohues..
Allahu i Meshiroft te gjithe Besimtaret



Stultusat e nihere ju qe nuk dini dy shkronja me i lidhe gjani gabime te gramatikologu. Allahu jav dhasht Hakun(xhehenemin) per fitnet qe jeni kah i shkaktoni more maxhupat e nihere.