teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Imam Shevkani PDF Printoni E-mail

 Imam Muhammed ibën Ali esh-Sheukani: Imami, Al-lameja, Muftiu i Ummetit, deti i dijës, kalorësi i fjalëve dhe kuptimeve të tyre, unik i kohës së tij, zbërthyesi i kuptimeve të Kur’anit dhe Sunnetit, mufes-siri dhe muhadithi, asketi i njohur, krenaria e Jemenit. Quhet Muhammed ibën Ali ibën Muhammed ibën Abdull-llah ibën El Hasen El Hajsheni Esh Sheukani Es San’ani El Jemeni.

Ka lindur ditën e hënë, e njëzet e teta i muajit Dhul Ka’de në vitin 1172 H në fshatin Sheukan në afërsi të qytetit Aden në Jemenin e lashtë.

Fëmijërinë e kaloi në qytetin e San’asë, ku nga i ati i tij i mësoi me vlerat më daluese morale, çiltërsinë dhe nderin. Në moshën e hershme filloi kërkimin e diturisë. Fillimisht mësoi shkrim-leximin dhe lexoi Kur’anin para dijetarëve të kohës së tij. Mësimet e Kur’anit dhe texhvidin i përfundoi para fekihut Hasen ibën Abdull-llah El Habl. Para se të zhytet në lëmitë e shkencës mësoi përmendsh shumë nga traktatët e shkurtë nga lëmitë e ndryshme siç ishin: El Ez’har në lëminë e fikhut, Muhtesarul feraid në lëminë e trashëgimisë, Muhtesarul munteha në lëminë e bazave të fikhut, Et Telhis në lëminë e belagasë (retorika), Mendhumetul Xhezeri në mënyrat e leximit të Kur’anit (kira’at) dhe tjerë.

Nga mësuesit e tij do t’i përmendim:

Abdur Rahman ibën Kasim El Medaini, Ahmed ibën Amir El Hudai, Ahmed ibën Muhammed El Harazi tek i cili mësoi plotë 13 vjetë dhe nga i cili përfitoi shumë në lëminë e fikhut, El Kasim ibën Jahja e Haulani, El Hasen ibën Isma’il El Magribi, Abdull-llah ibën Isma’il En Nehmi, Hadi ibën Husejn El Kareni, Ali ibën Ibrahim ibën Amir para të cilit e lexoi Sahihun e Buhariut, Abdul Kadir ibën Ahmed para të cilit lexoi Sahihun e Muslimit dhe disa libra tjerë të Sunnetit dhe të tjerë.

Si nxënës të tij më të dalluar përmenden:

Djali tij Ali ibën Muhammed Esh Sheukani, Husein ibën Muhsin Es Seb’ij El Ensari El Jemani, Muhammed ibën Hasen Esh Shexhni, Abdul Hakk ibën Fadl El Hindi, Muhammed ibën Nasir El Hazimi dhe të tjerë.

Shqyrtim rreth medhhebit dhe akides së tij:

Mësimet e para të fikhut Esh Sheukaniu i mësoi para dijetarët e medhhebit Zejdij, i cili ishte i përhapur në vendlindjen e tij. Kjo gjë nuk e përkufizoi ate dhe ai vazhdoi hulumtimet e tij duke dhënë mendimin e tij rreth çështjeve të fikhut. Libri i tij “Sejlul Xher-rar” është argument i mjaftueshëm. Në të ai jep ixhtihadët e tij rreth çështjeve duke përkrahur mendimet që kanë argument të saktë dhe ku mohon qëndrimet e medhhebit të paargumentuar. Ky qëndrim shkaktoi armiqësinë e ithtarëve të taklidit në kohën e tij me të cilët vazhdimisht ishte në konflikt. Për të zbërthyer dispozitat mbi taklidin (pasimit të verbër të ndonjë mendimit) e shkroi librën e tij të njohur “El Kavlul Mufid fi hukmi Teklid” i cili ndezi zjarrin e armiqësisë tek ithtarët e medhhebit të cilët e akuzuan se dëshiron rrënimin e medhhebit Zejdij.

Në çështjet e besimit pasonte drejtimin e paraardhësve të mirë (selefit) duke pohuar gjitha cilësitë e All-llahut pa mohim dhe pa shtrembërim të kuptimit. Këtë e shohim qartë në librin e tij “Et Tuhaf bi medhhebi Selef”

Veprat e tij:

Ka shkruar shumë vepra të dobishme nga shumë lëmi:

- Edebu Talib

- Munteha El Ereb

- Tuhfetudh Dhakirin

- Irshaduth Thikat ila itifaki Esh Shera’i ala Teuhid, vel Miad ven Nubuvvat

- Shifa’ul Alel fi zijadeti Themen li muxher-red El Exhel

- Risaletul Bugje fi mes’eleti Ru’je (në të cilën vërteton se besimtarët do të shohin All-llahun në ditën e gjykimit, gjë kjo të cilën e mohojnë disa grupacione të devijuara)

- Nejlul Evtar sherh Munteka el Ahbar ( në të cilën komentoi hadithet që konsiderohen bazë e dispozitave të sheriatit që i tuboi Mexhduddin ibën Tejmijje gjyshi i Shehul Islam ibën Tejmijje)

-Sejlul Xher-rar el mutedef-fik ala Hadaikil Ez’har (libër ky në të cilin del në shehsh dija e tij e gjërë dhe aftësitë për ixhtihad dhe libër i cili i shkaktoi shumë probleme nga mukal-lidët e medhhebit Zejdij)

- Fet’hul Kadir el xhami’ bejne fennej Er Rivaje ved Diraje min ‘ilmi tefsir (komentim i Kur’anit në të cilën ka bashkuar komentimin klasik të Kur’anit me Sunnet dhe komentimin racional.)

- Irshadul Gabijj ila medhhebi Ehlil Bejti fi Sahbin Nebijj (në të cilin shqyrton qendrimin e familjës së Pejgamberit ndaj as’habëve dhe mohon prentendimet e shemtuara që i bëjnë shi’itët duke akuzuar shumicën e as’habëve me padrejtësi ndaj familjës së Resulullahit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)

- Et Tuhaf fi irshadi ila medhhebi Selef dhe shumë libra dhe traktate numri i të cilëve është shumë i madh.

Vdekja e tij:

Jeta e tij në këtë botë përfundoi me 27 Xhumadel Ahire të vitit 1250 H. All-llahu e mëshiroftë më mëshirën e Tij të gjërë.

Lexime: 125
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi
 
Ju gjindeni ne  :Ballina arrow Sira arrow Imam Shevkani

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)