“Asnjëherë nuk kam pare njeri që ta ruajë me aq kujdes Sunnetin siç ishte Rebi`a” (Ibn el-Maxheshuni)Jemi në vitin pesëdhjetë e një hixhri. Në fushatat e saj ngadhënjimtare, ushtritë muslimane derdhen në të gjitha anët e botës: në Lindje dhe në Perendim, duke u çuar popujve të gjithë botës fenë e re dhe duke ua zgjatur dorën e paqes dhe të tolerances.
Ata i dhanë botës mbarë ligjin e Allahut [subhanehu ve teala] që ta lirojë njeriun nga robëria e njeriut dhe kjo fe urdhëron që dashurinë dhe robërinë ta drejtojnë tek Allahu [subhanehu ve teala]
Ndërmjet tyre është edhe as`habi i njohur er-Rebi` b.Zijad el-Harisiu, komandanti ushtarak i Horasanit dhe çliruesi i Sixhistanit, udhëheqësi ngadhënjyes, ushtria e të cilit nën udhëheqjen e tij, i radhiti fitoret njëra pas tjetrës dhe në rrugë të Allahut [subahnehu ve teala] pa u penguar shkonte përpara.
Me të është edhe shërbëtori i tij Ferruhu.
Pasi Allahu [subhanehu ve teala] e nderoi dhe e ndihmoi që me ushtrinë e vet ta çlirojë Sixhistanin dhe shumë vende të tjera, tashmë para fundit të jetës së tij, vendosi që me ushtrinë e tij të kalojë lumen Sir-Darija që flamujt islam të valojnë nëpër majat e maleve që në atë kohë i quanin Transoksania (ana tjetër e lumit)
Që të përfundojë lufta në favor të tyre Rebi` b.Zijadi së pari bëri të gjitha përgatitjet e duhura dhe priste çastin e volitshëm, sepse vendin dhe kohën donte t`ia impononte armikut të Allahut [subhanehu ve teala]. Kur filloi lufta, er-Rebi`u dhe ushtarët e tij luftuan.trimërisht saqë historia edhe në ditët të sotme e ruajti të shënuar në kujtesë atë fitore të madhe.
Shërbëtori i Rebi`ut. Ferruhu luftoi heroikisht në fushëbetejë dhe vërsulej trimërisht drejt armikut.
Kjo e mahniti er-Rebi`un dhe fillojë ta dojë edhe më shumë, ta nderojë dhe të krenohej me të.
Beteja mbaroi me fitoren e shkëlqyeshme të muslimanëve. Armiku u kthye dhe u detyrua të ikë nga fushëbeteja. Muslimanët kaluan në anën tjetër të lumit që deri në atë kohë kishte qenë pengesë natyrore për të depërtuar në thellësi të Turqisë dhe pengonte që t`i drejtojnë ushtritë e tyre në drejtim të Kinës dhe mbretërisë së Sogdianës në Azinë Qendrore.
Posa kaloi në anën tjetër të lumit ky udhëheqës i madh ushtarak me ushtrinë e vet, gjënë e pare që e bëri ishte marrja e abdesit, u drejtua nga Kibla dhe falen dy rekate namaz për falënderim ndaj Allahut [subhanehu ve teala] për këtë dhuratë të madhe.
Mandej ky udhëheqës ushtarak e shpërbleu shërbëtorin e tij me një gjë që ai e donte shumë, e ajo ishte dhënia e lirisë dhe radhitja ndërmjet ushtarëve të tjerë në ndarjen e ganimetit (plaçkës) të luftës.
Në fund edhe ai bëri dhurara të mëdha nga pasuria e tij.
Rebi` b.Zijad el-Harisiut pas kësaj fitoreje të madhe dhe një prej çasteve më të shndritshme të jetës së tij, nuk i ishte shkruar të jetojë edhe më shumë kohë. Vdiq dy vjet pas realizimit të ëndrrës së tij dhe kështu shkoi tek Allahu [subhanehu ve teala] i kënaqur, por edhe Ai i kënaqur me të.
Djaloshi trim Ferruhu u kthye në Medine-Munevvere dhe solli me vete një pjesë të ganimetit të luftës, dhurata që ia dha vetë komandanti i ushtrisë dhe diçka që ishte më e dashur tek ai se e gjithë ajo, ishte liria dhe kujtimet në këto beteja.
Kur Ferruhu u kthye në qytetin e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,] ishte djaloshi i ri në kulmin e fuqisë, i mbushur me gjallëri dhe plot entuziazëm nga luftërat. Ishte rreth tridhjetë vjeç. Pasi erdhi në Medine, vendosi të marrë një shtëpi, të vendoset në të dhe të gjejë një grua që të qetësohet aty.
Kështu gjeti në Medine dhe bleu një shtëpi, e pastaj u martua me një grua të ndershme moshataren e tij.
Në ngrohtësinë e vatrës së vet dhe gruas me të cilën e nderoi Allahu [subhanehu ve teala], Ferruhu, për herë të parë në jetën e tij, përjetoi rehatinë dhe begatitë e jetës familjare, ndoshta edhe më tepër sesa shpresonte.
Mirëpo i gjithë komoditeti i shtëpisë në të cilën asgjë nuk i mungonte, e as gruaja e ndershme që e donte aq shumë, të cilën Allahu [subhanehu ve teala] e kishte stolisur me të gjitha virtytet e mira që mund të dëshirohen të një grua, këtij luftëtari-besimtar nuk mundi t`ia plotësojë një gjë; t`ia shuajë flakën e dëshirës për luftë në rrugë të Allahut [subahnehu ve teala] me shpatë në dorë…
Sepse sa here që në Medine vinin lajme për fitoret e ushtrisë muslimane në rrugë të Allahut [subhanehu ve teala], tek ai ngjallej prapë dëshira për luftë me shpresë se do të shpërngulet tek Allahu [subhanehu ve teala] si shehid.
Një ditë xhumaje në hutben që po mbahej në xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], Ferruhu dëgjoi se si muslimanët, duke dëgjuar lajme të mira për fitoret e ushtrisë islame në shumë fronte, thirren që në masë të madhe t`i përgjigjen luftës në rrugë të Allahut [subhanehu ve teala] edhe po nxiten që të sakrifikojnë jetën për të mirën e fesë dhe kënaqësinë e Allahut [subhanehu ve teala].
Ferruhu u kthye në shtëpi dhe i tregoi gruas së tij se dëshiron prapë të hyjë nën flamurin islam në njërën prej çetave të shumta, të cilat shkonin në fushëbetejë, e ajo i tha:
-O Ebu Abdurrahman, si më len të vemte me fëmijën që kam në bark? Ti në Medine je i vetëm dhe nuk ke askënd që të më lësh diku te të afërmit tu?!
-Po të lë tek Allahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi i Tij, - u përgjigj dhe shtoi:
-Po t`i lë edhe tridhjetë mijë dinarë, të cilët i kam fituar si ganimet lufte, prandaj ose ruaji ose investoi diku, me të cilat do të jetosh ti dhe ky fëmijë që do të lindë dhe do të jetojë, nëse dëshiron Allahu [subhanehu ve teala] derisa të kthehem shëndoshë e mirë me plaçkë të re nga lufta, ose të më plotësohet dëshira që të vdes si shehid.
Pastaj u përgatit dhe u nis ku e pati ndërmend të shkojë.
Disa muaj pasi kishte shkuar, gruaja e tij e ndershme lindi një djalë të shëndoshë dhe të mirë, me fytyrë të shndritshme, të cilin kushdo që e shihte ia gëzonte zemrën. Nëna u gëzua shumë saqë deri diku ia lehtësoi ndarjen me burrin e saj. E quajti Rebi`a.
Qysh i vogël, te djaloshi filluan të vërehen shenjat e bujarisë, kthjelltësisë dhe ndershmërisë, si në fjalët ashtu edhe në vepritem e veta. Kur u rrit, për ta mësuar dhe edukuar nëna e dërgonte te mësuesit më të mire dhe i luti që ta mësojnë sa më shumë që kanë mundësi. Paguante edhe mësues të posaçëm që ta edukojnë me frymën e islamit.
Djaloshi mësoi shumë shpejt të shkruajë dhe të lexojë mirë, prandaj së pari iu kushtua leximit të drejtë të Kur`anit, ashtu siç i ka zbritur Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Nuk kaloi shumë kohë e mësoi të tërë Kur`anin përmendësh.
Krahas leximit të Kur`anit mësoi përmendësh shumë hadithe, përvetësoi retorikën e pasur arabe më së miri dhe përfitoi arsimim të gjërë fetar.
Nëna e Rebi`ut nuk i kursente të holla, mësuesit dhe edukatorëve të djalit të vet u jepte shpërblime të pasura dhe çdoherë që vërente përparim në edukim dhe pajisje me njohuri të reja, ua rriste shpërblimet, sepse priste kthimin e babit të tij që aq shumë donte ta gëzonte.
Mirëpo mungesa e Ferruhut u zgjat…
Për fatin e tij filluan të sillen dhe të fliten tregime të ndryshme.
Disa thonin se është robëruar dhe ka rënë në duart e armikut, e të tjerët thonin se është ende gjallë dhe lufton në rrugë të Allahut [subhanehu ve teala], e disa që ktheheshin nga fushëbeteja thonin se i është plotësuar dëshira dhe ka rënë shehid.
Kur u ndërprenë lajmet e sakta për të, te nëna e Rebiut mbizotëronte lajmi i fundit. Në fillim mërzitej shumë, e më vonë u pajtua me fatin dhe filloi t`i lutet Allahut [subhanehu ve teala] që ta shpërblejë në Ahiret. Ne atë kohë Rebi`u ishte rritur dhe kishte hyrë në vitet e para të rinisë.
Nënën e tij e këshillonin:
-Tani kur është rritur Rebi`u, ka mësuar shkrim leximin dhe shumë gjëra të tjera, mes tjerash mësoi edhe Kur`anin përmendësh si dhe shumë hadithe, me tepër se moshatarët e tij, do të ishte mire të mësojë edhe ndonjë zeje. Ai shumë shpejt do ta zotërojë një zanat e do të fitojë dhe do të kujdeset për ty dhe veten.
Ajo vetëm u përgjigj:
-Lus Allahun [subhanehu ve teala] që t`ia japi atë që do të ketë dobi në këtë dhe në botën tjetër!
Mirëpo në fund Rebi`u vendosi që të tërë jetën e vet t`ia kushtojë kërkimit të diturisë dhe t`ia përcjelli atë të tjerëve dhe njëkohësisht të jetë, edhe nxënës, edhe mësues.
Kështu Rebi`u u nis pa dyshuar rrugës që vetë e kishte zgjedhur.
U inkuadrua në shumë grupe për marrjen e diturisë, në xhaminë e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në Medine, dhe me një dëshirë të madhe shuante etjen e diturisë, si njeriu i etur kur i afrohet burimit të ujit.
Këtu nuk ndahej nga as`habët që ishin ende gjallë, sidomos prej Enes b.Malikut, shërbëtorit të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Mësuesit e tij ishin të parët nga gjenerata e tabi`inëve siç ishin Sei`d b.el-Musejjebi, Makhul esh-Shamiu, Seleme b.Dinari dhe shumë të tjerë.
Rebi`u natë e ditë mësonte aq shumë saqë dukeshin qartë shenjat e lodhjes. Kur i fliste ndokush për këtë nga keqardhja dhe e këshillonte që të pushojë e të flejë, ai i përgjigjej.
Mësuesit tanë na thonë: - Në qoftë se dëshiron që dituria të jetë e lejuar, duhet t`i dorëzohesh plotësisht asaj.
Shumë shpejt filloi të flitet për diturinë e tij në çdo anë, t`i rritet fama dhe shumë shokë t`i vijnë në këmbë. Nxënësit e tij e donin, kurse bashkëvendësit e përmendnin me respect.
Kvshtu kalonte jeta e përditshme e këtij dijetari të Medines…
Një pjesë të kohës e kalonte në shtëpinë e vet me familjen dhe shokët e tij, kurse pjesën tjetër në xhaminë e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], e rrethuar nga nxënësit e tij në njërin nga grupet ku mbante ligjërata.
Edhe pjesën tjetër të jetës së mbetur vazhdoi ta kalojë në këtë mënyrë, derisa një ditë ndodhi një gjë që nuk e priste aspak.
Abdurrahman Ra`fat el-Basha
Teuhid.net



