Pasi i erdhi profecia të Dërguarit të Allahut a.s për tri vjet radhaz ai i ftoi njerëzit fshehurazi në Fenë Islame, një fe e re për banorët e Mekes. Në këtë periudhë nuk ka hasur në ndonjë lëndim, që mund të përmendet nga idhujtarët e Mekes dhe armiqtë e saj. Më pas i erdhi nga Allahu i Madhëruar, që të thërriste haptazi, duke thënë: “Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar dhe largohu nga idhujtarët.” [Hixhr;94]. Këtu fillon një faqe e re për historinë islame.
I Dërguari i Allahut dhe ata që e besuan filluan të përballeshin me lloj-lloj lëndimesh, por duruan ndaj këtyre sprovave, sepse ishin urdhëruar për një gjë të tillë.
Në këtë periudhë vihet re se muslimanët nuk i kishin drejtuar të gjitha forcat për të përballur mohuesit e Mekes. Shum prej tyre e fshihnin Islamin dhe mblidheshin fshehurazi në shtëpinë e Erkam bin Erkamit, që ta takonin Profetin a.s dhe bashkë me të një grup besimtarësh. Kjo periudhë vazhdoi për afro dhjetë vjet. Vitet e fundit Profeti a.s kërkonte për veten dhe shokët e tij një vent që t`i priste dhe t`i ruante besimtarët nga lëndimet e popullit të tyre. Ai kërkonte një vend tek i cili mund të emigronin, të ishte si qendër për predikim, krijimin e Shtetit Islam, përqëndrimin e pushtetit dhe vendosjen e ushtrive, në pritje të urdhërit nga Allahu, që t`i lejonte për të luftuar. I Dërguari i Allahut a.s bëri marrëveshje me ensarët në besën e Akabesë, me disa kushte që i mundësonin luftën kur t`i jepej leja për diçka të tillë nga Allahu i Madhëruar dhe më pas emigroi për në Medine.
Kështu ai emigroi në Medine dhe filloi të ndërtonte bashkësinë islame dhe shtetin. Filloi të përgatisë shoket e tij për luftë, duke i dërguar në ekspedita të ndryshme, si dhe duke u bërë ushtrime të përgjithsme.
Lufta ndaj idhujtarëve filloi kur zbriti ajeti nga Allahu i Lartësuar, që thotë: “Atyre që janë sulmuar u lejohet (të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi. Dhe në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm t`i ndihmojë ata që janë dëbuar padrejtësisht nga vatrat e tyre, vetëm sepse thane “Zoti ynë është Allahu.” Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t`u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Vërtet Allahu është i Fortë dhe i Plotëfuqishëm.” [Haxh;39-40]
U lejua që muslimanët të luftonin pasi kishin formuar një shtet dhe force, që ua mundësonte një gjë të tillë. Pas lejimit erdhi periudha e obligimit të luftimit të atyre që luftojnë muslimanët dhe kjo me fjalën e Allahut që thotë: “Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush” [Bekare; 190] Pas kësaj Allahu e bëri detyrim luftën kundër të gjithë idhujtarëve, duke thënë: “Megjithatë luftoni të gjithë kundër idhujtarëve ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush [Teube;36] Në këtë formë u detyra lufta për besimtarët.
I Dërguari i Allahut a.s mori pjesë në shumë beteja gjatë jetës së tij, beteja që kapin numrin deri në njëzet e shtatë. Ndërsa ekspeditat e dërguara prej tij arritën në më shumë se dyzet e shtatë.
Ne nuk do të flasim për të gjitha betejat e tij, por do të përzgjedhim ato për të cilat mendojmë se kanë ndikuar në përballjen e tij me forcat jobesimtare.
Ne jemi të bindur se të gjitha ngjarjet kanë luajtur një rol vendimtar, të cilin nuk mund të nënvleftësojmë.
Dr. Abdulaziz El Umeri
Teuhid.net



