“A nuk e din se secili popull ka fisnikun e vet…, kurse fisnik i emevitëve është Omer b. Abdulazizi dhe se ai në Diten e Gjykimit do të ringjallet si një popull?” (Muhammed b. Ali b. el-Husejni) Tabi`ini i njohur, sunduesi i besimdrejtëve, Omer b. Abdulazizi ende nuk i kishte pastruar duart prej dheut të varrit të paraardhësit të vet, Sulejman b. Abdulmelikut, kur u dëgjua një zhurmë nga e cila u dridh toka.
-Ç`është kjo? – e pyeti
-Karroca dhe ceremonia e inaugurimit, o sundues i besimdrejtëve! E gjithë kjo është përgaditur për ty – u përgjigjën.
Omeri shikoi ato i befasuar dhe shumë i shqetësuar, dhe me zë të ulët e të lodhur nga pagjumsia, e pyeti:
-Ç`lidhje kam unë me tërë këtë? Allahu ju bekoftë, largojeni këtë gje prej meje dhe më sillni mushkën time, ajo më mjafton.
Posa ja sollën mushkën dhe hipi mbi të, iu afrua komandanti i policies, duke udhëhequr një kordon me njerëzit e tij, të cilët me shtiza në duar, u shpërndanë dhe formuan nga një kordon nga ana e djathtë dhe e majtë e Omerit. Kur e pa Omeri këtë iu drejtua policit dhe tha:
-Nuk më duheni, as ti e as njerëzit e tu! Unë nuk jam asgjë, vetëm se një njeri i thjeshtë, sikurse edhe të gjithë muslimanët e tjerë.
Edhe unë sikurse ata zgjohem në mëngjes, dal nga shtëpia dhe kthehem prapë në mbrëmje.
Prej aty u nis përpara, kurse të tjerët pas tij për të shkuar në xhami, ku muezini po thirrte ezanin për t`i tubuar njerëzit, të cilët vinin grupe-grupe për të falur namazin. Kur u tubuan, Omeri u ngrit që të flasë së pari e falënderoi Allahun, dergoi salavate mbi Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], mandej tha:
-O njerëz, unë me këtë punë, me të vërtetë jam në sprovë të madhe, sepse askush nuk më ka pyetur çfarë mendoj për këtë, e as që kam kërkuar që hilafeti të më besohet mua, as muslimanët nuk kanë dhënë mendimet e tyre për këtë gjë! Prej askujt nuk kërkoj të më besatohet. Prandaj zgjidheni lirisht halifen, si të dëshironi dhe me të cilin do të jeni të knaqur!
Të gjithë njerëzit britën: -O sundues i besimdrejtëve, ty të kemi zgjedhur dhe me ty jemi të kënaqur, prandaj të qoftë për hair halifeti!
Kur pa se zërat u heshtën dhe zemrat u qetësuan, prapë e falënderoi Allahun, dergoi salavate mbi Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe filloi t`i këshillojë njerëzit që të jenë të devotshëm, modestë, të jenë të kënaqur me pak në këtë botë, i përkujtoi për begatitë e botës tjetër dhe vdekjen, me fjalë aq të buta që i zbuste zemrat, nxiste daljen e lotit dhe fjalët që dilnin prej gojës së tij ishin melhem për shpirtin.
Mandej me tërë fuqinë e vet ngriti zërin e tij të lodhur që ta dëgjojnë të gjithë dhe tha:
-O ju njerëz, jeni të detyruar t`i nënshtroheni atij që i nënshtrohet Allahut, kurse ati që nuk i nënshtrohet Allahut, nuk jeni të detyruar t`i nënshtroheni!
-O ju njerëz, nënshtromuni aq kohë sa do t`i nënshtrohem Allahut! Nëse nuk i nënshtrohem Allahut, askush prej jush nuk e ka detyrim të më dëgjojë!
Pastaj zbriti prej minberit dhe u drejtua në shtëpinë e tij. Deshi që pas tërë asaj lodhjeje të pushojë së paku një orë, sepse qëkur ndërroi jetë halifja para tij, nuk kishte mbyllur sy.
Mirëpo posa u shtri të pushojë në shtrat, iu afrua djali i tij Abdulmeliku, një djalosh që sapo i kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat dhe e pyeti:
-O sundues i besimdrejtëve, ç`je duke bërë?
-Djali im, aq jam lodhur saqë mendoj se në trupin tim nuk ka më asnjë thermi fuqi, - i thotë Omeri të birit, - prandaj edhe rashë pak të pushoj.
-O sundues i besimdrejtëve, a don të pushosh para se t`ua kthesh njerëzve të drejtat dhe t`i lirosh nga padrejtësitë që u janë bërë? – e pyeti i biri.
-Djali im, tërë natën kam qëndruar mbi kokën e dajës tënd Sulejmanit dhe nuk kam mbyllur sy – i tha. – Kur të vijë dreka do të shkoj në xhami, si imam i njerëzve, do t`ua fal drekën dhe në dhashtë Allahu, do t`ua largoj padrejtësitë që u janë bërë.
-O sundues i besimdrejtëve, kush të garanton se do ta arrish i gjallë drekën – e pyeti.
Këto fjalë ndezën vendosmërinë e Omerit, larguan gjumin nga sytë dhe i dhanë fuqi dhe freski trupit të tij, prandaj i thotë Abdulmelikut: -Djali im, afrohu pak!
Kur u afrua Abdulmeliku, e përqafoi, e puthi ndërmjet syve dhe i tha:
-Falënderimi i qoftë Allahut, që më dha një trashëgimtar që do të më ndihmojnë në fenë time!
Pastaj u ngrit dhe urdhëroi që t`u komentohet njerëzve:
“Kush mendon se i është bërë padrejtësi, le t`i drejtohet sunduesit të besimdrejtëve!”
Kush është Abdulmeliku i lartëpërmendur?
Kush është ai djalosh për të cilin flisnin njerëzit:
Ai e udhëzoi babain e tij në fshehtësitë e ibadetit dhe ia tregoi rrugën e modesties!
Pra, ejani, që së bashku nga fillimi, ta dërgjojmë edhe njëherë tregimin për këtë djalosh të sinqertë!
Omer b. Abdulazizi ka pasur pesëmbëdhjetë fëmijë, prej të cilëve dymbedhjetë djem dhe tri vajza. Të gjithë ishin të hatrit, të sinqertë dhe të devotshëm…
Mirëpo Abdulmeliku ishte ai që dallohej prej vëllezërve të vet ashtu siç dallohet margaritari më i madh në të gjerdanin dhe që në mesin e tyre ishte sikurse ylli që ndriçon më shumë në qiell.
Ishte shumë i edukuar dhe kishte dhunti natyrore prej Zotit që gjenden shumë rallë. Me fjalë të tjera, për nga mosha ishte i ri, kurse pak në mençuri dhe në të menduar. Qysh nga fëmijëria e hershme ishte edukuar me devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut të Lartësuar.
Nga fizionomia të kujtonte fëmijët e Omerit b. Hattabit, kurse nga devotshmëria, frika nga mëkati dhe dashuria ndaj ibadetit, Abdull-llahun, djalin e Omerit.
Xhaxhai i Abdulmelikut, Asimi thotë për të:
Kur ishte ende pa martuar, erdha në Damask dhe u vendosa te xhaxhai i Abdulmelikut, pasi e falëm jacinë, u shtrimë për të fjetur.
Posa u shtriva Abdulmeliku fiku llambën dhe prapë ra. Shumë shpejt na zuri gjumi.
Në thellësinë e natës u zgjova dhe pashë Abdulmelikun duke falur namaz nate. Në namaz dëgjova duke lexuar fjalët e Allahut [subhanehu ve teala]:
“Po më thuaj se edhe nëse Ne u japin të jetojnë vite me radhë e pastaj t`u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja, çka do t`u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?.” (Esh-Shuaraë, 205-207)
U frikësova kur pashë se i përsëriti shumë here këto fjalë dhe qantë aq i mallëngjuar saqë po i pëlciste zemra. Sa here që mbaronte ajetin, prapë fillonte të qajë, saqë mendova se nga të qarët do të mbytet. Duke e pare se ç`po bën, me dëshirën e mire që ta ndërpres qarjen e tij, bëra sikur dua të ngrihet dhe thashë: “La ilahe il-lAllah vel-hamdu lil-lah!” – e kur dëgjoi se nuk jam duke fjetur, jo vetëm që ndërpreu të qarit, por m`u duk se e ndali edhe frymëmarrjen.
Djali i Omerit, Abdulmeliku, mori dituri nga dijetarët më të mëdhenj të asaj kohe. Kështu që nga fëmijëria e zotëroi shumë mire mësimin e Kur`anit, mori dituri të mira nga hadithi dhe të kuptuarit në lëmin e fikhut dhe hynte në debate me fakihët (dijetarët e fikhut) më të mëdhenj të asaj kohë në Sham.
Tregohet se kur erdhi në pushtet Omer b. Abdulazizi, i mblodhi të gjithë dijetarët e Kur`anit, hadithit dhe disiplinave të fikhut në Sham dhe u tha:
-Ju kam thirrur që të këshillohem me ju për padrejtësitë që ju kanë bërë paraardhësit e mi nga kjo dinasti dhe ç`të bëj me atë që është nëpër shtëpitë tona e që është marrë nga njerëzit në mënyrë të padrejtë? – Dijetarët i thanë:
-O sundues i besimdrejtëve, ajo është bërë para se të vish në pushtet dhe mëkatet janë për ata që i kanë bërë.- Megjithatë, pasi vërejtën se Omeri nuk u kënaq me përgjigjet e tyre, njëri prej dijetarëve që nuk mendonte si të tjerët, iu drejtua Omerit dhe i tha:
-O sundues i besimdrejtëve, thirre edhe djalin tend Abdulmelikun, e të shohim se ç`mendon ai për këtë, sepse me dituri, mendjemprehtësi dhe pjekuri në të kuptuar, nuk është aspak mbrapa të tjerëve që ke thirrur! – Kur erdhi Abdulmeliku, Omeri e pyeti:
-Çfarë mendon ti për pasurinë që kusherinjtë tanë e kanë marrë pa të drejtë? Pronarët e tyre kanë ardhur dhe kërkojnë që t`u kthehet, e edhe ne e dime se kanë të drejtë?!
-Mendoj se duhet t`u kthehet pronarëve të tyre – u përgjigj Abdulmeliku, - sepse edhe ti pranove se u është marrë pa të drejtë, e në qoftë se nuk ua kthen, duke pasur parasysh se ti je sundues dhe ke mundësi t`ua kthesh, do të jesh pjesëmarrë me ata që e kanë uzurpruar.
Kur dëgjoi një përgjigje të tillë, Omeri u qetësua, u gëzua dhe hoqi barrën, e cila e mundonte.
Ka edhe diçka interesante lidhur me djalin e Omerit, Abdulmelikun. Ky djalosh vlerësonte më tëpër jetën e një ushtari të rëndomtë në kufi përballë me armikun ose në ndonjë vend tjetër kufitar në veri të Shamit, sesa të jetojë në oborrin e halifes. Prandaj edhe shkoi atje, duke lënë mbrapa selinë e halifes, Damaskun me kopshte të bukura, pallatet, hijet e këndshme dhe shtatë lumenjtë që rridhnin pranë. Babai i tij, edhe pas gjithë devotshmërisë dhe frika që kishte ndaj Allahut, kishte frikë që shejtani me vesveset (cytjet) e tij most a mashtrojë, ose jeta rinore most a habitë, kështu që mundohej të kujdesej për së afërmi e t`i marrë vesh me kohë gjërat. Këtë gjë nuk e ka lënë asnjëherë pas dore.
Mejmun b. Mehrani, vezir, kadi supreme dhe këshilltar i Omer Abdulazizit na thotë për të:
Një here pata shkuar tek Omer b. Abdulazizi dhe e gjeta që po i shkruante një letër djalit të vet Abdulmelikut, në të cilën e këshillonte, i tërhiqte vëretjen, edhe i kanosej. Në atë letër mes të tjeras i shkroi:
-Pastaj,… unë nuk kam njeri më të afërt se ti që do t`ia tërhiqja vëretjen dhe që do t`i kuptonte fjalët e mia më së miri. Mos harro se Allahu [subhanehu ve teala], të Cilin e falënderojmë, ka qenë ndaj nesh çdoherë dhe në çdo rast shumë i Mëshirshëm! Çdoherë të kesh ndërmend të mirat që Allahu [subhanehu ve teala] ua ka dhënë prindërve të tu! Ki kujdes që shejtani mos të të mashtrojë me kurthet tij, të nxitohesh e të bëhesh zullumqar. Mbaje mend se nxitimi është vepër e shejtanit dhe për besimtarët është armik i hapur! Dije se këtë lëtër nuk po ta dërgoj se kam dëgjuar keq për ty. Përkundrazi për ty di fjalët më të mira! Mirëpo kam dëgjuar se kohët e fundit ke filluar të bëhesh paj kryelartë?! Në qoftë se nxitimi yt të shtyn në ndonjë punë, të cilën unë nuk e pëlqej, edhe unë me ty do të veproj ashtu siç nuk të pëlqen ty!
-Mandej, - thotë Mejmuni, - m`u drejtua dhe më tha:
-O Mejmun, djali im Abdulmeliku më ka hyrë shumë në zemër. Ndoshta edhe unë jam fajtor për këtë? Kam frikë se po e dua më tepër sesa meriton dhe se e njoh, ndoshta më ka verbuar dashuria ndaj familjes dhe nuk po i shoh të metat e tyre? Prandaj shko deri tek aid he prej së largu pa të vërejtur, shiko mos ka tek ai shenja të mendjemadhësisë dhe kryelartësisë, sepse ai është ende i ri e kam frikë se mos po e mashtron shejtani!
Mejmuni tregon më tej:
-Kështu u përgatita dhe shkova te Abdulmeliku. Kur arrita, kërkova leje të hyj, e kur hyra, takova një djalosh me fytyrë të kthjellët dhe modest, i ulur në një shilte të bardhë e shtruar mbi një cergë me qime të ashpra. Posa më pa, u ngrit dhe më uroi mirëseardhje, e mandej tha:
-Kam dëgjuar se babai im të përmend për mire dhe se i ndihmon në punët e tij, Allahu të shpërbleftë. Lus Allahun që edhe me të të jesh i dobishëm!
-Si erdhe këtu? – e pieta
-Mirë me ndihmën dhe lejen e Allahut [subhanehu ve teala], - u përgjigj ai dhe shtoi:
-Kam frikë se mo të më mashtrojë mendimi i mirë i babait tim për mua, sepse unë nuk e meritoj të atë që ai mendon për mua.
Kam frikë se ai më don më tepër sesa më njeh, e një ditë do të dëshprohet me mua?
Më pëlqeu që kanë mendime të njejta, prandaj e pyeta:
-Më trego me çfarë jeton?
-Nga të ardhurat e një toke, të cilën e kam blerë nga njeriu që e ka trashëguar nga babi i tij, - u përgjigj ai dhe shtoi: - E kam paguar me para, të cilat i kam fituar në mënyrë të ndershme, kështu që nuk e shfrytëzoj haraçin që u paguhet muslimanëve.
Pastaj e pyeta:
-Me se ushqehesh dhe çfarë han më tepër? – Ai mu përgjigj:
-Një ditë ha mish, të nesërmen thjerrëza dhe vaj, ditën e tretë uthull dhe vaj e kështu me radhë. Kjo më mjafton.
-A mendon se ke shenja kryelartësie? – E pyeta atë.
-Ndoshta kam pasur pak, u përgjigj, - por babaim im më këshilloi, më njoftoi me esencën e shpirtit, epshet e tij të ulëta dhe me tregoi se ajo nuk më ka hije mua, e kjo më ka ndihmuar shum, Allahu dhashtë të mira!
-Qëndrova edhe për pak kohë me të, kur herë ai më tregonte e herë unë, dhe e pashë se djaloshi jo vetëm se ishte i bukur për nga pamja, por ishte i pjekur që të mendojë. Kështu në një moment mendova se nuk kam takuar një njeri aq të ri, me sjellje aq të mira, edhe pse nuk kishte aq provojë. Nga fundi i ditës, i erdhi në derë një shërbëtor e i tha:
-Allahu të udhëzoft, ne përfunduam? – e ky asgjë nuk u përgjigj
-E ç`kanë përfunduar ? – e pyeta.
-Hamamin – u përgjigj.
-Si ashtu? – e pyeta përsëri.
-E kanë boshatisur nga njerëzit e tjerë – u përgjigj.
-Pikërisht kur mendova për ty gjëra shumë të mira, dëgjova edhe këtë – i thashë, e ai u frikësua dhe më tha:
-Të gjithë jemi të Allahut dhe të gjithë Atij do t`i kthehemi!
-E ç`të keqe ka këtu, o xhaxha? – pyeti, e pastaj unë e pyeta:
-Hamami, a është pronë e jotja?
-Jo, nuk është, - u përgjigj
-E ç`të shtyu ta zbrazësh nga njerëzit tjerë? A mos ndoshta don të trgohesh se je më i mire ose më i vyshëm se njerëzit e tjerë? Përveç kësaj ia zvogëlon të ardhurat pronarit të hamamit dhe u bën padrejtësi atyre që vijnë pas teje, - i thashë, e ai m`u përgjigj.
-Sa i përket pronarit të hamamit ai nga kjo nuk do të pësojë kurrfarë dëmi, sepse me të jam marrë vesh që atë ditë t`ia kompensoj.
-Atëherë ky është harxhim i panevojshëm i parave, kjo të shpie në mendjemadhësi. Pse nuk shkon të lahesh me njerëz tjerë? – e pyeta e ai më tha:
-Sepse një grup horrash në hamam hyjnë të zhveshur, e mundet që t`i shikoj lakuriq. Unë nuk mundem t`i urdhëroj që të mbështillin e të mendojnë se jam duke i detyruar me force, unë nuk e dëshiroj këtë dhe lus Allahun [subhanehu ve teala] që të më mbrojë nga kjo – u përgjigj dhe shtoi: prandaj të lus, Allahu të mëshiroftë, më këshillo se çfarë të bëj dhe si ta zgjidh këtë problem!
-Prit deri në mbrëmje sa të dalin njerëzit nga hamami dhe të shkojnë në shtëpi, atëherë hyrë ti, - i thashë.
Betohem se do të bëj si më the – u përgjigj Abdulmeliku.
Asnjëherë nuk do të shkoj më ditën në hamam! Po të mos ishte ftohtë në këtë vend as që do të shkoja në hamam!
Pastaj uli pak kokën, sikur të mendonte diçka thellë, ngriti kokën, më shikoi dhe më tha:
-Të betohem në Allahun, mos i trego asgjë babait tim për këtë!
Nuk do të më vinte mirë të hidhërohet me mua. Kam frikë se mos i ndodh diçka e vdes i pakënaqur me mua.
Mejmuni i tha:
-Desha ta provoj se si do të reagojë, e i thashë: - Në qoftë se më pyet sunduesi i besimdrejtëve se: a kam vërejtur diçka te ti? A do të ishe i kënaqur ta gënjej?
-Jo, jo, Allahu mos e dhashtë, po i thuaj:
Kam vërejtur diçka tek ai që nuk më pëlqente, prandaj e këshillova atë në sy si për një gabim të madh, dhe nuk do të bënte më, dhe m`u betua se nuk do ta përsërisë më, e babai um nuk do të pyesi më tej, e as që do të këmbëngulë që t`i tregosh se për çfarë bëhet fjalë, sepse Allahu i Madhëruar e ka ndihmuar që të mos i mbulojë, por t`i zbuloj gjërat që janë të mbuluara.
Mejmuni tregon:
-Asnjëherë, as më pare e as më vonë nuk kam pare babe e bir më të mire, Allahu i Mëshiroftë që të dy!
Le të jetë Allahu i kënaqur me halifen e drejtë, Omer b. Abdulazizin! Edhe ai le të jetë i kënaqur me Zotin e tij! Allahu ia ndriçoftë varrin e tij dhe varrin e djalit të tij, Abdulmelikut! Le të jetë paqja mbi ta në shoqërinë e të zgjedhurve! Le të jetë paqja mbi ta atë Ditë kur të ringjallen në shoqërinë e të zgjedhurve!
Abdurrahman Ra`fat el-Basha
Teuhid.net



