Kur tatarët e kanë sulmuar Sirinë në vitin 669 h. dhe i kanë nënshtruar njësite e ushtrisë së Nasir ibn Kalavunit, një numër i madh i ushtarëve, autoriteteve, dijetarëve dhe emirëve kishte ikur. Kishte ardhur deri te plaçkitja e përgjithshme e pasurisë. Të burgosurit kishin ikur nga burgu.
I fuqishëm dhe i sigurt në vetvete kishte mbetur Imam ibn Tejmijje, derisa i shikonte grupet e atyre që iknin. Shpirti i tij nuk i sugjeronte ikjen. Zemra e tij nuk ka mundur që të pajtohet me largimin nga besnikëria, edhe pse e kishin braktisur adhuruesit e fronit.
Vazhdimisht i nxiste sulltanin dhe emirin në përgatitjen e mbrojtjes dhe mbledhjen e ushtrisë. U ka folur ashpër, hidhërueshëm dhe rreptë, derisa luftonte me dhimbjen në zemër për shkak të braktisjes së amanetit dhe dëshirës për ta ruajtur jetën: “Nëse ju keni hequr dorë nga Siria dhe mbrojtja e saj, ne do t’i vendosim sulltan asaj i cili do ta ruajë dhe mbrojë dhe do ta shfrytëzojë gjatë kohës së sigurt të saj. E nëse supozojmë se ju nuk jeni sundues e as mëkëmbës të saj, e nëse populli kërkon ndihmë prej jush, jeni të obliguar që t’i përgjigjeni. E po qe se jeni të obliguar, ndërsa ju jeni sundues dhe mëkëmbës të saj, ndërkaq ata pasues tuaj, edhe ju jeni përgjegjës për ta. Pas këtyre fjalëve, morali i emirit është rritur. Ndërkaq Ibn Tejmijje ka mbetur në mesin e tyre përderisa në fund sulltani është nisur me ushtrinë e vet drejtë Sirisë”. (El-Bidaje ven-nihaje, 14/15)
Gjatë kohës së ikjes së sunduesve të Sirisë, Ibn Tejmijje është bërë njeriu i parë i Damaskut dhe sundues i pakurorëzuar i tij. I ka gjykuar veprat e shëmtuara, e ka fuqizuar ligjin e Sheriatit, së bashku me pasuesit e vet e ka vendosur rendin dhe e ka kthyer sigurinë në Siri. Një gjë të tillë e nxiti xhelozinë te disa ziliqarë, të cilët kanë dashur t’i venë kurthe.
Vicesulltanit i ka arritur një letër në të cilën shkruante se Ibn Tejmijje dhe ata që janë me të, duke filluar nga dijetarët, nëpërmjet individëve e deri te njerëzit autoritativë këshillohen me tatarët, me ta shkëmbejnë letra dhe e përkrahin atë që u është për qejfi. (El-Kevahibu ed-derarijj)
Fatkeqësi dhe ngatërresa të njëjta u ndodhin edhe në petkun e ri bartësve të Lëvizjes islame në kohën e re. I akuzojnë se kontaktojnë me anglezët dhe se tentojnë të bëjnë grusht shtet në rendin e tyre. Kjo është akuza të cilën regjimet diktatoriale e kanë përsëritur kur kanë dashur ta godasin Lëvizjen Islame.
Sulltani Nasir li Dinilahi e ka thirrur dhe i ka thënë: “Jam i lajmëruar se njerëzit të nënshtrohen dhe se në shpirt e donë pushtetin”.
Kur adhuruesi i fronit mbaroi me leximin e tekstit të akuzës, Ibn Tejmijje nuk është marrë me të, por ka dashur që në shpirtin e çdo adhuruesi të fronit t’i gdhendë fjalët e lartësuara mbi dëfrimet e kalueshme të kësaj bote. Ka dashur që t’i bindë se thirrësit janë larg nga të dëshiruarit e asaj që njerëzve u thonë se duhet ta braktisin dhe të largohen nga ajo. E për këtë ka bërtitur me zë të lartë, ashtu që të gjithë që kanë qenë të pranishëm në oborrin mbretëror e kanë dëgjuar qartë. E sikur e ndiente se veshët e sulltanit paraqesin veshë të çdo adhuruesi të fronit të cilët i shkatërrojnë shpirtrat e pafajshëm për shkak të fronit të tyre, që të mos luhatet.
Është dridhur duke folur: “Unë këtë ta boj? Pasha Allahun, mbretëria jote dhe mbretëria mongole tek unë nuk vlejnë asnjë pare!” Sulltani për këtë u qesh dhe iu përgjigj se Allahu i Madhërishëm i ka mbjellë në zemër frikë të madhe: “pasha Allahun, ti je i sinqertë, e ai që ka folur kundër teje është gënjeshtar”. (El-Kevahibu ed-derarijj)
A.B
Teuhid.NET




O Allah beje shejhun rahimeullah, qe te jet pran te derguarit a.s
Allahume aminnnnnn