Rexha b. Hajve

Tre veta kanë qenë në brezin e tabi`inëve, të cilët nuk kanë pasur një të katërt që të krahasohej me ta. Si të ishte e pëcaktuar të jetojnë të njëjtën kohë së bashku, të porosisin për të vërtetën dhe durim, të thërasin në punë të mira dhe ta kalojnë jetën në devotshmëri duku kërkuar dituri.

“Tre persona janë në fisin Kinda për shkak të të cilëve Allahu lëshon shiun dhe u jep fitoren kundër armiqve. Njëri prej tyre është Rexha b. Hajve” (Maslema b. Abdulmeliku)

Tre veta kanë qenë në brezin e tabi`inëve, të cilët nuk kanë pasur një të katërt që të krahasohej me ta. Si të ishte e pëcaktuar të jetojnë të njëjtën kohë së bashku, të porosisin për të vërtetën dhe durim, të thërasin në punë të mira dhe ta kalojnë jetën në devotshmëri duku kërkuar dituri.
Që të tre kaluan jetën në shërbim të Allahut [subhanehu ve teala], Pejgamberit të Tij [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], dhe muslimanëve, masës së thjeshtë, po ashtu edhe të afërmve të tyre. Këta ishin: Muhammed b. Sirini në Irak, el-Kasim b.Muhammed b.Ebu Bekri në Hixhaz dhe Rexha b. Hajve në Sham.

Le të dëgjojmë së bashku rrëfimin për jetën e njërit prej këtyre tre personave të ndershëm, Rexha b.Hajver…
Rexha b.Hajve ka lindur në Bejsan të Palestinës, nga fundi hilafetit të Othman b.Affanit, në fisin arab Kinda. Hajve pra, nga vendlindja ishte palestinez, kurse me prejardhje arab nga fisi Kinda.
Ky djalosh prej fisit Kinda, qysh në fëmijëri u rit duke iu nënshtruar urdhërave të Allahut [subhanehu ve teala], prandaj Allahu [subhanehu ve teala] jo vetëm që e deshi, por edhe tek të tjerët mbolli dashuri ndaj tij.

Rexha b.Hajve qysh në fëmijëri iu kushtua kërkimit të diturisë, kështu që në të gjeti një tokë pjellore, e cila jo vetëm që do ta përthithte, por edhe do ta zhvillonte. Preukopimi i tij kyresor ishte që të thellohej sa më mire në njohuritë e Librit të Allahut [subhanehu ve teala] dhe të mbajturit mend të haditheve të Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Mundi dhe mësimi i tij, shumë shpejt do të japin rezulltate të kënaqme, kështu që mendimet e tij, do të jenë shkëlqim me dritën e Kur`anit, rrugët dhe mënyra e jetesës të shndritura me mendjemprehtësinë pejgamberike, kurse gjoksin e mbushur me udhëzim dhe mençuri, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra, i është dhuruar mirësia e madhe [El-Bekare,269]

Rexha b. Hajve ishte njëri prej fatlumëve që patën fatin të dëgjojnë dhe të mësojnë nga as`habët e njohur siç ishin: Ebu Seid el-Hudriu, Ebu Derdai, Ebu Umame, Ubade b. es-Samiti, Muavi b.Ebu Sufjani, Abdull-llah b.Amr b.el-Asi, en-Nuvas b.Semami dhe shumë të tjerë, e ata pa dyshim ishin pishtarë ndriçues në rrugën për njohjen e fesë.

Ky djalosh fatlum, qysh në fëmijëri, ia parashtroi vetes disa rregulla, të cilave iu përmbajt gjatë tërë jetës dhe i këshillonte edhe të tjerët.

Sa i mirë është Islami, të cilin e zbukuron imani!
Sa i mirë është imani, të cilin e zbukuron ndershmëria!
Sa e mirë është ndershmëria , të cilën e zbukuron dituria!
Sa e mirë është dituria, të cilën e zbukuron vepra!
Sa e mirë është vepra, të cilën e zbukuron butësia!

Rexha b.Hajve shërbeu si minister në administratën e shumë halifeve emevitë, duke filluar prej Abdulmalik b.Mervanit, e deri te Omer b.Abdulazizi, mirëpo lidhja me Sulejman b.Abdulmelikun dhe Omer b.Abdulazizin ishte më e forte se sa me të tjerët.

Në zemrat e halifeve emevitë ishte i afërt për shkak të mendjemprehtësisë, drejtësisë në të folur, sinqeritetit në qëllim, edhe mençurisë se si i afrohej zgjidhjes së problemit. Kishte edhe një gjë më të cilën dallohej nga të tjerët që ishin në detyrën e tyre, e ajo ishte se punët e tij asnjëherë nuk i kryente me qëllim që të arrijë ndonjë shpërblim të kësaj bote, kjo oshte kurora e virtyteve të shumta të tij.

Nderin dhe fatin që patën halifet emevitë që një njeri i tillë të jetë në administratën e tyre, ishte nga Mëshira dhe Mirësia e Allahut [subhanehu ve teala] që tregoi ndaj tyre, sepse çdoherë i këshillonte për të mire dhe u tregonte se si të veprojnë, kurse  i largonte nga e keqja dhe i mbyllte dyert para saj.

 Pos kësaj, tërë kohën përpiqej t`ua hapë sytë para të vërtetës dhe t`ua shtojë dashurinë ndaj saj dhe të zbulojë të pavërtetën duke i këshilluar të mos e pasojnë. Në këtë mënyrë e argumentoi qëllimin e tij të mire dhe animin nga Allahu [subhanehu ve teala], Pejgamberi i Tij [sal-lAllahu alejhi ve selem], udhëheqësit e muslimanëve dhe muslimanët në përgjithësi.

Në fillim të vendosjes së marëdhënieve të tij me halifet emevitë, Rexha ishte dëshmitar i një ndodhie që i mbeti tërë jetën si pishtar ndriçues në rrugën e tij se si të shoqërohet me sunduesit dhe si të sillet me ta. Ja se ç`thotë vetë ai për këtë ngjarje:
-Në një rast ishe i rrethuar me njerëz nga të gjitha anët dhe po qëndroja para Sulejman b.Abdulmelikut, kur vërejtase si një njeri  në turmën e njerëzve përpiqej  të afrohej te ne. Dukej shum i mire dhe të mahniste me paraqitjen e tij. Ndërsa po ndante turmën e njerëzve duke u afruar tek ne, mendova se donte të shkojë te Sulejman b.Abdulmeliku, mirëpo kur u afrua, ai u ndal para meje, me dha selam dhe më tha:

-Rexha, ti je njeri që Allahu [subhanehu ve teala] e ka vënë në sprovë të madhe me këtë njeri, - dhe tregoi me dorë nga halifja, - sepse afër tij ashtu siç mund të të gjejë e mira, mund të të gjejë edhe e keqja. Prandaj postin që ke përpiqu ta shfrytëzosh për të mirën tënde dhe të muslimanëve në përgjithësi.
-Rexha, dije se atij që për shkak të afërsisë, e ndihmon njeriun e pafuqishëm me autoritetin që ka tek halifja në Ditën e Gjykimit Allahu [subhanehu ve teala] do t`ia forcojë këmbët!
-Rexha përkujto se kur njeriu ndihmon vëllain e vet musliman, atë e ndihmon Allahu [subhanehu ve teala]

-Rexha, dije se punët më të dashura tek Allahu [subhanehu ve teala] janë ato që mbjellin gëzim në zemrën e besimtarit!
Ndërsa mendoja për fjalët që më thoshte, unë dëshiroja që të vazhdonte edhe më tej, kur u dëgjua zëri i halifes:
-Ku është Rexha b.Hajve?
U ktheva nga ai edhe iu përgjigja thirrjes:
-Ja ku jam, o sundues i besimdrejtëve!
Deshti të më pyesë për diçka, prandaj pasi iu përgjigja u ktheva, por shoku im nuk ishte më. Shikova përreth, por në turmën e njerëzve nuk munda ta gjej dot.
Duke u shërbyer halifeve emevitë, Rexha b.Hajve pati raste të panumërt ku dukeshin qartë qëndrimet e tij të sinqerta dhe dashamirëse. Disa prej tyre, si shembuj më të shndritshëm, historia e asaj kohe i shënoi në faqet e veta, e shumë të tjera deri sot i kanë përcjellur brez pas brezi duke i lënë pas tyre.
Kështu në një rast, në praninë e tij, në oborrin e halifes Abdulmelik b.Mervanit një njeri shfaqi anën e tij më të keqe dhe u tregua i padurueshëm ndaj emevitëve dhe ai që e akuzonte pos të tjerash tha se ky njeri ka qenë në anën e Ibn ez-Zubejrit dhe se e ndihmon, duke përmendur shumë shembuj dhe dëshmi nga punët e tij, për çka halifja u hidhërua shum dhe tha:

-Pasha Allahun, në qoftë se Allahu ma jep rastin ta kap, me të do të bëja këtë dhe këtë dhe me shpatë do t`ia kasha prerë kokën!
Jo shumë kohë, pas këtij premtimi, Allahu [subhanehu ve teala] ia bëri të mundur që ai njeri të bjeri në duart e njerëzve të Abdulmelikut dhe ta sjellin para tij, e posa e pa shumë i hidhëruar deshi ta realizojë premtimin e tij, por Rexha b.Hajve që u gjend aty pranë u ngrit dhe tha:
-O sundues i besimdrejtëve, Allahu të dha atë fuqi që aq shumë e deshe, prandaj edhe ti në emër të Allahut bëjë një punë që Ai e do dhe fale këtë njeri!
Kur i dëgjoi këto fjalë, halifja u qetësua dhe kur i kaloi hidhërimi e fali atë njeri dhe e liroi duke u sjellur mire ndaj tij.

Në vitin nëntëdhjetë e një hixhri, halifja el-Velid b.Abdulmeliku i shoqëruar nga Rexha b.Hajve u nis në Meke për të kryer haxhin. Rrugës u kthyen në Medine ku bashkë me Omer b.Abdulazizin vizituan xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Halifja, me qëllim që ta zgjërojë Haremi-sherifin në një gjerësi prej dyqind arshinësh, deshi ta shikojë mire haremin, kështu që rojtarët e zbrazën xhaminë nga njerëzit dhe aty mbeti vetëm Seid b.Musejjebi, sepse asnjëri nga rojtarët nuk pati guxim ta nxjerrë nga xhamia. Kur dëgjoi për këtë, Omer b.Abdulazizi, i cili në atë kohë ishte mëkëmbës në Medine, e dërgoi një njeri ta lusë Ibn Musejebin që sikurse të tjerët edhe ai të largohet nga xhamia, por Seid b.Musejjebi tha se nuk do të dale nga xhamia derisa të vijë koha kur zakonisht njerëzit dalin nga xhamia dhe mbeti aty.

Atëherë iu tha:
-Kur të vijë halifja, do të ishte mire të ngrihesh dhe të përshëndetësh me sunduesin e besimdrejtëve?! – Por ai u përgjigj:
-Unë këtu kam ardhur t`u lutem Zotit të botëve, e jot a pres sunduesin e besimdrejtëve!
Duke dëgjuar se si përfundoi biseda mes njeriut dhe Seid b.Musejjebit, Omer b.Abdulazizi deshi të largohet prej vendit ku falej Ibn Musejjebi. Rexha b.Hajve duke ditur për vrullin e Velidit, deshi ta largojë bisedën prej sunduesit të besimdrejtëve, mirëpo Velidi, duke vërejtur shejhun, i pyeti ata të dy:

-Kush është ai shejh? A nuk është ai Seid b.Musejjebi?
-Po, ai është o sundues i besimdrejtëve, - u përgjigj dhe filluan t`i tregojnë pë devotshmërinë, diturinë dhe sinqeritetin e tij. Në fund thanë edhe këtë:
-Po ta dinte shejhu se sunduesi i besimdrejtëve është i pranishëm, me siguri do të ngrihej dhe do të jepte selam, por sheh dobët dhe nuk të ka vërejtur:
-Me sa e njoh unë, - tha Velidi – dhe unë e njoh ashtu siç e përshkruat, mendoj se do të ishte më mirë që ne të shkojmë tek aid he t`i japim selam.

Mandej Velidi u kthye, iu afrua, i dha selam dhe e pyeti:
-Si është shejhu ynë?
-Mirë. Falënderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala] për të mirat! – u përgjigj pa lëvizur prej vendit të tij. – Në fund edhe ai e pyeti:
-E si është sunduesi i besimdrejtëve, Allahu e ndihmoftë të bëhet ashtu siç don Ai dhe si do të jetë Ai i kënaqur me të .
Duke i larguar prej tij, Velidi me përcjellësit e tij tha:
Vetëm ky ka mbetur prej njerëzve! Vetëm ky ka mbetur prej brezit të vjetër të këtij Ummeti!
Kur e mori hilafetin Sulejman b. Abdulmeliku, Rexha b.Hajves iu rrit më tepër autoriteti dhe besimi te njerëzit se sa te hilafet e mëparshëm. Kështu qe Sulejmani kishte aq besim tek ai saqë për çdo vendim këshillohej me të, si për vendimet e rëndësishme, ashtu edhe për ato më të voglat, donte të dëgjonte se çfarë mendon ai.
Prej Rexha b.Hajves janë regjistruar shumë këshilla me të cilat i drejtohej Sulejman b. Abdulmelikut. Shumë prej tyre janë të ndjeshme dhe prekëse.
Ndoshta për Islamin dhe fatin e muslimanëve më e rëndësishmja është zgjedhja e pasardhësit të Sulejmanit, ku Rexha b.Hajve luajti rolin kryesor që pas Sulejmanit, halife të zgjedhet Omer b.Abdulazizi.

Duke rrëfyer se si ndodhi kjo, Rexha b.Hajve thotë:
-Xhumaja e parë në muajin safer, vitin e nëntëdhjetë e nëntë hixhri, më gjeti në shoqëri të sunduesit të besimdrejtëve Sulejman b.Abdulmelikut në Dabik, jo larg Halepit, prej ku përcolli një ushtri të madhe nën udhëheqjen e vëllait të vet Mesleme b.Abdulmelikut me qëllim që të pushtojë Konstandinopojën (Stambollin e sotëm). Me këtë ushtri u nis dhe Davudi, djali i Sulejmanit, sikurse edhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së emevitëve.
Sulejmani duke e përcjellur ushtrinë, u betua se nuk do të kthehet i gjallë derisa ta pushtojë Konstantinopojën. Kur u afrua koha e namazit të xhumasë, halifja mori abdes, veshi pelerinën e gjelbër, vuri në kokë turbanin e gjelbër dhe ashtu, i ri dhe i pashëm, pak edhe krenar, shikoi veten në pasqyrë. Sapo kishte mbushur dyzetë vjeç.
Pastaj hyri në xhami si imam t`iu falë njerëzve namazin e xhimasë. Para se të hynte oshte plotësisht i shëndoshë, por kur doli nga xhamia doli me ethe. Pasi që dita-ditës sëmundja vinte duke iu shtuar, më luti që çdoherë të jem pranë tij. Kur hyra në ditë tek ai, e gjeta duke shkruar një letër, prandaj e pyeta:

-O sundues i besimdrejtëve, çfarë po shkruan?
-Po shkruaj testamentin që në rast se më ndodh diçka, të më zëvendësojë djali im Ejubi në postin e halifes, - u përgjigj ai.
Unë i thashë:
-O sundues i besimdrejtëve, ke ndërmend se halifen nga dënimi i varrit dhe përgjegjësia përpara Allahut [subhanehu ve teala], mund ta kursejë vetëm ajo që si pasardhësin e tij, të lejë  një njeri të ndershëm. Ashtu siç e di edhe ti, djali yt Ejubi është ende djal i ri për të cilin ti nuk e di se kur të rritet, a do të bëhet i ndershëm apo jo.
-Unë testamentin sapo e përfundova, por për këtë gjë do të mendoj përsëri dhe do ta lus Allahun [subhanehu ve teala] që Ai të vendosë për më të mirën. Për çdo rast, ende nuk e kam marrë vendimin përrfundimtar

.Mandej e mori dhe e grisi atë letër. Pas dy tri ditësh më thiri sërish dhe më pyeti:
-O Ebu Mikdam, si thua që amanetin ta lë mbi djalin tim Davudin?
-Por ai nuk është i pranishëm, - u përgjigj. – Shkoi me ushtrinë muslimane në Konstantinpojë. Si mund ta dime se: a është i gjallë apo i vdekur?
-E si mendon ti, kujt t`ia lë amanetin? – më pyeti.
-Kjo është punë për ty, o sundues i besimdrejtëve. – u përgjigja,- por dëshiroja t`i dëgjoj një nga një kë do të propozoje që t`i refuzoj derisa të vije te Omer b.Abdulazizi
-Ç`mendon, a t`ia lë amanetin Omer b.Abdulazizit? – pyeti, e unë iu përgjigja:
-VAllahi, unë e njoh si njeri të ndershëm, i mirë në çdo drejtim, i mençur dhe i devotshëm
-Të vërtetën e the. VAllahi, ai me të vërtetë është i tillë – tha dhe pastaj shtoi:
-Por, nëse vendos atë para vëllezërve të Abdulmelikut, për pasardhës timin, kam frikë se do të fillojë përçarja dhe nuk do të pajtohen me atë që ai të jetë më i vjetër se ata. – I thashë
-Atëherë, caktoje njerin prej atyre që pas Omerit të marri hilafetin!
-Mirë - u përgjigj. – Kjo do t`i qetësojë dhe ata do ta pranojnë hilafetin e Omerit
Pastaj mori letrën dhe penën dhe me dorën e vet e shkroi:

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit!
Kjo është letër prej robit të Allahut, Sulejman b.Abdulmelikut, sunduesit të besimdrejtëve, për Omer b.Abdulazizin, të cilin e caktoj për pasardhës timin, e pas tij Jezid b.Abdulmelikun. Të jeni të dëgjueshëm dhe t`i nënshtroheni! Kini frikë Allahun [subhanehu ve teala] dhe mos u përçani e t`ju sulmojnë armiqtë e Islamit!
Pastaj e vuri letrës vulën e tij dhe ma dha mua që ta ruaj. Thirri Ka`b b.Hamizin, komandantin e policiesë dhe i tha:
-Thirre familjen time që të mblidhen dhe njoftoi se letrën që kam shkruar me dorën time gjendet te Rexha b.Hajve. Urdhëroi që t`i besatohen njeriut, të cilin ai e ka emëruar në letër.
Të gjithë thanë:

-Da to dëgjojmë sunduesin e besimdrejtëve dhe do t`i nënshtrohemi trashëgimtarit të tij!
Pastaj u lutën që t`u lejohet të hyjnë te sunduesi i besimdrejtëve dhe t`i japin selam, kurse unë u lejova. Kur hynë tek ai, u tha:
-Letra, e cila gjendet te Rexha b.Hajve, është letër të cilën e kam shkruar me dorën time. Në të kam caktuar trashëgimtarin tim. Bëhuni të dëgjueshëm dhe respektoni atë që unë e kam zgjedhur. Besatohuni për respect ndaj atij që ia kam shkruar emrin në letër!
Pastaj një nga një filluan të betohen se do ta respektojnë amanetin e tij. Pastaj ua tregova letrën e vulosur për të cilën askush nuk dinte se ç`shkruan në të, pos meje dhe sunduesit të besimdrejtëve. Kur u shpërndanë njerëzit, më erdhi Omer b.Abdulazizi e më luti me fjalët:
-O Ebu Mikdam, sunduesi i besimdrejtëve është njeri që ka mendim të mire për mua. Nga mirësia dhe prirja e tij e pastër, shpeshherë më ka besuar shumë gjëra. Kam frikë se ndoshta edhe lidhur me këtë diçka më ka besuar. Të betohem në Allahun dhe të lus me çdo gjë që të më tregosh, në qofte se në letrën e sunduesit të besimdrejtëve ka diçka lidhje me mua, ta lus që të më kursejë nga kjo para se të bëhet vonë!

-VAllahu, - i thashë, - nuk do të të tregoj asnjë shkronjë për atë që më pyete, edhe në qoftë se hidhërohesh me mua e me kthën shpinën.
Mandej më erdhi Hisham b.Abdulmeliku e më tha:
-O Ebu Mikdam, ti e di se ndërmjet meje dhe teje prej kohësh mbisundon dashuria dhe besimi. E di se më ke shumë borxh! Më thuaj se ç`shkruan në letrën e sunduesit të besimdrejtëve! Në qoftë se mua më ka caktuar për pasardhës, do të hesh dhe nuk do t`i tregoj askujt, e në qoftë se ka caktuar dike tjetër, atëherë do të ankohem, sepse njeri siç jam unë nuk mund të heq dorë nga e drejta e tij. Të betohem se askujt nuk do t`i tregoj se më ke treguar diçka!
-Jo, vAllahi, nuk do ta zbuloj asnjë shkronjë nga ato që më ka besuar sunduesi i besimdrejtëve – u përgjigja

Kur i thashë këto fjalë, edhe ai ma ktheu shpinën dhe u nis duke folur:
-Kujt mund t`ia ketë dorëzuar këtë, në qoftë se unë jam i dëmtuar?! A është e mundur që halifeti t`i besohet dikujt tjetër pos fëmijëve të Abdulmelikut?! E unë, vAllahi jam ai që e meriton më tepër nga fëmijët e Abdulmelikut!
Mandej hyra të shos se si është Sulejman b.Abdulmeliku dhe e gjeta duke dhënë shpirt, e kur ishte në agoninë e vdekjes, e mora dhe e drejtova kah Kibla, por ai më tha:
-Rexha, ende nuk ka ardhur koha për këtë.
Këtë e bëra dy here e kur shkova ta bëj për të tretën herë, - e dëgjova qa më tha:
-Tani, o Rexha, tani! Në qoftë se ke ndërmend të bësh diçka, bëjë tani! Deklaroj se nuk ka Hyjni tjetër pos Allahut  dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij!
Mandej e drejtova kah Kibla dhe pas pak kohe dha shpirt.
Pas kësaj ja mbylla sytë, e mbulova me mbulesën e gjelbër, dola dhe e mbylla derën pas meje.
Gruaja e tij dërgoi një thirrës pas meje të pyesi për të dhe pyeti se a mund ta shohë, ia hapa pak derën dhe i thashë:

-Shiko, tani pas shumë kohe e zuri pak gjumi, prandaj lëreni le të pushojë! – Kështu njeriu u kthye dhe e bindi gruan se ka fjetur. Mandej e mbylla mirë derën me çelës, vura para një rojtar besnik dhe i thashë që mos të largohet askund derisa të kthehem unë dhe mos të lejojë askënd të hyjë te halifja.
Kur dola, filluan të më pyesin se si është sunduesi i besimdrejtëve , e u thashë se që kur është sëmurur, nuk është ndjerë dhe qetësuar si tani, e ata thonin:
-Falënderimi i takon Allahut!

Mandej kërkova që të vijë menjëherë Ka`b b.Hamizi komandanti i policies, që të thërrasi tërë familjen e sunduesit të besimdrejtëve në xhami në Dabik, ku thashë:
-Tano do t`i besatoheni atij që ka zgjehur sunduesi i besimtarëve në këtë letër!
-Njëherë u besatuan. A ka nevojë që edhe njëherë të besatohemi! – pyetën ata
-Kështu ka urdhëruar sunduesi i besimdrejtëve, - u përgjigja dhe shtova:
-Tani do t`i besatoheni atij që ka zgjedhur aid he emri i të cilit gjendet në këtë letër të vulosur. – Paas kësaj u besatuan një nga një. Kur vërejta se çdo gjë e kam bërë siç duhet, u thashë.
-Sunduesi i besimdrejtëve ka vdekur. Të gjithë jemi të Allahut dhe të gjithë Atij do t`i kthehemi!
Mandej e hapa letrën e vulosur dhe fillova t`u lexoj se ç`shkruan në të, e kur e lexova emrin e Omer b.Abdulazizit, Hisham b.Abdulmeliku u ngrit dhe bërtiti:
-Kurrë nuk do t`i besatohem atij! – e unë iu kanosa:
-Atëherë, vAllahi do ta heq kokën! Prandaj më mirë, ngrihu dhe besatohu! – Kështu që pa dëshirë u ngrit, iu afrua Omerit dhe i tha:

-Të gjithë jemi të Allahut dhe të gjithë do t`i kthehemi Atij – duke aluduar se u është bërë padrejtësi atij dhe vëllezërve të  tij që hilafeti nuk iu dha atyre, por Omerit. Në të njëjtën mënyrë iu përgjigj edhe Omeri atij:
Të gjithë jemi të Allahut dhe të gjithë Atij do t`i kthehemi!- duke aluduar se hilafeti iu besua pa dijen dhe vullnetin e tij.
Kështu Allahu i Madhëruar, me dhënien e këtij besatimi Omerit nga ana e familjes së emevitëve, ia ktheu Islamit entuziazmin rinor dhe foroci pishtarin e fesë.
Lum për hilafetin Sulejman b.Abdulmelikun që e pranoi këshillën e sinqertë! Lum për atë, i cili diti të arsyetohet para Allahut [subhanehu ve teala], duke lënë pas tij një trashëgimtar të ndershëm!
Lum dhe për vezirin e tij dashamirës, Rexha b.Hajve që diti se si të jetë i nënshtruar ndaj Allahut [subhanehu ve teala], Pejgamberi të tij dhe sunduesve të besimdrejtëve!
Le t`i shpërblejë Allahu [subhanehu ve teala] më begatitë e Tij, robërit e Tij të sinqertë për të mirat që i bënë.

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Teuhid.net

Hits: 294
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy