Seleme b. Dinari (I njohur edhe me emrin Ebu Hazim el-`Arexhi)

 “Nuk kam parë njeri të flasi me aq mençuri siç fliste Ebu Hazim.” (Abdurrahman b. Zejdi).

Vitin nëntëdhjetë e shtatë hixhri, halifja Sulejman b. Abdulmeliku, duke iu përgjigjur thirrjes së babit të pejgamberëve, Ibrahimit [alejhis-selam] me njërin prej karvanëve me deve, shpejtonte në rrugën e tij drejt vendeve të shenjta, që nga Damasku të arrijë sa më shpejt në Medine-Munevvere.
Përbrenda ndjente një dëshirë të madhe për të arritur sa më shpejt në Medine, të falet në Revda-mutaheri dhe t`i japi selam Pejgamberit të Allahut, Muhammedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].
Ndërmjet atyre që e përcillnin halifen kishte edhe lexues të mrekullueshëm Kurani, njohës të hadithit dhe fikhut, dijetarë, mëkëmbës dhe udhëheqës ushtarakë.


Kur arritën dhe u vendosën në Medine-Munevvere, njerëz të njohur dhe authoritative filluan të vijnë për t`u përshëndetur me halifen dhe t`i urojnë mirëseardhjen. Mirëpo ndërmjet atyre që ksihin ardhur të përshëndeten me halifen dhe t`i urojnë mirëseardhjen nuk ishte Seleme b. Dinari, kadiu i Medines, dijetar dhe imam që gëzonte besim të madh në masë dhe autoritet të madh.
Pasi i pranoi dhe i përcolli të gjithë njerëzit me autoritet që kishin ardhur t`i urojnë mirëseardhjen, disa nga bashkëbiseduesve të vet Sulejman b. Abdulmeliku u tha:
-Shpirtrat janë të tillë, ndryshken si metali në qoftë se nuk ka kush t`i përkujtojë dhe kohë pas kohe t`i pastrojë nga ndryshku.
-Po ashtu është, o sundues i besimdrejtëve, - u përgjigjen ata.
Pastaj ai pyeti:


-A ka ndonjë në Medine që i mban mend shokët e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], e të na përkujtojë?
-Ka, o sundues i besimdrejtëve. Këtu është Ebu Hazim el-Arexhi, - u përgjigjën.
-E kush është Ebu Hazim Arexhi? – i pyeti.
-Seleme b. Dinari, dijetari më i njohur, imam në Medine dhe njëri prej tabi`inëve që ka mbajtur mend një numër të madh prej shokëve të ndershëm të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], u përgjigjën ata.


-Atëherë shkoni dhe luteni të vijë! – urdhëroi Sulejmani. Shkuan dhe e thirrën siç u urdhëruan . Pasi i vizitoi dhe i uroi mirëseardhje, Sulejmani i tregoi vendin ku të ulet pranë tij dhe e pyeti:
-O Ebu Hazim, pse je tjetërsuar prej nesh?
-Si mendon se jam tjetërsuar? A ke dëgjuar prej meje ndonjë të keqe për ty, o sundues i besimdrejtëve? – e pyeti Ebu Hazimi.
-Jo, nuk kam ndëgjuar, por të gjithë njerëzit famë erdhën dhe u përshëndetën e më uruan mirëseardhjen, por ti jo, - u përgjigj Sulejmani. Ebu Hazimi ia ktheu:
-Nuk ka largim pa njohje paraprake. Si kam mundur të tjetërsohem prej teje, kur deri më sot nuk jemi njohur.
Halifja i tha të pranishmëve:


-Ka të drejtë shejhu. Halifja bëri gabim që e kundershtoi me fjalë.
Pastaj iu drejtua Ebu Hazimit dhe i tha:
-O Ebu Hazim, desha t`ju parashtroj disa pyetje për disa gjëra që më mundojnë?
-Fol, të shohim se për çfarë bëhet fjalë, Allahu të ndihmoftë o sundues i besimdrejtëve! – u përgjigj.
-O Ebu Hazim, së pari më trego, pse e urrejmë aq shumë vdekjen? – e pyeti halifja.
-Sepse e ngrejmë këtë botë, ndërsa rrënojmë atë tjetrën (Ahiretin), e nuk na vjen mirë të shpërngulemi nga një shtëpi e re në një shtëpi të rrënuar, - u përgjig.
-Mirë, - tha halifja, mandej e pyeti përsëri:


-O Ebu Hazim, si mund ta dijmë se çfarë na pret nesër para Allahut [subhanehu ve teala]?
-Mati punët e tua me Librin e Allahut [subhanehu ve teala], kështu do të shohësh se ç`të pret – u përgjig.
-E kur do ta gjeja këtë në Librin e Allahut [subhanehu ve teala]? – e pyeti halifja.
-Do ti gjesh këto në Fjalët e Allahut [subhanehu ve teala]: “E s`ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve dhe se mëkatarët janë në Xhehennem!” [El-Infitar, 13-14] – u përgjigj
-E ku është Mëshira e Allahut [subhanehu ve teala]? – pyeti halifja.


“S`ka dyshim se Mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.” [El-A`raf, 56]
-Si mund ta dijë njeriu se si do të jetë kthimi ynë nesër para Allahut [subhanehu ve teala]
-Sa i përket atij që ka bërë vepra të mira, kthimi për të do të jetë më i dashur se kthimi te fëmijët e tij pas një kohe të gjatë, e sa i përket mëkatarit, do të jetë sikurse robi që ka ikur, e pasi e kapin e kthejnë te zotëria i vet, - përgjigj Ebu Hazimi. Halifja kur i dëgjoi këto fjalë filloi të qajë. Mandej e pyeti:
-Si të bëhemi njerëz të ndershëm?


-Largojeni nga vetja kryelartësinë dhe merrni virtytet njerëzore! – i tha.
-E me këtë pasuri, si mund të mbrohemi para Allahut [subhanehu ve teala]?
-Ta merrni me të drejtë, atyre që u takon jepjani, ndajeni në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe ndaj nënshtatasve tuaj silluni drejtë, - u përgjigj.
-O Ebu Hazim, më thuaj cilët janë njerëzit më të mirë? – pyeti halifja.
-Ata që janë më bujarët dhe kanë frikë Allahut [subhanehu ve teala], - u përgjigj.
-O Ebu Hazim, më thuaj cila është fjala më e drejtë? – e pyeti halifja.
-Fjala e drejtë para atij që i frikësohesh dhe e lut, - u përgjigj.
-O Ebu Hazim, më thuaj kujt lutjeje Allahu [subhanehu ve teala] i përgjigjet shpejt? – pyeti halifja.
-Lutjes së bamirësit drejtuar për bamirësit e tjerë, - u përgjigj.
-Cila lëmoshë është më e mirë? – pyeti halifja.
-Kur i varfëri i jep të varfërit dhe nuk e kundërshton atë, - u përgjigj ai.
-Kush është njeriu më mendjemprehtë dhe më i mençur? – e pyeti halifja.
-Ai që me vepra arrin ta argumentojë devotshmërinë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe i udhëzon të tjerët, - u përgjig.
-Kush është njeriu më i marrë? – pyeti halifja.


-Ai që jepet pas epsheve të shokut të vet të humbur dhe e sakrifikon ahiretin e tij për dunjanë e huaj – u përgjigj.
-O Ebu Hazim, si do të ishte që të vish me ne, e ne ta ofrojmë atë që e kemi, e ti të na ofrosh atë që ke? – pyeti halifja.
-Allahu na ruajtë, o sundues i besimdrejtëve! – u përgjigj.
-Pse - pyeti halifja?
-Sepse kam frikë se po të mbështetem tek ju, Allahu do të më sprovojë në këtë botë dhe në botën tjetër, - u përgjigj ai. Halifja i tha:
-O Ebu Hazim, në qoftë se ke nevojë për diçka, vetëm më thuaj!
Do të ndihmojë për çfarëdo që bëhet fjalë.


-Duhet të më shpëtosh prej Xhehennemit dhe të më futësh në Xhennet, - u përgjigj, e halifja i tha:
-Kjo, o Ebu Hazim nuk është në duart e mia.
-O sundues i besimdrejtëve, pos kësaj un nuk kam nevojë tjetër, - u përgjigj dijetari.
-O Ebu Hazim, bëji një lutje të mirë Allahut [subhanehu ve teala] për mua! – E ai e bëri:
-O Zot, në qoftë se Sulejmani është robi Yt i sinqertë, jepi të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, e në qoftë se e ke armik, bëje të ndershëm dhe udhëzoje në rrugën Tënde!
Njëri prej të pranishmëve e sulmoi Ebu Hazimin duke i thënë:


-Që kur hyre te halifja, nuk the fjalë më të rëndë se kjo. Si e merr guximin ta ofendosh halifen e të gjithë muslimanve dhe e konsiderove armik të Allahut [subhanehu ve teala]?!
-Përkundrazi ajo që the ti është më e keqe! – iu përgjigj Ebu Hazimi dhe shtoi:
-A nuk ke dëgjuar se Allahu [subhanehu ve teala] ka marrë besën prej dijetarëve se do ta thonë të vërtetën, çfarëdo që të jetë? A nuk i ke dëgjuar fjalët e Allahut [subhanehu ve teala] … që gjithsesi t`ua thoni atë njerëzve, e të mos e fshihni. [Ali Imran, 187]
Mandej iu drejtua halifes dhe i tha:


-O sundues i besimdrejtëve, popujt që ishin para nesh dhe u humbën, ishin mire deri kur të parët e tyre, u shkonin në këmbë njerëzve të dijshëm për të mësuar atë që nuk e dinin. Mandej erdhën të tjerë, horrat më të mëdhenj, të cilët e merrnin diturinë për t`iu afruar njerëzve që ishin në pushtet, të fitojnë të mirat e kësaj bote që nuk i kishin, kështu që këtyre dijetarë të tillë nuk u duheshin. Prandaj edhe të parët edhe të dytëtë u shkatërruan, u bënë të paaftë dhe tek Allahu [subhanehu ve teala] humbën çdo gjë që kishin, po qe se dijetarët largoheshin prej asaj me të cilën njerëzit në pushtet krenoheshin, ata do të lakmonin diturinë e tyre. Por jo, ata lakmonin atë që kishin njerëzit me pushtet, e si të tillë u bënë të panevojshëm, e kur u bënë të panevojshëm, filluan t`i nënçmojnë dhe t`i zhlersojnë.
-Ashtu është, - u përgjigj halifja dhe e luti:


-O Ebu Hazim, deri tani nuk kam takuar njeri që flet me aq mençuri sa ti, prandaj më jep edhe ndonjë këshillë tjetër!
-Nëse je prej atyre që duan të përfitojnë nga këshillat, mjaft të këshillova, e në qoftë se nuk je, atëherë nuk ka nevojë t`i lëshoj shigjetat prej harkut, - u përgjigj.
-O Ebu Hazim, të luta të më këshillosh, - i tha halifja.
-Mirë atëherë pot a them shkurt. Madhëro Zotin tend dhe ki kujdes mos të të takojë duke bërë punë, të cilat t`i ka ndaluar, ose mos ta punosh atë që ta ka urdhëruar! – Pastaj dha selam dhe doli, pas së cilës halifja tha:


-Allahu të shpërbleftë me të mira, o dijetar qëllimmirë!
Ebu Hazimi sapo arriti në shtëpi, sunduesi i besimdrejtëve dërgoi pas tij një qese plot ar dhe i shkroi:
-Mund t`i harxhosh lirisht! Prej meje të presin edhe shumë qese të këtilla!
Mirëpo Ebu Hazimi nuk i pranoi, prandaj ia ktheu të gjitha halifes me një letër në të cilën e shkroi:
-O sundues i besimdrejtëve, kërkoj strehim tek Allahu nga mendimi se pyetjet e tua nuk ishin serioze, e përgjigjet e mia të gabuara.
VAllahi, o sundues i besimdrejtëve, nuk do të mundja të ta dëshmoj këtë gjë ty! Atëherë si do t`ia dëshiroja vetes?!
-O sundues i besimdrejtëve, në qoftë se ky ar është shpërblim për atë që të thashë, atëherë në rast nevoje, cofëtina dhe mishi i derrit do të bëheshin hallall më përpara, e në qoftë se është e drejta ime nga arka e përbashkët e muslimanëve, a u ke dhënë edhe muslimanëve të tjerë atë që u takon, siç po ma jep mua?


Shtëpia e Seleme b. Dinarit çdoherë ishte një thesar i kthjellët për të gjithë ata që ishin të etur për dituri dhe ndershmëri. Në këtë gjë nuk bënte dallim në mes shokëve të tij dhe nxënësve.
Kështu në një rast në njërën prej ligjeratëve të tij erdhi Abdurrahman b. Xheriri dhe me vete e solli djalin e tij, u ulën pranë tij, i dhanë selam dhe luti Allahut [subhanehu ve teala] t`i japi të mira në këtë dhe botën tjetër. Ai, iu përgjigj më së miri me selam dhe u uroi mirëseardhjen, e kur filloi biseda Abdurrahman b. Xheriri pyeti:
-O Ebu Hazim, si është më e lehtë që zemra të mbahet gjithmonë zgjuar? – e ai u përgjigj:


-Kur të pastrohet zemra dhe të falen mëkatet e mëdha. Kur njeriu vendos fort që të largohet nga mëkatet, i hapet zemra. O Ebu Abdurrahman, mos harro se edhe shqetësimi më i vogël në këtë botë, në shumë gjëra të largon nga ajo botë dhe çdo mirësi që nuk të afron tek Allahu [subhanehu ve teala] në të vërtetë është dënim për ty!
Djali i Abdurrahmanit e pyeti:


-So ka shumë mësues në të gjitha anët. Pas kujt është më mirë të shkohet?
-Djalosh, mbahu me atë që i frikësohet më së tepërmi në vetmi Allahut [subhanehu ve teala], ka kujdes prej veseve, në rini mundohet të jetë i ndershëm dhe nuk len asgjë për ditët e pleqërisë!
-Djalosh, dije se asnjë ditë nuk lind dielli e atë që kërkon dituri, nuk e kaplojnë në të njëjtën kohë dëshira dhe njohuri të reja, të cilat ballafaqohen si dy kundërshtarë. Ajo ditë, kur dituria e njeriut arrin t`i mundë dëshirat e tij është dita e fitores, e ajo ditë, kur dëshirat e njeriut arrijnë ta mundin diturinë e tij është ditë humbëse.
Pastak Abdurrahmani tha:


-O Ebu Hazim, shpeshherë na përkujton të jemi falënderues, prandaj na thuaj ku është thelbi i falënderimit!
-Për çdo gjymtyrë të trupit ia kemi borxh Allahut [subhanehu ve teala], ta falënderojmë.
-Si ta falënderojmë për sytë? – e pyeti Abdurrahmani.
-Në qoftë se sheh me to ndonjë të mirë dhe flet për të, e në qoftë se sheh ndonjë të keqe ta fshehësh, - u përgjigj.
-E sit a falënderojmë për veshët? – e pyeti Abdurrahmani.
-Në qoftë se ndëgjon ndonjë të mire ta shpallësh atë, e në qoftë se dëgjon ndonjë të keqe ta fshehësh, - u përgjigj.

 

 

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Teuhid.net

Hits: 346
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy