Muhammed b. Vasi` El-Ezdiu

 (Asketi më i madh i kohës së tij) “Mëkëmbësit kanë lexuesit e tyre të Kur`anit, të pasurit kanë ata që kujdesen për ta, por njëri që kujdeset për Mëshiruesin është edhe Muhammed b. Vasi`u” (Malik b.Dinari).

Koha për të cilën flasim, është koha e sundimit të sunduesit të besimdrejtëve, Sulejman b. Abdulmeliku dhe mëkëmbësit të tij në Horasanin të lashtë, Jezid b. Muheleb b. Ebu Sufre, një prej shpatave me përvojë të Islamit, që në ballë të ushtrisë, e cila numëronte mbi njëqind mijë luftëtarë, pa llogaritur vullnetarët e etur për të flijuar jetën në luftë në rrugë të Allahut (subhanehu ve teala), me shpejtësi përgatitet për të pushtuar Xhurxhanin dhe Taberistanin.
Njëri prej vullnetarëve më të pare është edhe tabi`ini i njohur Muhammed b. Vasi` el-Ezdi el-Basriu, i njohur edhe me llagapet Zejnu-l-fukaha (krenaria e mësuesve të fikhut) dhe Abidu-l-basre (asketi nga Basra), nxënës i as`habit të njohur Enes b. Malik el-Ensariut, shërbëtorit të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem).


Jezid b. Muhelebi me ushtrinClutch e vet sulmoi fillimisht Dihistanin ku banonin fise luftarake turke dhe të kalitura në luftëra të ndryshme, me fortifikata të shumta dhe të paaratishme malore, prej të cilave çdo ditë dilnin dhe sulmonin rajonet fqinj muslimane, e kur lodheshin nga luftimet, apo nëse u kërcnohej ndonjë rrezik, tërhiqesin përsëri atje dhe strehoheshin aty deri në sulmin e ardhshëm.
Përskaj trupit të dobët dhe viteve të pleqërisë, Muhammed b. Vasi` el-Ezdiu, në këto ekspedita luftarake, kasha një rol me rëndësi të jashtëzakonshme, para së gjithash kishte aftësi të madhe për të ngritur moralin luftarak ndërmjet ushtarëve dhe mbillte siguri për fitore ndaj armikut.
Luftëtarët muslimanë i ndriçonte thjesht me dritën e fesë me të cilën shndriste fytyra e tij e kthjellët, me gjuhën e tij të ëmbël dhe dhikrin e këndellte dhe mbillte entuziazmin e flaktë në zemrat e tyre, e në çastet e fatkeqësive dhe kujtimeve për bashkëluftëtarët e humbur i ndihmonte me lutjet e tij. Kur komandanti i ushtrisë jepte urdhër për sulm ndaj armikut, Muhammed b. Vasiu e kishte zakon të thërrasi:


-Përpara, o kalorës të Allahut!
-Vërsuluni, o kalorës të Allahut!
Kur dëgjonin zërin e tij luftëtarët muslimanë, i vërsuleshin armikut, si luantë e urritur mbi gjahun e tyre dhe në arenën e luftës bënin gara se kush do ta sulmojë më para armikun, ashtu si të eturit në vapën e verës që vrapojnë drejt burimit me ujë të ftohtë.


Kështu në njërën prej këtyre betejave të ashpra nga radhët e armikut doli një kalorës për dyluftim. Deri atëherë sytë e tyre nuk kishin parë njeri aq të madh, të fuqishëm, trim dhe të vendosur.
Kaloi duke ecur me kalin e tij para radhëve të para të ushtrisë muslimane, duke mbjellur frikë dhe tmerr në zemrat e luftëtarëve, aq sa filluan të tërhiqen nga pozicionet e tyre, e pastaj i kërcnoi dhe me mendjemadhësi i provokonte muslimanët se kush është ai që i del në dyluftim?


Duke pare se ç`po ndodhte dhe se askush prej luftëtarëve muslimanë nuk po guxonte t`i dale përballë, Muhammed b. Vasiu njeri i moshuar, u nis të dale në dyluftim me këtë kalorës.
Kalorësit musliman u turpëruan dhe në të njëjtën kohë u ndez midis tyre flaka e entuziazmit, e i pari që u gjend pranë plakut, e luti që mos të dale, po dyluftimin t`ia lejë atij, e at t`i drejtohet Allahut (subhanehu ve teala) me lutje për ndihmë dhe fitore kundër armikut.


Edhe i pari edhe i dyti, menjëherë u turrën mbi njëri-tjetrin si dy luanë të ashpër, ndërsa vëmendja e luftëtarëve nga të dy anët ishte drejtuar tek ata, kurse zemrat e tyre rrihnin sikur po u dilnin nga gjokset. Luftuan gjatë kështu me njëri-tjetrin, sulmonin fort derisa u lodhën dhe u rraskapitën që të dy. Mandej në të njëjtën kohë i vringëlluan shpatat dhe u qëlluan njëri-tjetrin në kokë, e shpata e “turkut” e preu helmetën e kalorësit musliman dhe ngeci tek ajo, kurse shpata e muslimanit qëlloi kokën e kalorësit turk në mes të ballit dhe ndau në dysh si mollë, atëherë kalorësi musliman u kthye tek bashkëluftëtarët e vet si fitues me dy shpata, si asnjeri më pare deri atëherë: më një shpatë të përgjakur në dorë dhe tjetrën të ngecut helmetën e tij.
Kështu luftëtarët musliman filluan të thërrasin me zë të lartë:
La ilahe il-lAllah!
Allahu ekber!
El-hamdu lil-lah!
Kur komandanti Jezid b. Muhelebi, pa dy shpata, ku helmeta dhe mburoja shndrisnin nga shkëlqimi i diellit, bërtiti nga gëzimi:
-Sa i mirë është ky kalorës! Sa trim qenka ky njeri!
E i thanë:


-Ky është njeriu  që e ka bekuar me lutjen e tij shejhu ynë, Muhammed b.Vasi` el-Ezdiu.
Pas vrasjes së kalorësit turk, raportet e forces në fushëbeteja u ndryshuan tërësisht, kështu që frika dhe paniku në radhët e armikut u perhap më shpejt se zjarri në barin e thatë në diell, kurse në radhët e muslimanëve u perhap flaka e etuziazmit për fitore.


Pastaj luftëtarët muslimanë u turrën si furtuna mbi radhët e armikut të Allahut (subhanehu ve teala) dhe i rrethuan, duke bërë një hallkë të forte sikurse prangat rreth qafës së robit. I shtrënguan duke i lënë pa ujë dhe pa ndihmë, kështu që sunduesi i tyre nuk kishte zgjidhje tjetër veç t`i japi Jezidit atë që kërkonte: sundimin mbi trojet, të cilat i zotëronte së bashku me njerëzit dhe pasurinë, me garanci se do ta kursejë atë, pasurinë dhe familjen e tij. Më pas Jezidi e pranoi ofertën e tij për t`u dorëzuar, duke i shtuar edhe disa kushte:
-se regullisht do t`ia pagujë tatimin me këste në shumën prej 7000.000 dërhemë.
-se me para në dorë do t`i paguajë 4000.000 dërhemë,
-se do t`i dorëzojë katërqind kuaj të ngarkuan me shafran,


-se do ti dërgojë katërqind njerëz, çdonjëri me një kupë në dorë prej argjendi të pastër dhe me bohçe në kokë, prej të cilave çdonjëri do të ketë nga një pelerine mëndafshi me kapelë dhe helmerinë mëndafshi me ngjyra të bardhë si dhuratë për grate e luftëtarëve muslimanë.
Kur mbaroi lufta Jezid b. Muhelebi thirri ruajtësin e thesarit dhe e urdhëroi:
-Na e regjistro plaçkën e luftës, për ti dhënë çdokujt atë që i takon!
Ruajtësi i thesarit dhe njerëzit e tij me ditë të tëra u munduan ta regjistrojnë plaçkën e luftës, por nuk arritën. Prandaj u morën vesh që të shpërndahet pasuria ndërmjet luftëtarëve me anë të syrit (përafërsisht)


Muslimanët në mesin e kësaj pasurie, pos të tjerash gjetën edhe një kurorë të punuar me ar të pastër, me margaritarë dhe gurë të çmuar e përpunuar me mjeshtri të madhe, e shumica ia vunë surin dhe dëshironin ta merrnin.
Duke pare këtë, Jezidi e mori në dorë, e ngriti lart që ta shohin të gjithë dhe i pyeti:
-Si mendoni, a ka ndonjë që nuk dëshiron ta marri këtë?
-O komandant Allahut të dhashtë të mira, u përgjigjën ata – a ka ndonjë që nuk do ta merrte këtë?


-Po, u përgjigj dhe shtoi:
-Do t`ju bind se në Ummetin e Muahmmedit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka ende të tillë që nuk do ta merrnin jo vetëm këtë kurorë, por edhe nëse i jepet e tërë pasuria e kësaj botë do ta refuzonte!


Pastaj iu drejtua përcjellësit të tij dhe i tha:
-Gjeje dhe ma sill Muhammed b.Vasi` el-Ezdiun!
Përcjellësi e tij shkoi e lypi dhe e gjeti larg të tjerëve, i tërhequr në një çadër duke falur namaz nafile me zemër të thyer, duke qarë, luste Allahun t`ia falë mëkatet.
Pastaj iu afrua dhe i tha:


-Më urdhëroi komandanti të të gjej dhe të shkosh menjëherë tek ai.
Nga aty së bashku me përcjellësin e komandantit u nisën, e kur arritën, i dha selam dhe u ul pranë komandantit. Komandanti iu përgjigj edhe më mirë, pastaj mori kurorën në dorë, e ngriti lart dhe i tha:


-O Ebu Abdullah, ushtarët muslimanë ia kanë fituar këtë kurorë të çmueshme armikut, e me dëshirën e të gjithë luftëtarëve, vendosa që të ta jap ty si plaçkë lufte.
-O komandant, a mua?! – e pyeti.
-Po, pikërisht ty, - u përgjigj ai.
-Allahu ju shpërbleftë, o komandant, por ajo nuk më duhet – i tha shejhu.
-T`u betova në Allahun, prandaj do ta marrësh! – përsëriti komandanti, e kur u pa se u betua, e mori kurorën dhe shkoi.


Disa prej atyre që nuk e njihnin shejhun thane:
-Ja shejhu juaj! As ai nuk mundi t`i bëj ballë, por e mori dhe shkoi!
Jezidi urdhëroi pastaj njërin prej shërbëtorëve të tij ta përcjelli dhe të shohi se çdo të bëjë me kurorën, e në qoftë se vëren diçka ta lajmërojë. Kështu edhe bëri.
Muhammed b. Vasi`u duke ecur me kurorën në dorë, kaloi pranë një njeriu të varfër, i cili duke lypur luste:


-Më ndihmoni, Allahu ju ndihmoftë! – shikoi nga të gjitha anët përreth tij; djathtas, majtas dhe para, shikoi mos po e sheh dikush, kur u sigurua se nuk e sheh askush, ia dha kurorën njeriut të varfër, e mandej i gëzuar sikur po lirohej prej një barre, vazhdoi rrugën. Shërbëtori e mori njeriun e varfër për dore, e solli para komandantit dhe i rrëfeu tërë atë që e pa.
Komandanti ia mori kurorën njeriut të varfër, i dha një sasi të hollash me të cilat ai u pajtua, pastaj u drejtua nga ushtarët dhe u tha atyre:
-A nuk ju thashë se në Ummetin e Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka ende njerëz, të cilëve kjo kurorë edhe gjëra të tila nuk i vlejnë asgjë?!
Muhammed v.Vasi`u vazhdoi të luftoj kundër armiqëve të Allahut (subahnehu ve teala) nën flamurin e Jezid b. Muhelebit, derisa iu afrua koha e haxhit, kur e luti Jezidin që ta lejojë të shkojë të kryejë haxhin, e Jezidi i tha:


-O Ebu Abdull-llah, e ke lejen time, e nisu kur të duash! I kam urdhëruar të të përgatisin edhe një sasi të hollash, që t`i kesh për çdo gjë! Mundë të të duhen rrugës për në haxh?!
-O komandant, a do të bëjë një gjë të tillë për çdo ushtar? – e pyeti e i tha jo.
-Atëherë as mua nuk më duhen, - u përgjigj shejhu, mandej i dha selam dhe u nis.
Shkuarja e Muhammed b.Vasi` el-Ezdiut u erdhi rëndë si Jezid b. Muhelebit po ashtu edhe luftëtarëve të tjerë muslimanë, të cilët ishin mësuar me të. U erdhi keq se ushtria e tyre fituese mbeti pa bekimin e tij, prandaj mezi prisnin që pas kryerjes së haxhit të kthehet prapë ne mesin e tyre.


Nuk ka dyshim se edhe komandantët e tjerë ushtarakë nëpër tërë vendin kishin dëshirë ta shohin asketin nga Basra, Muhammed b. Vasi`un në radhët e ushtrisë të tyre, sepse me te ndjeheshin më të sigurt dhe shpresonin se Allahu i Lartësuar do t`u përgjigjet lutjeve të tij e t`ju japi fitore dhe çdo të mirë.


Ç`të themi pas gjithë kësaj?! Me njerëz të tillë njeriu vetëm mund të krenohet, të vegjël në sytë e vet, por të mëdhej tek Allahu (subhanehu ve teala) dhe njerëzit.
Sa mire ka qenë koha kur kanë jetuar këtar njerëz!
Më poshtë keni takimin tjetër me këtë asket të njohur nga Basra Muhammed b.Vasi` el-Ezdiun!

 

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Teuhid.net

Hits: 251
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy