Muhammed b. Sirini

“Nuk kam parë njeri të jetë aq mendjemprehtë në devotshmërinë e tij, e as të jetë aq i devotshëm në fikhun e tij siç është Muhammed b. Sirini.” (Murik el-Ixhliu).


Pasi Enes b. Maliku e liroi nga robëria, dhe pas filloi t`i eci mire puna si mjeshtër për prodhimin e kazanëve, duke pasur të ardhura të mjaftueshme nga puna e tij, Sirini vendosi të martohet dhe të plotësojë pjesën tjetër të fesë së tij.
Zgjidhja e tij për bashkëshorte ram bi Safijen, robëreshën e liruar nga sunduesi i besimdrejtëve, Ebu Bekr es-Siddiku [radijAllahu anhhu].

Safija ishte një vajzë, në lulen e rinisë, me fytyrë të shndritshme, shpirt të pastër, me virtyte bujarie, e dashur ndër vajzat e Medinës, të cilat e njihnin, si të gjitha moshataret e saj me të cilat i lidhnin vitet, po edhe me të vjetrat me të cilat i lidhte kthjelltësia në të menduarit dhe sjellja e mirë e saj.
Por nga të gjitha më së tepërmi e donin grate e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,] e nga ato posaçërisht e donte Aishja [radijAllahu anha]

Sirini shkoi së pari te kujdestari i saj, sunduesi i besimdrejtëve, Ebu Bekri [radijAllahu anhu] dhe prej ti kërkoi Safijen për grua. Ebu Bekri menjëherë filloi të pyesë për Sirnin, kush është ai, si është në fed he çfarë sjellje ka, siç pyet babai për dhëndrin dhe burrin e vajzës së tij, sepse Ebu Bekri e ndjente dhe e donte Safijen si bijën e tij të lindur…
Përveç kësaj, ndjente përgjegjësi për të ardhmen e saj, sepse e kishte amanet nga Allahu [subhanehu ve teala], gjë për të cilën ai duhej të kujdeset.

Duke pyetur me hollësi për Sirinin dhe duke përcjellur çdo imtësi të jetës së tij, rruga që në fillim e solli te Enes b. Maliku [radijAllahu anhu] i cili kur e pyet se ç`mendon për të, pa u hamendësuar e këshilloi:
-Martoje me atë, o sundues i besimdrejtëve dhe mos u frikëso se do ta godasi ndonjë e keqe, sepse që kur e njoh, e njoh si njeri të devotshëm, i edukuar shumë mire dhe me fjalë të tjera burrë i vërtetë.
Bashkë me të e kam kaluar tërë kohën, qysh kur Halid b. Velidi, së bashku me dyzet djelmosha, e robëroi në luftën e Ajni Temraut dhe e solli në Medine. Mua më ra Sirini dhe me të kam kaluar jetë të mirë.

Pasiqë në fund Ebu Bekri vendosi ta martojë Safijen me Sirinin, u mundua që ajo të bëhet në mënyrën më të mirë, njësoj sikur të martonte bijën e tij më të dashur dhe i bëri një dasmë që rallë bëhej në Medine. Në darsmën e tij morën pjesë shumë nga as`habët e njohur, prej tyre edhe tetëmbëdhjetë, të cilët kishin marrë pjesë në luftën e Bedrit. Duanë e kurorëzimit e bëri shkruesi i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], Ubejje b. Ka`bi, i cili regjistroi Shpalljen, kurse nusen e përgaditën dhe e përcollën tri grate e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], nënat e besimtarëve.

Nga kjo martesë e bekuar, si fryt i dashurisë prindërore, do të lindte djaloshi, i cili pas njëzet vjetëve do të bëhej njëri prej tabi`inëve më të njohur dhe do të bëhej njëri prej dijetarëve më të mëdhenj të kohës së vet. Ky ishte Muhammed b. Sirini.
Pra, le ta dëgjojmë edhe njëherë nga fillimi rrëfimin e këtij tabi`ini të njohur!

Muhammed b. Sirini ka lindur para përfundimit të hilafetit të Othman b. Affanit [radijAllahu anhu]. U rrit dhe u edukua në shtëpinë, në të cilën në çdo skaj nihej era e freskët e devotshmërisë dhe frikës ndaj Allahut [subhanehu ve teala]. Kur u rrit dhe u bë djalosh i mençur, Muhammed b. Sirini filloi të shkojë në xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe të njihet me as`habët që ishin ende gjallë dhe tabi`inët e njohur siç ishin: Zejd b. Thabiti, Enes b. Maliku, Umran b. el-Husejni, Abdull-llah b. Omeri, Abdull-llah b. Abbasi, Abdull-llah b. Zubejri, Ebu Hurejre e të tjerë dhe prej tyre thithte me ëmbëlsi diturinë, sikurse udhëtari i etur pin ujë nga burimi. Prej tyre mësoi shumë për Kur`anin dhe të gjykuarit e drejtë mbi fenë e Allahut [subhanehu ve teala] dhe mbajti mend shumë hadithe të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], të cilët përcilleshin dhe tregoheshin. E gjithë kjo u bë shkak që nga fëmijëria e hershme, a të bëhet mendjemprehtë, nga njëra anë, dhe të pajiset me educate dhe sjellje të mira nga ana tjetër. Më pas ai me gjithë familjen e vet u shpërngulën edhe u vendosën në Basër.

Basra atë kohë ishte qytet i ri, i porsandërtuar, si një vajzë në lulen e rinisë së saj, Arkitektët muslimanë filluan t`i vendosin themelet para fundit të hilafetit të Omer el-Farukut. Pasi u ngrit, ajo do të paraqesi pasqyren e shoqërisë muslimane të asaj kohe. Para së gjithash ajo do të jetë një bazë e madhe ushtarake prej ku do të nisej ushtria muslimane në beteja në rrugë të Allahut [subhanehu ve teala], pos kësaj ajo do të jetë edhe qendër e madhe e arsimimit të banorëve të Irakut dhe Persisë, të cilët do ta pranojnë Islamin.
Thënë shkurt, ajo do të jetë pamje besnike e shoqërisë islame, e cila do të punojë për këtë botë sikurse do të mbetet në të përgjithmonë, e për botën tjetër sikurse do të vdesin nesër.

Jetën e tij në Basër, Muhammed b. Sirini, do ta fuste njëkohësisht në dy binarë. Një pjesë të kohës do ta kalojë për ditë duke kërkuar dituri dhe bërë ibadet, e pjesën ejtetër në tregti për të siguaruar nevojat e tij për jetesë.
Çdo mëngjes kur agonte shkonte në xhaminë e Basrës dhe atje pas namazit të sabahut qëndronte një kohë të gjatë në njërin prej grupeve dhe i mësonte të tjerët, apo ai vetë mësonte nga të tjerët derisa agonte dielli mirë, e mandej prej xhamisë i drejtohej tregut që të merret me shitblerje për të siguruar ekzistencën.

Në mbrëmje kur binte muzgu  i natës dhe qetësoheshin njerëzit, në një skaj të rëndomtë të shtëpisë së tij, i kushtohej namazit të natës, leximit të Kur`anit dhe frikës ndaj Allahut [subhanehu ve teala]. Aq qante dhe derdhte lot, saqë kur e dëgjonin njerëzit e shtëpisë dhe fqinjët e afërt shpeshherë ndjenin keqardhje për të.
Edhe gjatë ditës ndërsa blinte dhe shiste mall, duke kaluar napër treg, i këshillonte pa ndërprerë njerëzit për amshueshmërinë e asaj bote dhe jetën e shkurtër të kësaj bote, duke i këshilluar me vepra, të cilat i afrojnë tek Allahu [subhanehu ve teala] dhe duke i pajtuar ata që ishin hidhëruar.
Kohë pas kohe dinte t`u rrëfejë dhe ndonjë ndodhi me përmbajtje të mirë, ua zbuste brengat, u jepte jetë në shpirt dhe tërë këtë e bënte me aq mjeshtri saqë asnjëherë nuk vendoste në pikëpyetje seriozitetin dhe dinjitetin e besimtarit.
Në natyrë e tij e kishte përmendjen e Allahut të Lartësuar, që me vetë mbajtjen dhe paraqitjen para të tjerëve ndikonte në ta, kështu që kur e shihnin se ai po kalon nëpër treg, edhe njeriu më i humbur, fillonte ta përmendte Allahun [subhanehu ve teala], i shqiptonte fjalët e shehadetit dhe këndonte tekbrie.

Mes të tjerash kishte një fame të tillë, ngaqë ndershmëria e tij në vepra e njihnin shumë mirë njerëzit. Asnjëherë kur bënte tregti dhe kishte mundësi të zgjidhte mes dy gjërave, nuk e linte e të mos zgjidhte atë që është më e mire për fenë e tij dhe botën tjetër. Asnjëherë, po edhe në qoftë se ishte në dëm të kësaj bote.

Njerëzit habiteshin se sa me mprehtësi dhe drejtësi i kuptonte dhe i zgjidhte çështjet fetare, ç`është e ndaluar dhe ç`është e lejuar. Kështë që një njeri i bëri iftira (shpifje) se i ka mbetur borxh dy dërhem dhe se ka ardhur t`ia kërkojë, e pasi që ky nuk ia jepte, duke menduar se nuk do të bëtohet për dy dërhem, i tha që të betohet, e ky u betua.
Njerëzit e pyetën:
-O Ebu Bekër, si mund të betohesh për dy dërhem, e dje e lëshova punën prej dyzetmijë dërhemësh, duke dyshuar për një gjë që askush nuk dyshon?
-Po u betova për dy dërhemë- u përgjigj – sepse nuk desha t`i jap diçka për të cilën jam i sigurt se është haram, e të jem edhe unë fajtor që ai të ushqehet me haram.

Çdo shoqërim me Ibn Sirinin ishte i dobishëm për njerëzit. Sa here që ndokush e përmendte dikë për të keq ai nuk ishte i pranishëm, ai e përmendte atë për të mirë.
Kështu – kur dëgjoi një njeri duke folur keq për Haxhaxhin pasi ai kishte ndërruar jetë – i tha:
-Hesh! Djali i vëllait tim, Haxhaxhi është shpërngulur te Zoti i tij! Kur të dalësh para Allahut të Lartësuar, do të shohësh se edhe mëkatin më të vogël që e ke bërë në këtë botë për ty do të jetë më i kobshëm se të gjitha mëkatet që ka bërë Haxhaxhi, sepse çdonjëri prej jush atë ditë, do të merret me punët e veta. Djali i vëllait tim, dije se  para Allahut [subhanehu vet ala] në Ditën e Gjykimit, Haxhaxhi do të përgjigjet për ata ndaj të cilëve ka bërë zullum, por do të përgjigjen edhe ata që kanë bërë zullum ndaj tij! Prandaj prej sot mos mbaj brengën e askujt dhe mos shëmto askënd!
Kur vinte ndokush që të marrë hallallëk me të, duke u nisur në rrugë për tregti, e këshillonte me fjalët:
-Djali i vëllait tim, ki frikë Allahut [subhanehu ve teala] dhe kujdesu që atë që do ta fitosh të jetë prej hallallit! Dije se ajo që nuk është caktuar nga Allahu [subhanehu ve teala] ta fitosh, nuk do ta fitosh, po edhe në qoftë se mundohesh ta kërkosh në mënyrë të pandershme!

Tregimet për Muhammed b. Sirinin, me daljet e tij në skenë duke thënë të vërtetën para mëkëmbësve të emevitëve pa u frikësuar aspak, duke treguar nënshtrim ndaj Allahut [subhanehu ve teala], Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe udhëheqësve të muslimanëve, nga brezi në brez janë përcjellur dhe historia ia ka shënuar si shembuj të ndritshëm.
Kështu tregohet se një njeri e thirri për vizitë Omer b. Hubejre el-Fezari, mëkëmbësi emevit i Basrës dhe Kufes në Irak, e Ibn Sirini iu përgjigj thirrjes së tij dhe mori me vete villain e tij më të vogël.

Kurr arritën, mëkëmbësi u bëri atyre një pritje të mire dhe i uroi mirëseardhjen, duke u treguar mikpritës i vërtetë me të gjitha respektet. E uli në krye të vendit te divani i tij, i parashtroi  shumë pyetje lidhur me fenë dhe jetë e kësaj bote e në fund  përveç të tjerash  e pyeti:
-O Ebu Bekër, në çfarë gjendje i le bashkëqytetarët e tu? – e ky u përgjigj:
-I thashë të shtypur me të gjitha padrejtësitë dhe moskujdesin tënd. -  Duke dashur të ndërpresi dhe most a ashpërsojë acarimin, vëllai i tij ia bëri me sy që të heshti, e ky iu drejtua dhe i tha:
Nuk të pyeti ty se si janë, por mua. Kjo është dëshmi, mos i fshihni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar, me zemrën e vet. [Bekare, 283]

Kur mbaroi tubimi, Omer b. Hubejri e përcolli  mysafirin e tij ngrohtësisht , ashtu sikurse edhe e priti, duke i përgaditur një dhuratë prej tremijë dukatesh. Mirëpo ai e refuzoi. Vëllai i tij kur e pa këtë u habit dhe pyeti:
-Çfarë të ndaloi që të që të mos e pranosh dhuratën nga emiri? Sirini iu përgjigj:
Atë që më ofroi, ma ofroi duke menduar se i kam bërë mirë. Në qoftë se jam i mirë siç mendoi ai, nuk më pat hije ta marr dhuratën, e në qoftë se nuk jam, atëherë nuk e meritoj.

Sikurse besimtarët e tjerë Allahu [subhanehu ve teala] deshi që edhe Muhammed b. Sirinin ta sprovoj me mënyra të ndryshme. Kështu një here bleu një sasi të madhe vaji për ushqim, me pagesë të shtyrë me vlerë prej dyzetmijë parash, e kur e hapi njërën prej enëve, gjeti në vajë një mijë të ngordhur. Pasi dyshonte se ndonjëherë vaji ndoshta ka qenë i përzier, e në qoftë se ia kthen pronari do t`u ashes njerëzve, e mori atë dhe e derdhi.
Kjo ndodhi atëherë kur ishte në humbje të madhe dhe pronarit të vajit nuk mundi t`ia pagujë vajin dhe e paditi në gjyq ku u dënua me burg derisa t`ia kthejë borxhin.
Ditët kalonin dhe zgjatej koha e qëndrimit të tij në bur. I prekur nga devotshmëria dhe ibadeti i natës, drejtori i burgut i ofroi, që çdo natë kur të bjeri terri të shkojë në shtëpinë e vet dhe të flejë atje, e kur të agojë mëngjesi të kthehet në burg derisa të kryejë dëninimin, por ky ia ktheu:
-Jo, vAllah nuk dua!
-Allahu të udhëzoftë, pop se nuk do? – e pyeti administratori i burgut, e ky iu përgjigj:
-Ngaqë nuk dua të të ndihmoj në mashtrim ndaj eprorit tend, i cili ta ka besuar këtë detyrë.

Kur ra në shtrat të vdekjes Enes b. Maliku e la amanet që kur të vdesë ta lajë dhe t`ia falë xhenazen Muhammed b. Sirini, e ky në atë kohë ishte ende në burg.
Kurd ha shpirt Enes b.Maliku, njerëzit erdhën te eprori i burgut dhe e lutën që ta lëshojë Muhammed b. Sirinin për ta çuar në vend amanetin e shërbëtorit të Muhammedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe ai me këtë gjë u pajtua.
Mirëpo kur erdhën që ta lëshojnë, Muhammed b.Sirini u tha:
-Jo, nuk dal derisa të kërkoni leje prej njeriut që i kam mbetur borxh, sepse jam burgosur për shkak se nuk kam pasur t`i kthej borxhin, - dhe shkuan tek ai dhe i treguan për rastin që kishte ndodhur, e edhe ai u pajtua që ta lirojnë.
Kur doli nga burgu, shkoi drejt te shtëpia e Enes b. Malikut [radijAllahu anhu] e lau, e mbështolli me qefin, ia fali xhenazen, dhe prapë u kthye në burg, pa shkuar te anëtarët e familjes që t`i shohë.

Kur i mbushi shtatëdhjetë e shtatë vjet, Muhammed b. Sirinit i trokiti vdekja në derë dhe e takoi në atë gjendje që nuk kishte për çfarë të mallëngjehet nga të mirat e kësaj bote, por i përgaditur më së mire për botën pas vdekjes.
Hafsa b. Rashidi, grua e njohur për devotshmërinië e saj në atë kohë tregon:
-Fqinji jonë Mervan el-Mahmeliu, ishte njeri i devotshëm dhe i nënshtruar ndaj Allahut [subhanehu ve teala], prandaj na erdhi shumë keq kur dëgjuam për vdekjen e tij. Pas vdekjes së tij unë e pashë në ëndërr edhe e pyeta:
-O Ebu Abdull-llah, ç`bëri Zoti yt me ty?
-Më shtyu në Xhennet – u përgjigj.
-E ç`ndodhi më tej? – e pyeta.
-Jam i ngritur në pozitën e falumit – u përgjigj.
-E ç`ndodhi më tej? – e pyeta
-Jam i ngritur në shoqërinë e robërve që janë afër Allahut [subhanehu ve teala] – u përgjigj ai.
-A njohe dike tjetër atje? – e pyeta.
- Po, Hasan el-Basriun dhe Muhammed b. Sirinin, - u përgjigj.

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Teuhid.net

Hits: 256
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy