Ijas b. Muavi El-Muzeniu

 “Ai është guximtar si Amri, zemërbutë si Hatimi i butë si Ahnefi dhe mendjempreht si Ijasi.” (Ebu Temmami).

I preokupuar me brenga dhe i shqetësuar, sunduesi i besimdrejtëve, Omer b. Abdulazizi, nuk mundi të mbyllë sy tërë natën nga pagjumësia. Atë natë të ftohtë dhe të gjatë në Damask, e mundonte një problem – kë mundej të zgjedhi dhe të emërojë për kadi të qytetit të Basrës! Sepse duhej të gjehej një njeri, i cili duhet të jetë i aftë të vendosë rend dhe qetësi ndër njerzit, të vendosë drejtësi dhe të përforcojë ligjin e Allahut [subhanehu ve teala], duke bërë këtë pa shumë ashpërsi, por edhe mos të lëshojë shumë pe.
Zgjedhja ra në dy njerëz, të cilët edhe njëri edhe tjetri, thuajse njësoj dalloheshin për nga mençuria në fe, moslëshimi pe për të vërtetën kthjelltësia në të menduar dhe mendjemprehtësia gjatë vlerësimit.
Kështu, duke qenë në dilemë se për cilin të vendosë, çdoherë kur te njëri gjente virtyte që dominonin mbi tjetrin, te tjetri do të gjente ndonjë virtyt tjetër.
Kur agoi mëngjesi. Kërkoi që t`i vijë mëkëmbësi i tij i caktuar në Irak, Adi b. Ertati, i cili ato ditë qëlloi në Damask dhe i tha:
-O Adi, thirri në një mbledhje të përbashkët Ijas b. Muavi el- Muzeniun dhe el-Kasim b. Rebi el- Harisiun, zhvillo me ta një bisedë dhe njërin prej tyre emëroje kadi të Basrës!
-Mirë, o sundues i besimdrejtëve! – u përgjigj ai.
Sikurse, Adi b. Ertali e thiri Ijasin dhe el- Kasimin në një bisedë të përbashkët dhe u tha:
-Sunduesi i besimdrejtëve, Allahu i dhashtë jetë, më urdhëroi që njërin prej jush ta emëroj kadi të Basrës! Ç`mendoni ju për këtë ?
Të dy thane për njëri-tjetrin:
-Ai është më i meritueshëm dhe më i aftë se unë për atë post – duke i numëruar përparsitë e tjetrit në dituri, përvojë dhe mençuri në fe.
Adiu tha:


-Asnjëri prej jush nuk do të dale prej këtu përderisa të merreni vesh!
-O mëkëmës, i tha – Ijasi – ndoshta do të ishte më mire që për mua dhe Kasimin të marrësh mendimet e dy dijetarëve më të njohur të fikhut në tërë Irakun – Hasan el-Basriut dhe Muhamed b. Sirinit?!
Ata janë më meritorë të tregojnë se cili prej nesh është më i aftë për atë post.
E tha atë me dëshirë që zgjidhja të bjeri mbi Kasimin, duke e ditur se Kasimi shoqërohej me ta, shkon tek ata dhe ata vijnë tek ai, kurse vetë ai nuk kishte kurrfarë lidhje me ta.
Kasimi kuptoi se Ijasi në atë mënyrë dëshiron të shtyjë në atë që vetë ai po e refuzon dhe se dy dijetarët, në qoftë se i pyet mëkëmbësi, do t`i thonin për Kasimin, prandaj duke u gjendur në qorrsokak, u kthye kah mëkëmbësi dhe i tha:


-Jo nuk ka nevojë ta pyesësh dike se cili prej nesh është më i aftë, sepse, pasha Allahun, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, Ijasi është më i mençur se unë në fenë e Allahut [subhanehu ve teala] dhe është më i aftë që të marrë gjykatën dhe të bëhet kadi. Po qe se jam betuar rrejshëm, nuk e ke të lejuar të më emërosh kadi, sepse si mund të jetë kadi ai që gënjen, e po që se jam betuar drejt, si mund të emërosh atë kur ka më të mire?!
Pas kësaj Ijasi iu drejtua mëkëmbësit të halifes dhe i tha:
-O mëkëmbës, si po përngjan kjo? Thirre njeriun, i ofrove të bëhet kadi dhe kështu e sole buzë greminës së Xhennetit. Për ta nxjerre nga ajo që ti po e shtyn me vetëdije, u betua rrejshëm, mandej ky do të pendohet për betimin e rrejshëm dhe do të shpëtojë nga ajo që po e urren…
Ai që është në gjendje të kuptojë atë që t`i e kuptove, me të vërtetë meriton ta marrë postin e kadiut – shtoi Adiu.
Kështu zgjedhja ra mbi Ijasin që ai të bëhet kadi për qytetin e Basrës.
Kush është ky njeri, të cilin halifja Omer b. Abdulazizi e zgjodhi të bëhet kadi për qytetin e Basrës?
Kush është ai njeri për mençuri dhe mendjemprehtësinë e të cilit shekuj me radhë rrëfehen thënie dhe tregime, sikurse dorëdhënësia e Hatim et-Taiut, butësia e Ahnef b. Kajsit ose guximi i Amr b. Ma`dij Keribit?
Kush është, ai njeri, të cilin në panagjerikët për lavdërimin e Ahmed b. el-Mu`tesimit e përmend edhe poeti i njohur Ebu Temmami kur thotë:


Ai është guximtar si Amri,
i mëshirshëm si Hatimi.
i butë si Ahnefi,
kurse mendjemprehtë si Ijasi.

Atëherë ta degjojmë pra, prej fillimit tregimin mbi jetën e tij Sepse margaritarë të tillë, rallë mund të dëgjosh në jetën e ndokujt.
Ijas b. Muavi b. Kurre el-Muzeniu ka lindur në vitin dyzet e gjashtë sipas hixhrit në rajonin e Jemames në Nexhd. Qysh në fëmijërinë e hershme me familjen e tij u vendos në Basër ku u rrit dhe u pajis me dituri. Kur ishte i ri shkoi në Damask ku mori dituri prej disa as`habëve që ishin ende gjallë dhe prej një numri të madh  tab`inësh të njohur. Në fëmijërinë e hershme vëreheshin tek ai shenja kthjelltësie dhe mendjemprehtësie, kështu që për këtë djalosh filloi të flitet shumë here në të tërë krahinën.
Për të flitet se matematikën e ka mësuar prej një çifuti, njeri i mbrojtur në shtetin islam. Një ditë te mësuesi i tij erdhën disa shokë çifutë dhe filluan të bisedojnë për çështjet fetare. Mësuesi i tij, duke mos vërejtur se aty afër është Ijasi dhe i dëgjon se ç`po flasin, u thotë këtyre:


-A nuk po habiteni me këta muslimanët? Ata besojnë se në Xhennet do të hanë dhe do të pine, e nuk do të kryejnë nevojën!!!
Pasi dëgjoi këtë Ijasi i vogël u kthye, u afrua te mësuesi i vet dhe e pyeti:
-Mësues , a mund t`ju pyes diçka pët atë që biseduat?
-Mundet pse jo – i tha mësuesi.
-Çfarë mendoni, - e pyeti ai – vallë çdo gjë që ka ngrënë njeriu prej trupit të tij mund të dale perms kryerjes së nevojës?!
-Jo nuk del, - u përgjigj mësuesi


-E ku shkon ajo që nuk del? – pyeti djaloshi.
-Shëndrohet në gjak dhe me të ushqehet trupi, - u përgjigj mësuesi.
-Në qofte se një pjesë e asaj që hamë në këtë botë shëndrrohet në gjak dhe shërben për ushqimin e trupit, a është për t`u habitur, që në Xhennet gjithçka që hahet të shërbejë si ushqim për trupin? – e pyeti djaloshi
Mësuesi kur dëgjoi këtë, prej mllefit filloi të kërcasë gishtat, pasi e pa se gaboi dhe shtoi:
-Zoti të vraftë, çfarë fëmije je ti?!


Ashtu sië kalonin vitet njëra pas tjetrit, edhe djaloshi rritej dhe përhapej zëri për mendjemprehtësinë e tij kudo që shkonte.
Kështu flitet se një here, qysh fëmijë në Damask, ishte kundërshtuar me një plak, i cili kishte bërë padrejtësi. Meqë nuk mundi ta binte plakun  me argumente se ka të drejtë, ngriti ankesë kundër tij që të diskutojë në gjyq…
Kur erdhën te kadiu, Ijasi e ngriti dhe e ashpërsoi zërin ndaj kundërshtarit, por kadiu tha:
-Djalosh ngadalë! – Ule zërin, se kundërshtari yt është njeri i moshuar dhe me autoritet!
-Jo, e vërteta është më pare se ai- u përgjigj Ijasi.
Kadiu u hidhërua dhe bërtiti:
-Hesht!


-Kush do t`i japi argumentet e mia në qoftë se une heshti? – e pyeti djaloshi.
Kadiu u hidhërua edhe më tepër dhe bërtiti:
-Që kur hyre në gjykatë, gjithnjë të dëgjoj se si flet gjëra të pavërteta
-Mirë nuk ka Zot tjetër pos Allahut – tha djaloshi dhe pyeti:
-A është kjo e vërtetë apo jo ?
Atëherë, kadiu i qetësuar tha:


-Po, e vërtetë është, pasha Zotin Qabes!
Djaloshi el-Muzeniu iu kushtua diturisë dhe edhe pse ishte i ri u pasurua aq shumë, saqë dhe më të vjetrit vinin në këmbë që t`i dëgjojnë ligjeratat e tij dhe prej tij mësonin atë që nuk e dinin.
Një vit para se të merrte drejtimin e halifetit, erdhi në Basër për vizitë Abdulmelik b. Mervani dhe aty pa Ijasin, në atë kohë ende pa i dale mjekra, se si ecën përpara e pas tij katë pleq, lexues të mire të Kur`anit me mjekra të gjata dhe veshje të gjelbra.
I befasuar Abdulmeliku nga këto katë pleq me mjekra të gjata tha:
-Oh, a nuk kanë mundur këta mjekrosha të gjejnë ndonjë plak e të mësojnë prej tij, po janë ulur përpara këtij djaloshi?!
-Mandej u kthye nga Ijasi dhe e pyeti:
-Djalosh, sa vjeç je?
-O emir (udhëheqës), Allahu të dhashtë jetë! Aq sa ka pasur Usame b. Zejdi kur Pejgamberi i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] zgjodhi komandant të ushtrisë, në të cilën kanë qenë Ebu Bekri dhe Omeri – u përgjigj.


Abdulmeliku i tha
-Me fal, o djalosh! Ec përpara, Allahu të bekoftë!
Një vit, në prag të Ramazanit, njerëzit me në krye as`habin e njohur Enes b. Malik el-Ensariun, plakun që të tashmë i kishte afro njëqind vjet, dolën të shohin në qiell hënën e re. Njerëzit drejtuan shikimet nga qielli, por hëna e re nuk shihej akoma.
Megjithatë Enes b. Maliku duke shikuar tha:
-E pashë hënën e re. Ja, atje është! Ja ku është! – duke treguar me dorë nga ajo, por askush orej të pranishmëve nuk po e shihnin.
Ijasi e shikoi mirë në fytyrë Ebes b. Malikun [radijAllahu anhu] dhe vërejti se një qime e gjatë nga qërpiku ishte ndarë dhe kishte rënë mbi syrin e tij, duke kërkuar që ta lejojë, me dorë mori qimen, ia drejtoi dhe e pyeti:
-A po e sheh tannin hënën e re, o shok i Pejgamberit të Allahut?
Enesi e drejtoi prapë shikimin nga vendi që kishte parë më parë, por tani nuk ishte më aty hëna, e tha:
-Jo tani nuk e shoh! Jo nuk e shoh!
Tregimet për kthjellësinë dhe mendjemprehtësinë e Ijasit u përhapën shum shpejt dhe nga të gjitha anët filluan të vijnë njerëz e të parashtrojnë pyetje të ndryshme lidhur me çështje fetare. Edhe pse shumica e njerëzve vinin me nijet (qëllim) të pastër që të mësojnë dikçka, kishte edhe prej atyre që i parashtronin pyetje provokuese dhe përpiqeshin të zhvillojnë biseda qëllimkëqija.
Kështu në një ligjeratë të tij erdhe një prijës jomusliman dhe e pyeti:
-O Ebu Vail, ç`thua për pijet dehëse?
-Them se janë haram – u përjgij:


-Përse janë haram? – pyeti dhe shtoi:
-Ato nuk janë tjetër pos lëng prej fryteve të vëna në zjarr të vlojnë, kurse e gjithë kjo është e lejuar?!
-O ti prijës, a përfundove apo ke edhe diçka për të shtuar?- e pyeti ai.
-Jo, nuk kam ç`të shtoj – u përgjigj
-Mirë, nëse është ashtu – e pyeti: - Në qoftë se marr një grusht ujë e ta mëshoj me të, a do ndjeje dhembje? – e pyeti
-Jo – u përgjigj
E në qoftë se e marr një grusht kashtë dhe ta mëshoj me të, a do të ndjeje dhembja – pyeti.
-Jo – u përgjigj.


-E në qoftë se mar pluhur, e përzi me kashtë, me ujë, e prej kësaj të bëj qërpiç dhe ta vë në diell që të thahet dhe forcohet, e mandej me të ta mshoj, si mendon, a do të ndjeje dhembje? – e pyeti Ijasi.
-Po ndoshta edhe do të më mbyte? – u përgjigj tjetri.
-Kështu është edhe me verën, kur mblidhet mjaft rrush dhe e len të vlojë. Prandaj edhe është e ndaluar – i tha Ijasi.
Megjithatë kur i mori përsipër Ijasi punët e kadiut, atëherë dolën në pah kthjelltësia, mendjemprehtësia, mençuria dhe aftësia për ta dalluar të drejtën  ndaj të pavërtetës.
Kështu erdhën para tij dy njerëz, njëri prej tyre thoshte se ia ka dhënë në ruajtje një sasi të madhe pasurie, e ky nuk e pranonte se e ka marrë një gjë të tillë.
Ijasi pyet fillimisht këtë të dytin se: a ka pranuar të ruajë atë pasuri, pork y refuzonte dhe i thotë:
-Në qoftë se shoku im ka argumente se ma ka dhënë, le t`i paraqesi! Përndryshe vetëm mund të betohet.
 Duke u frikësuar që njeriu me betim të rrejshëm mund të fitojë atë që nuk është e tij, Ijasi u kthye nga njeriu që thoshte se ia ka dhënë pasurinë e tij që ta ruajë edhe e pyet:
-Ku i ke dorëzuar pasurinë e përmendur?
-Në atë vend – u përgjigj.


-Çfarë ka në atë vend? – e pyet.
-Një dru i madh – u përgjigj. Rrinim nën të dhe nën hijen e tij hanim bashkë, e kur deshëm të ndahemi ia dhashë pasurinë e përmendur
-Ngrihu dhe shko në atë vend ku the se gjendet druri – i tha Ijasi dhe shtoi:
-Ndoshta kur do të arrish atje dhe të shohësh atë dru, do të kujtohet ku e ke lënë pasurinë dhe ç`ke bërë me të? Kur ta bësh këtë, kthehu prapa këtu të më tregosh se ç`ke parë!
Pasi ky doli dhe u drejtua nga vendi i përmendur, Ijasi i tha këtij tjetrit:
-Ulë këtu dhe prit derisa të kthehet shoku yt ! – e ky u ul.
Ijasi vazhdoi me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tjera, duke e mbajtur këtë nën vërejtje dhe duke e përcjellur se si po sillet.
Kur vërejti se u qetësua, i bindur se vendimi i gjyqit do të jepet në favor të tij, Ijasi u kthye nga aid he e pyet:
-A mendon se shoku yt ka arritur deri në vendin ku ta ka dorëzuar pasurinë?
-Jo, ende jo – u përgjigj pa menduar, dhe shtoi:
-Ehu, ai është larg prej këty!
Ijasi i thotë pas kësaj:
A kështu o armik i Allahut [subhanehu ve teala], nuk pranon se e ke marrë pasurinë dhe pranon se e di vendin se ku e ke marrë pasurinë?! VAllahu, ti je mashtrues!
Kështu njeriu u habit dhe në fund pranoi, Ijasi e burgosi derisa erdhi shoku i tij, të cilit ia kthehu pasurinë.
Në një rast tjetër, Ijasi duhet ta zgjidhte një mosmarrëveshje ndërmjet dy njerëzve dhe të gjykojë se cili shall i kujt është, e me të cilin mbulohet koka dhe pjesa e epërme e supeve. Njëri shall ishte i ri, i shtrenjtë dhe i gjelbër, kurse tjetri i vjetër, i grisur dhe i kuq.
Njëri ishte ai që padit kurse tjetri i padituri. Paditësi pohonte:
-Hyra në pishinë që të lahem dhe shallin tim të gjelbër e hoqa dhe e vura pranë pishinës bashkë me rrobat tjera, e ky erdhi, shallin e tij të kuq e la afër shallit timtë gjelbër dhe hyri në pishinë të lahet. Ai doli i pari nga pishina, i veshi robat e veta, por mori shallin tim të gjelbër, e vuri në kokë dhe mbi supe dhe u nis. Unë dola nga pishina dhe u nisa pas tij që të më ktheje shalin, por gjithnjë pohonte se ai është shalli i tij.


-Çfarë thua ti për këtë? – e pyeti Ijasi të paditurin.
-Jo, ky është shalli im, - u përgjigj
-A ke ndonjë argument që është ky shalli yt? – e pyeti Ijasi paditësin.
-Jo, nuk kam, - u përgjigj i padituri.
Ijasi i tha portierit:
-Ma jep një krehër! – e ky ia sjell.
E mori krehrin dhe së pari krehu njërin, e pastaj edhe të dytin, prej njërit duke krehur binin qime të imta të kuqe e prej tjetrit të gjelbërta. Kështu atij i binin qime të kuqe i dha shallin e kuq e atij që i binin qime të gjelbërta i dha shallin e gjelbër.
Në kohën e tij, në Kufe jetonte një njeriu që para botës shtirej si i pastër, i devotshëm, i sinqertë dhe i përulur ndaj Allahut [subhanehu ve teala], aq saqë njerëzit filluan ta ngritin deri në qiell, kështu disa banorë të Kufes filluan t`i japin pasurinë në besë që t`ua ruajë, kur niseshin në rrugë, e kur vërenin se po u afrohet vdekja, linin testament që ai të kujdeset për fëmijët e tyre.
Mas të tjerash, i erdhi një njeri dhe e luti që t`ia ruajë disa sende të çmueshme, e ky pranoi. Pas një fare kohe, njeriut i duheshin sendet e tij, e erdhi te ky njeri që t`ia kthejë, por ky refuzoi se i kishin  dhënë diçka. Ky njeri shkoi tek Ijasi dhe i tregoi se ç`kishte ndodhur, u ankua për atë njeri, kurse Ijasi e pyeti:
-A e di shoku yt se ti ke ardhur këtu?
-Jo, nuk e di – u përgjigj.


-Mirë, kthehu në shtëpi, mos i trego askujt për këtë gjë dhe nesër eja prapë këtu tek unë! – i tha Ijasi.
Pastaj Ijasi këtij të dytit, të cilit njerëzit i jepnin pasuritë e tyre që t`ua ruajë, i tha që të vijë, e kur i erdhi i tha në besë:
-A e di çfarë, tek unë është mbledhur shumë pasuri për kujdestarinë e jetimëve pa prindër, dhe duke ditur për ndershmërinë tënde si do të ishte që ta lë ty amanet, dhe ti të kujdesesh, dhe të mbash llogari për ta? Ç`thua për këtë? A e ke shtëpinë të sigurtë dhe a ke kohë për këtë punë?
-O kadi i ndershëm, sa i përket shtëpisë, ajo është e sigurtë, e gjithashtu kam edhe kohë – u përgjigj ky tjetri.
-Mirë pra, përgadite vendin për pasurinë dhe eja prapë pasnesër!
-i tha. Mos harro që me vete të marrësh edhe disa hamallë (punëtorë), të cilët do të ndihmojnë në bartjen e pasurisë!
Të nesërmen tek ai, siç u morën vesh, erdhi përsëri ai njeriu që u ankua për këtë, e Ijasi i tha:
-Shko tani prapë të shoku yt dhe thuaji që ta kthejë pasurinë tënde, e në e në qoftë se edhe tani nuk ta kthen, kërcënoje se do ta paditësh të kadiu!
Njeriu shkoi prapë dhe kërkoi që t`ia kthejë pasurinë e tij, por ky përsëri refuzonte se e ka marrë prej tij.
-Mirë atëherë do të padis te kadiu – i tha, e ky menjëherë posa dëgjoi këto fjalë ia ktheu pasurinë dhe i tha se vetëm ka dashur të tallet me të.
Pastaj ky u kthye prapë te kadiu ashtu siç ishin marrë vesh dhe i tha:
-Allahu të shpërbleftë, shoku im ma ktheu pasurinë.


Të nesërmen ky i dyti erdhi prapë te Ijasi dhe ashtu siç ishin marrë vesh me vete kishte marrë hamallë. Porse Ijasi këtë here e turpëroi para tjerëve dhe i thotë:
-Sa njeri i keq paske qenë, o armik i Allahut! Fenë e ke bërë kurth për mashtrimin e njerëzve dhe fitimin e dunjasë!
Megjithatë edhe pse shum i kthjellët dhe mendjemprehtë, Ijasi në praktikën e tij si kadi hasi në një njeri, i cili e mashtroi. Për këtë rast ai vetë na tregon:
-Gjatë tërë jetës sime vetëm një njeri ka arritur të më mashtrojë.
Kjo ndodhi kur isha kadi në Basër. Bëhej fjalë pë një mosmarrëveshje rreth një kopshti. Dëshmitarin, të cilin e pyetja thoshte se aid he ai kopsht është prone e atij dhe atij njeriu, dhe filloi ta përshkruajë sikur ta shikonte atë. Me dëshirën që të kontrolloj dëshminë e tij, e pyeta.
-Sa drunj ka në atë kopsht? – Au u mendua pak, ngriti kokën dhe pyeti:
-Prej kur, zotëri kadiu gjykon në këtë gjykatë?
-Prej atij dhe atij viti- u përgjigja


-Atëherë, a e di ai se sa dërrasa ka në dyshemenë e kësaj gjykatë?
-Jo, nuk e di – u përgjigja dhe shtova:
-Ke të drejtë, nuk u desh të të pyes për numrin e drunjve në kopsht, kështu që e pranova dëshminë e tij.
Kur arriti në moshën shtatëdhjetë e gjashtë vjeç, Ijasi pa në ëndërr veten dhe babën e tij se si vraponin me kuaj dhe asnjëri nuk mun ta arrinte tjetrin, as ai babën e vet e as babai i vet atë. Babai i kishte vdekur pikërisht, kur i kishte mbushur shtatëdhjetë e gjashtë vjet. Një natë kurr ra në shtratin e tij, Ijasi i pyeti anëtarët e familjes:
-A e dini ju se cila natë është kjo?
-Jo, nuk e dime se për çfarë po mendon, - u përgjigjën, e ky i përkujtoi
-Në këtë natë ka ndërruar jetë babai im.
Në mëngjes kur u zgjuan, e gjetën të vdekur.
Allahu e mëshiroftë Ijasin! Ishte i rallë me aftësi dhe ishte enigma e kohës së tij, me kthjelltësinë, mendjemprehtësinë dhe aftësinë e tij që të vijë deri tek e vërteta, ishte njeri i çuditshëm!

 

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Teuhid.net

Hits: 212
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy