“O Ebu Jezid, sikur të të shihte Pejgamberi i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], me siguri do të kishte dashur (Abdullah b. Mes`udi).
O Mundhir, a nuk dëshiron të të çoj te shejhu? – e pyeti Hilal b. Isafi mysafirin e tij Mundhir eth-Theuriun. – Do të ishte mire të shkojmë e të rrimë tek ai së paku një orë që ta forcojmë imanin!
Po, dua – u përgjigj Mundhiri – sepse, pasha Allahun, në Kufe nuk më solli asgjë tjetër, pos dëshirës dhe mallit të shihem me shejhun tend er-Rebi b. Huthejmin që të paktën për një orë ta forcoj imanin.
Por më thuaj, a e ke pyetur shejhun, a mundet të na pranojë – e pyeti Mundhiri, - sepse kam dëgjuar njerëzit duke folur se prej kur i është paralizuar njëra anë, nuk pranon askënd dhe i është përkushtuar tërësisht Allahut [subhanehu ve teala]
Jo, ashtu është sëmundja e re nuk e ka ndryshuar aspak – u përgjigj Hilali.
Mirë, - tha Mundhiri, - por ti e di se njerëzit në kohën e tyre janë të ngeshëm, prandaj si mendon ti, a t`i tregojmë menjëherë për çfarë kemi ardhur, apo ta lejmë që biseda të shkojë në kahjen e vet e të heshtim dhe ai të flasë çfarë të dojë?
Atëherë, nuk e njeh natyrën e tij. Sepse po të rrije me er-Rebi b. Huthejmin një vit të tërë, ai nuk do të fliste ty, përderisa ti të mos e filloje bisedën dhe të mos e pyesje, ai sa që do të thoshte diçka. Ai qysh herët e ka bërë shprehi që fjala e tij të jetë dhikri, kurse heshtja e tij, të menduarit.
Atëherë me bekimin e Allahut [subhanehu ve teala], të nisemi për tek ai! – tha Mundhiri.
Kur erdhën të shejhu, i dhanë selam dhe e pyetën:
-Si është sot shejhu?
-Si çdo ditë tjetër i dobët dhe mëkatar, i cili harxhon riskun (furnizimin) e tij dhe çdo ditë prêt që vdekja t`i trokase në derë, - u përgjigj ai.
-Kam dëgjuar se në Kufe ka ardhur një mjek me përvojë – tha Hilali,- si do të ishte që ta thërrasim dhe të të kontrollojë?
- O Hilal, edhe unë e di se Allahu nuk ka dhënë asnjë sëmundje, e të mos e ketë dhënë edhe ilaçin, pork am menduar diçka “Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre.” [El-Furkan,38], dhe pashë se asnjëri prej tyre nuk është ndër të gjallët. Ndërkaq ata ishin të lidhur pas kësaj bote, me të mirat dhe dëfrimet e saj më tepër se ne! Ishin më të fuqishëm dhe më të fortë se ne! Edhe ata ndërmjet tyre kishin njerëz të sëmurë, edhe pse i kishin mjekët më të mire dhe shëroheshin me të gjitha barnat e njohura, e ku janë sot?!
Pastaj thellë psherëtiu dhe tha:
-Nuk e dinë mjekët se çfarë sëmundje është kjo, se sikur ta dinin, edhe do ta shëronin!
-E çfarë sëmundje është kjo? – pyeti Mundhiri.
-Mëkatet, - u përgjigj shejhu.
-E cili është ilaçi për të? – pyeti Mundhiri
-Pendimi dhe lutja për falje, - u përgjigj.
-A mundet që njeriu të shërohet prej saj? – pyeti Mundhiri.
-Po, por duhet të pendohesh sinqerisht dhe të vendosësh që të mos e përsiritësh kurrë, - u përgjigj shejhu.
Mandej na shikoi dhe tha:
-Ah. Mëkatet e fshehura! Mëkatet e fshehura!!!...
-Kini kujdes nga mëkatet e fshehura, se për to din Allahu [subhanehu ve teala], edhe pse njerëzit nuk i dinë! Kërkoni ilaçe për ta!
-E kush është ilaçi për to? – pyeti Mundhiri.
-Pendimi i sinqertë, - tha dhe filloi të qajë aq shumë saqë lotët ia lagën mjekrën.
-Pse po qan kur të gjithë e dime se kush je dhe kush ke qenë më parë? – e pyeti Mundhiri
-E, ku është ai fat! – u përgjigj, mandej vazhdoi:
-Si mundem të mos qaj, kur më shkon mendja se nuk ka më njerëz siç ishin më pare (duke menduar për as`habët), kundrejt neve.
Po të krahasoheshim me ta, ne jemi hajdutë të thjeshtë.
Në atë cast – tregon Hilali – hyri djali i shejhut, dha selam dhe pyeti:
-Baba, nëna të ka përgaditur habisë, (Ëmbëlsirë me hurma të shtypura, vaj dhe nisheste), ashtu siç e don ti. Do të ishte mire që të hash pak, a don ta sjell?
-Mirë, sillma ta provoj! – u përgjigj.
Kur shkoi djali i shejhut ta marrë habisen, një lypës trokiti në derë, kurse shejhu tha:
-Lerëni që të hyjë brenda!
Kur hyri në oborr, pashë se ky ishte një plak në moshë, i leckosur, i parregullt dhe me gojën plot shkumë saqë jargët iu kishin zbritur nëpër mjekër. Sipas pamjes së tij vëretja menjëherë se ishte njeri i varfër. Sapo e largova shikim prej tij, erdhi djali i shejhut me pjatën në dorë. Babai i tij bëri me dorë që pjatën ta lejë afër lypësit, e ky e la. Njeriu menjëherë filloi të hajë dhe për një çast e hëngri të tërë atë që ishte në pjatë. Në pjatë mbetëm vetëm gjurmët e jargëve të tij.
Kur shkoi lypësi, djali i tha babit:
-Baba, Allahu të mëshiroftë, nëna u mundua të ta përgatitë këtë habise me shpresë se do të hash, nga ajo e ti ia dhe atij njeriu që as vetë nuk di se ç`hëngri!
-Djali im – u përgjij shejhu: - Në qoftë se ai nuk e di, Allahu e din, - dhe i përkujtoi fjalët e Allahut [subhanehu ve teala]
“Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë në besim derisa të jepni më të dhembshmen e pasurisë suaj. Çfarëdo që të jepni, Allahu atë e di!” [Ali Imran, 92]
Në atë moment hyri në derë i tronditur një njeri, akraba (fis i afërm) i tij dhe thiri:
-O Ebu Jezid, më duket se është mbytur Husejni, djali i Fatimes [radijAllahu anha]!
-Të gjithë jemi të Allahut dhe Atij do t`i kthehemi! – dhe lexoi fjalët e Allahut:
“Thuaj: “O Allah, Krijues i qijeve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve të Tu për atë që ata kundërshtohen.” [Ez-Zumer,46]
Megjithatë, njeriut si duket nuk i mjaftoi ajo që tha shejhu, e pyeti:
-Ç`thua për mbytjen e tij?
-Them se të gjithë do t`i kthehemi Allahut [subhanhu ve teala] dhe Tij do të japim llogari – u përgjigj.
-Meqë afrohej dreka, - Hilali, - e luta shejhun:
-Më jep ndonjë këshillë! – e ai më tha:
-O Hilal, mos të të mashtrojë ajo që të tjerët të lavdërojnë, sepse ata gjykojnë në bazë të asaj që shohin nga jashtë! Dije se në fund me vete do t`i marrish vetëm veprat e tua dhe asnjë vepër nuk ka vlerë, në qoftë se nuk është bërë për hir të Allahut!
-Më këshillo edhe mua, Allahu të shpërbleftë! – i tha Mundhiri
-O Mundhir, frikësoju Allahut si të dish dhe sa të mundesh! – tha. – E për atë që nuk dine pyeti ata që dijnë!
-O Mundhir, askush prej jush mos të thotë: - Ja Rabb, unë pendohem, e pastaj të shihet se nuk është penduar, ashtu që të dale se ka gënjyer Allahun [subhanehu ve teala], por le të thotë: - O Zot, më fal! – dhe fjalët e tij le të jenë dua!
-O Mundhir, dije se çdo bisedë është e pavlefshme po qe se në të nuk janë këto fjalë:
Tehlili (La ilahe il-Allah!)
Tahmidi (Elhamdulil-lah!)
Tekbiri (Allahu Ekber!)
Tesbihu (SubhanAllah!)
Duaja (lutja) që Allahu të të japi të mira dhe të të mbrojë njga të këqijat.
Urdhërimi në punë të mira dhe ndalimi nga të këqijat, si dhe leximi i Kur`anit.
-Ja, sa kohë e gjatë po rrimë me ty, - i tha Mundhiri – ende nuk kemi dëgjuar të recitosh vargje të ndonjë poeti, siç kemi dëgjuar prej disa shokëve tu?
-Nuk ka gjë që flitet në këtë botë, e që nuk do të regjistrohet dhe lexohen në botën tjetër, Prandaj nuk kam dëshirë që në librin e veprave të mia të regjistrohen vargje të ndonjë poeti, e të më lexohen e unë t`i dëgjoj në Ditën e Gjykimit. – Mandej u kthye kah ne dhe tha:
-Ju këshilloj që sa më shumë ta përkujtoni vdekjen, sepse ai është udhëtar që pritet të kthehet, e ai udhëtar, i cili pritet të kthehet, në çdo çast mund të trokasi në derë e t`i befasojë njerëzit e shtëpisë.
Mandej filloi të qaj dhe tha:
-Ç`do të bësh nesër “Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm! Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë! Dhe atë ditë sillet Xhehenemmi, e atëherë njeriut i bie në mendje prej nga atij përkujtimi?” [El-Fexhr. 21-23]
-Ende pa e mbaruar fjalën Rebia – tregon Hilali – u dëgjua ezani i drakes, e i tha djalit të vet: Ejani, t`i përgjigjemi atij që po na thërret tek Allahu!
-Më ndihmoni, Allahu ju shpërbleftë, ta çojmë në xhami!- na luti djali i tij.
E ngritëm, me dorën e djathtë u kap tek i biri i vet, kurse me të majtën në kraharorin tim dhe filloi të ecë ngadalë ndërmjet nesh duke u luhatur.
-O Ebu Jezid, - i tha Mundhiri. – Pse nuk rri në shtëpi të falesh sepse për njerëz si ty, - Allahu ka bërë lehtësime?!?
-Ashtu është siç po thua, - u përgjigj dhe shtoi, - por unë dëgjova muezinin duke thirrur:
Ejani në namaz!
Ejani në shpëtim!
E kush prej jush dëgjon dike që e thërret në shpëtim, le t`i përgjigjet thirrjes, edhe në qoftë se shkon zvarrë!
Në të vërtetë, kush është Er-Rebi b. Huthjemi për të cilin po flasim? Er-Rebi b. Huthejmi është prej tabi`inëve më të njohur dhe njëri prej tetë asketëve më të njohur të gjeneratës së vet. Rrjedh nga një familje beduine prej fisit Mudar, prej të cilit rrjedh edhe gjenealogjia e të Dërguarit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], paraardhësit e Iljasit dhe Mudarit
Qysh në fëmijëri të hershme është edukuar dhe i njohur si njeri i nënshtruar ndaj urdhërave të Allahut [subhanehu ve teala], i devotshëm dhe njeri që kishte frikë dhe respect ndaj Allahut [subhanehu ve teala]. Për të flitet se nëna e tij pasi binte të flejë, zgjohej disa here në thellësi të natës dhe çdoherë që zgjohej e gjente të birin e saj, edhe pse ishte shumë i ri në moshë në ndonjërin prej skajeve të shtëpisë, duke u falur ose duke bërë lutje në qetësi, ose duke përshpëritur me Zotin e tij. Kur e thirrte:
-Biri im, ende nuk ke fjetur? – çdoherë i përgjigjej:
Si mund të flejë ai që e ka zënë nata, nëse frikësohet prej ndonjë sulmi të natës?!
Prej këtyre fjalëve, në fytyrën e nënës së tij plakë, rridhnin lot gëzimi, duke e lutur Allahun për djalin e saj.
Sa më shumë kalonin ditët e vitit dhe sa më shumë rritej Rebia, aq shumë shtohej devotshmëria dhe frika ndaj Allahut.
Shtimi i devotshmërisë dhe qarit e shpeshtë në namaz në thellësi të natës, kur të tjerët ishin në gjumë të thellë, filloi ta brengosë nënën e tij. Duke u brengosur për fëmijën e saj dhe duke menduar për çdo gjë dhe çdo send, filloi ta mundojë pagjumësia, kështu që vendosi një ditë të flasi hapur me të dhe pyeti:
“Djali im, ç`po ndodh me ty?
Mos ke bërë ndonjë krim?
Mos ke mbytur ndokënd?
-Po nën, kam mbytur dikë – pranoi ky.
-Kë ke mbytur biri im? – pyeti ajo e trishtuar.
-Biri im, më thuaj kë! Do të mbledhim njerëz dhe do t`i dërgojmë te familja e të vrarit të bisedojmë! Më thuaj, ndoshta do ta falin?!
Sepse, vAllahi sikur ta dinin familja e të mbyturit se sa vuan dhe sa shumë net kalon duke qarë, me siguri që do t`iu dhimbesh dhe do të ta falnin!
-Nënë, nuk ka nevojë të thërrasësh njerëz – u përgjigj Rebia. Sepse kam mbytur vetveten…
Nënë jam i mbytur me mëkate.
Mësuesi i Er-Rebia b. Huthejmit ka qenë Abdull-llah b. Mes`udi, njëri prej as`habëve që për nga mënyra e jetesës, qëndrimi dhe forma, të përkujtonte më së shumti të Dërguarin e Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Ky ishe i lidhur me mësuesin e tij, sikurse fëmija me nënën e vet, kështu që e përcillte kudo që shkonte.
Edhe mësuesi e donte shumë nxënësin e tij, ashtu siç e don babai fëmijën e tij të vetëm.
Er-Rebia ishte aq i afërt dhe mik i ngushtë me Abdull-llah b. Mes`udin saqë kur shkonte tek ai nuk kishte nevojë të lajmrohet dhe të presi për të hyrë Brenda. Dhe jo vetëm kaq, kur i vinte Rebia, nuk lejonte askënd që të hyjë, derisa të dilte ai. Ibn Mes`udi aq shumë e donte Rebian, pastërtinë e shpirtit, sinqeritetin e zemrës dhe plotësinë e ibadetit të tij, saqë i vinte keq që nuk kishte lindur më herët të takohej me Pejgamberin e Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].
Ibn Mes`udi i thoshte shpesh Rebias:
-O Ebu Jezid, po të shihte i Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], ta dish se do t`i pëlqeje atij!
Ai i thonte edhe:
-Sa here që të shoh, më përkujton njerëzit e devotshëm!
Atë që e tha Abdull-llah b. Mes`udi për të, nuk ishte aspak e tepërt, sepse Rebia b. Huthejmi kishte arritur në një grade të lartë në devotshmëri, modesti dhe frikë ndaj Allahut, saqë rallëkush e kishte arritur.
Për devotshmërinë dhe frikën që kishte ndaj Allahut [subhanehu ve teala] flasin aq shumë transmetime të vërteta, saqë edhe sot e kësaj dite janë të mbushura plot faqet e histories.
Njëri prej shokëve të tij ka shënuar për të:
-Njëzet vjet jam shoqëruar me Rebain dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar prej tij vetëm se fjalë të mira të ngritura, fjalë aq të mira saqë tek Allahu konsiderohen punë të mira dhe më pas citoi fjalët e Allahut [subhanehu ve teala]: tek Ai ngritet fjala e mirë dhe veprimi i mire, e Ai i pranon. [Fatir, 10]
Duke folur për të Abdurrahman b. Axhlani ka thënë:
Një here isha në konak te Rebia, kur mendoi se kam fjetur, u ngrit dhe filloi të falë namaz nate. Duke lexuar në namaz arriti te fjalët e Allahut [subhanehu ve teala]: “A mendojnë ata që bëjnë punë të këqija se me ta do të veprojmë njësoj sikurse me ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira dhe se jetën dhe vdekjen do ta kenë të njejtë?”
Filloi të qajë dhe duke qarë tërë natën i lexonte dhe i përsëriste.
Thënë shkurt, për devotshmërinë e Rebias dhe frikën e tij ndaj Allahut [subhanehu ve teala] ekzistojnë shumë trgime. Një grup shokësh të tij tregojnë:
Një ditë ishim duke udhëtuar me Abdull-llah b. Mes`udin dhe Rebia b. Huthejmin, kur arritëm në bregun e Eufratit në Irak, kaluam pranë një furre të madhe për gëlqere me zjarr të ndezur. Në furrën e gëlqeres nga të gjitha anët ndriçonin shkëndijat, ngrihej flaka dhe dëgjohej një zë i trishtueshëm nga zjarri i ndezur, sepse në të po piqej guri dhe prej tij të bëhej gelqerja.
Rebia posa e pa zjarrin dhe dëgjoi zhurmën e zjarrit të nderzur, nga frika u nemit, iu përkujtuan fjalët e Allahut [subhanehu ve teala] dhe lexoi:
“Që posa të duke tai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij edhe vlimin edhe kërhamzën e tij, e kur të hidhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin”. [El-Furkan, 12-13]
Pastaj u alivanos, qëndruam mbi të derisa erdhi në vete, e morëm dhe e dërguam në shtëpi.
Pas tërë kësaj, çka mund të thuhet për të?
Er-Rebia b. Huthejmi tërë jetën e tij e kaloi duke u përgaditur dhe duke pritur vdekjen, e kur i erdhi bijës së vet që filloi të qajë i tha:
-Bija ime, pse po qan? Babait tend i ka ardhur çasti i mirë, cast të të cilin gjatë gjithë kohës kam që po e pres?! – pastah dha shpirt dhe u shpërngul te Zoti i tij.
Abdurrahman Ra`fat el-Basha
Teuhid.net



