Selim b. Abdullah b. Omeri (Nipi i Farukut)

“Selimi ishte përcjellës i besueshëm hadithesh i çmuar shumë te njerëzit dhe njeri i devotshëm” (Ibn Sadi)

Jemi në kohën e sundimit të halifit Omer Faruku (radijAllahu anhu). Medina, qyteti i Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem], ishte mbushur me plaçkën lufte, të cilën muslimanët e fituan nga mbreti i fundit persian Jazdegirdi.
Mes të tjerave me plaçkën e luftës arritën edhe kurorat e mbretërve të Persisë, të stolisura me gurë të çmuar, rripa me margaritarë, shpata me safitë dhe kroale që deri atëherë syri nuk i kishte parë.

Ndërmjet gjithë kësaj pasurie ishte edhe një numër i madh grash të robëruar, ku ishin edhe tri princesha, tri vajzat e Jazdegirdit, të cilat i kishte blerë me çmin të lartë Aliu (radijAllahu anhu) dhe u kishte lejuar që ato vetë të zgjedhin kush u pëlqen më shumë nga të rinjtë e muslimanëve.
Njëra prej tyre zgjodhi Husejnin, djalin e Aliut (radijAllahu anhu) dhe nipin e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] dhe i lindi një djalë, Zeju-l-Abidinin

E dyta, zgjodhi ndjalin e Ebu Bekër Sidikut (radijAllahu anhu), Muhamedin dhe i lindi një djalë, Kasemin, njëri prej shtatë dijetarëve fakihë në të tërën Medinën.
E treat, zgjodhi djalin e halifit Abdullah b. Omerin dhe lindi një djalë, Selimin nipin e Farukut që ngjante aq shumë atij.
Ejani pra, së bashku ta dëgjojmë tregimin për jetën e Selimit, babait të tij Abdullahut dhe gjyshit të tij Omer b. Hatabit (radijAllahu anhu)!

Selim b. Abdullahu lindi në Medine-Munevvere, në qytetin ku Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] bëri hixhret dhe atje ku pushon trupi i tij. Në këtë rreth, i mbushur me aromën e pejgamberisë dhe i ndritur me dritën e Shpalljes, u zhvillua dhe u rrit i edukuar në pëkujdesjen e babait të tij të devotshëm dhe modest. Atij babai që i kalonte ditët e nxehta me agjërim, kurse mëngjesin e priste me ibadet. Thënë shkurt, u rrit duke u stolisur me të gjithë virtytet e gjyshit të tij Omerit.
Babai i tij, vërrente tek aid he në sjelljet e tij për çdo ditë që kalonte shenjat e devotshmërisë dhe frikës ndaj Allahut, në dallim nga vëllezërit tjerë. Tek ai vërente virtytet e sjelljes islame dhe edukimin kuranor, prandaj filloi ta donte me gjithë shpirt e zemër, në dallim nga fëmijët tjerë, saqë filluan t`i ankohen, e ky u përgjigj:

Më ankohen lidhur me Selimin, por edhe unë atyre u them
se lëkura ndërmjet syve dhe hundës është e shëndetshme
Prandaj që nga fëmijëria e hershme, ia mësoi vetë shumë shumë hadithe të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], dhe Librin e Allahut me aq sa kishte mundësi, e mandej e drejtoi në Xhaminë e Pejgamberit të  Allahut [sal-Allahu alejhi ve sel-lem] që ta mësojë atje edhe prej të tjerëve.

Në atë kohë xhamia e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], ishte e mbushur plot as`habë të njohur, kështu që djaloshi, ngado që të kthehej, takohej me ndonjë fytyrë që shkëlqente nga drita e lajmëtarit të Allahut dhe shpërndahej era e pejgamberisë. Kudo që shikonte ose kthehej, në çdo hap vërente dhe dëgjonte vetëm mirë.
Kështu pati fatin që të ketë mësues disa prej as`habëve më të njohur, ndërmjet të cilëve, pos babait të tij Abdullah b. Omerit, dallohen sidomos Ebu Ejjub Ensariu, Ebu Hurejre, Ebu Rafiu, Ebu Lubabe, Zejd b.Hatabi dhe të tjerë.
Kështu që nuk duhet të habitemi se përse Selimi u bë njëri prej dijetarëve më të njohur të Medines dhe peronalitet i dalluar në brezin e tabi`inëve.

Si njohës i madh i fikhut, shumë muslimanë i drejtoheshin atij për çështje të shumta fetare, prej tij mësonin ligjet e fesë së Zotit të tyre dhe kërkonin gjidhje për shumë pytetje, si për fenë, ashtu edhe për jetën e përditshme të kësaj bote.
Selimi ishte njëri prej atyre dijetarëve, të cilëve për zgjidhjen e ndonjë problemi të vështirë i drejtoheshin kadijtë, me porosinë e mëkëmbësit të halifes dhe ia parashtronin dhe pa pëlqimin e të cilit nuk merreshin vendime të mëdha, edhe sikur të mblidheshin të gjithë kadijtë dhe të pajtoheshin në një mendim.

Më të lumturit, më të famshmit, më të dashurit në zemrat e njerëzve dhe më të besueshmit tek halifet ishin ata mëkëmbës që këshilloheshin me Selim b. Abdullahun dhe i përmbaheshin udhëzimeve të tij. Nga ana tjetër, ata që nuk i përmbaheshin udhëzimeve të tij, te banorët e Medinës ishin të urrejtur dhe si të tillë asnjëherë nuk mundeshin ta përfitojnë besimin e tyre.
Tregohet se Abdurrahman b. Dahaku, mëkëmbës i Medines, në kohën e sundimit të halifit Jezid b. Abdulmelik kërkoi për grua bijën e Husejnit, Fatimen që kishte mbetur e vejë dhe i ishte kushtuar fëmijëve të saj, e ajo iu përgjigj:
-Jo pasha Allahun, nuk dua të martohem me askënd, sepse kam vendosur t`i përkushtohem fëmijëve të mi dhe edukimit të tyre.

Mirëpo edhe mëtej ai vazhdonte i vendosur që ta bindë të martohet me të, e asaj ju desh patjetër, duke u frikuar se mos i bën ndonjë të keqe, të përdorë metoda të ndryshme dhe të kërkojë arsye për refuzimin e vet.
Kur pa se nuk e ndihmon asgjë dhe nuk mund ta bindi, e kërcënoi,
-Pasha Allahun, nëse nuk pranon të bëhesh gruaja ime, do të ta marr djalin tënd të madh dhe do ta rrah me kamxhik me akuzën se është dehur!
Ajo shkoi te Selim b. Abdullahu, ia tregoi të gjitha dhe e luti që ta këshillojë se çfarë të bëjë. Selimi e këshilloi që t`i shkruajë një letët halifit, t`i ankohet për mëkëmbësin e tij dhe aty t`i përmendi afërsinë që kishte me Pejgamberit e Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe pozitën në mes të anëtarëve të familjes së tij.
Kështu edhe bëri. I shkroi halifes një letër, ku ia sqaronte të gjitha dhe me anë të dërguarit të saj ia dërgon në Damask.

Posa u nis i dërguari me letër në rrugë, në Medine arriti urdhri i halifes që Ibn Hormuzi, shefi i arkës së shtetit në Medine, të shkojë në Damask dhe t`i sjell halifes raport për gjendjen e arkës së atjeshme.
Ibn Hormuzi filloi t`i zgjidhë menjëherë hesapet me borxhlinjtë. Rrugës ktheu edhe tek e bija e Husejnit, Fatimja që të përshëndetet edhe me të, duke i thënë:
-Unë po shkoj në Damask, nëse të duhet diçka më trego!
-Po, - iu përgjigj
-Tregoi sunduesit të besimdrejtëve se si më persekuton Ibn Dahaku dhe me çfarë më kanoset! Thuaj se nuk u përmbahet mendimeve të dijetarëve të Medinës dhe nuk e respekton imunitetin e tyre, e posaçërisht kur bëhet fjalë për Selim b. Abdullahun! Pasi dëgjoi këto fjalë, Ibn Hormuzi u pendua që u kthye tek ajo të përshëndetet, sepse nuk kishte dëshirë që t`ia dërgoj halifes ankesat e saj për Ibn Dahakun.

Ibn Hormuzi arriti në Damask të njëjtën ditë kur arriti edhe i dërguari që mbante me vete letrën që ia kishte dërguar e bija e Husejnit, Fatimja. Kur e pranoi halifja, i raportoi për gjendjen në Medine. Halifja interesohej sidomos për Selim b. Abdullahun dhe shokët e tij dijetarët e fikhut. Mes të tjerash, në fund e pyeti:
-A ka ndonjë gjë me rëndësi që mund të më treogsh e të cilën duhet ta di?
Edhe pas gjithë kësaj, Ibn Hormuzi nuk i përmendi asgjë halifes as rastin e bijës së Husejnit, e as sjelljen jokorrekte të mëkëmbësit të tij me Selim b. Abdullahun. Kur Ibn Hormuzi po i raportonte me detaje problemet financiare, papritmas hyri rojtari dhe i tha: Allahu i dhashtë çdo të mire dhe fat sunduesit, në derë është i dërguari i bijës së Husejnit, Fatimes

Kur dëgjoi këtë, Ibn Hormuzi u skuq nga frika dhe tha:
-Allahu e ngjalltë sunduesin, tani m`u kujtua se bija e Husejnit, Fatimja të ka dërguar një porosi, - e ia tregoi.
Pasi e dëgjoi halifja, u hidhërua shumë, kërceu nga froni dhe i tha:
-Mjerë për ty, mbetsh pa nënë! A nuk të pieta se si është në Medine dhe ç`ka atje?! Pse kështu, ti di diçka dhe kërkon ta fshehësh prej meje?! Ibn Hormuzi filloi të kërkojë falje, duke thënë se kishte harruar.
Mandej halifja e lejoi të hyjë të dërguarin e Fatimes, e mori letrën prej dij, e hapi dhe filloi ta lexojë. Kur po e lexonte duke se prej hidhërimit të madh po i dilnin prej syva xixa dhe në fund me drurin e bambusë që po mbante në dorë, filloi t`i mëshojë tokë dhe të flasi:

-A është e mundur që Ibn Dahaku të marri guxim e të sillet ashtu ndaj familjes së Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem], dhe të mos e dëgjojë këshillën e Selim b. Abdullahut që gëzon respekt dhe autoritet të madh ndër ne?!
-A ka ndonjë prej njerëzve që do të më gëzonte me lajmin për dënimin e Ibn Dahakut në Medine, derisa jam në fron këtu në Damask?
-Ka, o sundues i besimdrejtëve, - iu përgjigjën. – Në Medine mund të jetë vetëm Abdulvahid b. Bishr Nadriu. Ai tashti jeton në Taif, atë mund ta caktosh mëkëmbës në Medine!
-Pasha Allahun, ashtu do të bëhet, - u përgjigj. – Ai është i aftë për këtë punë.

Mandej kërkoi t`i sjellin penë e letër dhe me dorën e tij shkroi:
-Nga sunduesi i besimdrejtëve, Jezid b. Abdulmeliku, Abdulvahid b. Bishr Nadriut,
Es-selamu alejke dhe mandej:
Me këtë letër të caktoj mëkëmbës në Medine. Prandaj kur ta marrësh letrën time, nisu menjëherë në Medine, largoje prej pozite Ibn Dahakun, dënoje me një gjobë prej dyzetmijë dinarësh dhe kështu dënoje ashpër që t`ia dëgjoj zërin që nga Medina dhe se si ky zë u ndihmon të tjeëve!

Korrieri e mori letrën dhe u nis me të shpejtë nëpërmjet Medinës, për në Taif, Kur arriti në Medine, nuk ktheu te mëkëmbësi i saj Ibn Dahaku, as për t`u përshëndetur, e ky i fundit duke vërejtur se diçka po përgatitet pas shpinës, u shqetësua. Prandaj i dërgoi porosi korrierit që të kalojë tek ai, gjë të cilën ai e bëri, por nuk deshi t`i tregojë asgjë për shkaqet e ardhjes së tij.
Ibn Dahaku e ngriti dyshekun e tij dhe nxori një qese të mbushur me ar dhe i tha:
-Shiko, këtu ka njëmijë dukatë! Të betohem në Allahun se do ta jap dhe nuk do t`i tregoj askujt për këtë gjë, vetëm më trego se ku je nisur dhe çfar porosie po mban, - e ky i tregoi dhe i mori të hollat.
Duke i treguar qesen me ar, Ibn Dahaku i tha:
-Prit këtu tri ditë dhe tri net, derisa të arrij unë në Damask, e mandej nisu për atje ku je urdhëruar!

Ibn Dahaku u përgatit me shpejtësi dhe u nis menjëherë  që të arrijë sa më shpejt në Damask. Posa arriti atje, ktheu te vëllai i halifes, Mesleme b. Abdulmeliku, njeri i ndershëm dhe i devotshëm, i gatshëm që t`i dalë çdokujt në ndihmë. Kur hyri tek ai, Ibn Dahaku i tha: O emir, më mer nën mbrojtjen tënde!
-Mirë, vetëm më trego se ç`ke gabuar, - u përgjigj ai.
-Kam gabuar diçka, e sundues i besimdrejtëve u hidhërua me mua, iu përgjigj.
Mandej Mesleme shkoi te Jezidi e i tha:
-O sundues i besimdrejtëve, kam një lutje për ty.

-Çdo lutje do ta pranoj, vetëm nëse nuk ka lidhe me Ibn Dahakun, iu përgjigj Jezidi.
-Pasha Allahun, pikërisht për atë kam ardhur, - I tha Mesleme e pyeti:
-Çfarë gabimi ka bërë?
-I ka dalë në rrugë Fatimes, bijës së Husejnit dhe ka filluar ta kërcnojë. Nuk ka reshtur së dëbuari edhe pasi e kishte këshilluar Selim b. Abdullahu që ta lërë rehat. Këmbënguli aq shumë saqë të gjithë poetët e Medines filluan të tallen me të, e njerëzit e ndershëm dhe dijetarët për shkak të këmbënguljes së tij, ta urrejnë.
Pasi dëgjoi këto fjalë Mesleme i tha: Atëherë, o sundues  i besimdrejtëve, vepro me të ashtu siç mendon  se është më e drejtë! – e Jezidi iu përgjigj:
-Atëherë urdhëroj të kthehet menjëherë në Medine që mëkëmbësi i ri të mund të zbatojë dekretim tim dhe rasti i tij të bëhet mësim për mëkëmbësit tjerë.

Ardhja e mëkëmbësit të ri i gëzoi të gjithë banorët e Medinës, sidomos vendosmërinë e tij për zbatimin e dekretit të halifes lidhur me rastin e Ibn Dahakut. Sa më shumë kalonte koha, njerëzit vërenin se  mëkëmbësi i rip o shkonte në gjurmët e mëkëmbësve të ndershëm dhe nuk ndërrmerte asgjë  vetë pa u këshilluar me njerëzit e ndershëm dhe dijetarë si ishin Kasim b. Muhamed b. Ebu Bekri dhe Selim b. Abdullah b. Omer
I nderuar qoftë sunduesi i besimdrejtëve, Jezid b. Abdumeliku që mblodhi fuqi për të mirën e Islamit, të ndërrmari hapa të vendosura, t`i tregojë shkaqet e drejtësisë dhe të ndërtojë shembuj të tillë ndë njerëzit.
Në takimin e ardhshëm do të njihemi përsëri me këtë tab`in të njohur, Selim b. Abdullah b. Omer b. Hatabin.

 

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Teuhid.NET

Përgatiti: www.teuhid.net

Hits: 141
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy