Amir b.Shurahabili

Gjashtë vite para se të përfundojë sundimi i halifes Omer el-Farukut [radijAllahu anhu], në një familje muslimane lindi një fëmijë i imët dhe i dobët. I imët u lind sepse në barkun e nënës e ngushtonte vëllai i tij binjak, i cili nuk i linte hapësirë të mjaftueshmë për t`u zhvulluar. Mirëpo pas lindjes, nuk lejonte askënd që ta pengojë në përfitimin e diturisë, butësisë, të mbajturit mend, të kuptuarit dhe në zhvillimin e talentit që e kishte dhuratë prej Allahut [subhanehu ve teala]. “Esh-Sha`biu ka pasur njohuri të përgjithshme dhe ka qenë njeri shumë i butë Në Islam ka vend të rëndësishëm (Hasan el-Basriu).

Gjashtë vite para se të përfundojë sundimi i halifes Omer el-Farukut [radijAllahu anhu], në një familje muslimane lindi një fëmijë i imët dhe i dobët. I imët u lind sepse në barkun e nënës e ngushtonte vëllai i tij binjak, i cili nuk i linte hapësirë të mjaftueshmë për t`u zhvulluar. Mirëpo pas lindjes, nuk lejonte askënd që ta pengojë në përfitimin e diturisë, butësisë, të mbajturit mend, të kuptuarit dhe në zhvillimin e talentit që e kishte dhuratë prej Allahut [subhanehu ve teala].


Ky ishte Amir b.Shurahabil el-Himejri, i njohur edhe me llagapin esh-Sha`bi dhe në kohën e tij ishte gjeni në mesin e muslimanëve.
Esh-sha`biu lindi e u rrit në Kufe. Mirëpo ëndrra dhe dëshira e tij më e madhe nuk ishte Kufa, por Medine-Munevere. Prandaj udhëtonte shpeshherë për në këtë qytet, që të njoftohet me shokët e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe të pasurohetme dituri, ashtu sikurse as`habët e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] merrnin rrugën për në Kufe, ose për ta shfrytëzuar si stacion nisës për në luftë në rrugë të Allahut [subhanehu ve teala], ose të vendosen në këtë qytet për të jetuar

.
Kështu Sha`biu arriti të njihet me afro pesëqind as`habë të ndershëm dhe shumë prej tyre qenë mësuesit e tij, prej të cilëve do të përcillte dituria, sidomos hadithet. Ishin emra të njohur si: Ali b. Ebu Talibi, Sa`d b. Ebu Vekasi, Zejd b. Thabiti, Ubade b. es-Samiti, Ebu Musa Esh`ariu, Ebu Seid Hudriu, Numan b. Beshiri, Abdull-llah b. Omeri, Abdull-llah b. Abbasi, Adij b. Hatimi, Ebu Hurejre, Aishja, nëna e besimtarëve dhe shumë të tjerë.
Sha`biu si djalosh, ishte i mprehtë në të mbajturit mend, me zemër të pastër, dhunti natyrore dhe mendjemprehtësi të lindur, e si i tillë ishte mrekulli si fëmijë me aftësi të papara në atë kohë për të mbajtur mend. Transmetohet të ketë thënë:
-Asnjëherë nuk kam shënuar gjë. Kurrë nuk më kanë treguar diçka e të mos e mbaja mend fjalë për fjalë. Asnjëherë nuk kam pasur nevojë të më përsërisi dikush diçka që më tregonte.
Djaloshi u thellua aq shumë në dituri dhe i etur për të, saqë në këtë rrugë ishte i përgaditur të sakrifikojë çdo gjë që zotëronte dhe të bënte durim në çdo vështirësi. Kështu ai thoshte:
-Sikur të nisej dikush prej fundit të Shamit e deri në fund të Jemenit që të mësojë një fjalë të vetme, prej të cilës do të ketë dobi në jetë, mendoj se rruga e tij nuk do të ishte e kotë.
Sa kishte dituri, e tregojnë më së miri fjalët e tij:


-Gjëja së cilës i kam kushtuar më pak kujdes ka qenë poezia. Por sikur të donit, mund t`u recitoj poezi përmendsh, më së paku një muaj, e të mos u përsëris një strofë dy herë!
Për të flitet se në xhaminë e Kufes, kishte grupin e tij dhe çdoherë ishte plot me njerëz, ku në të njëjtën kohë, shumë as`habtë të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] që ishin ende gjallë, vinin lirisht dhe kalonin pas shpinës së tij.
Tregohet se në një rast Abdull-llah b. Omeri [radijAllahu anhu] duke dëgjuar se me sa hollësi i përshkruante ekspeditat pushtuese, edhe atij ia kishte tërhequr vëmendjen dhe ishte shprehur:
-Unë kam marrë pjesë në disa prej këtyre ekspeditave, me sytë e mi i kam pare dhe me veshët e mi i kam dëgjuar ato që po thotë ky njeri, por unë nuk mund t`ua përshkruaj me aq ndjeshmëri dhe aq hollësisht, siç ua përshkruan ai.
Të shumta janë rastet ku tregojnë për diturinë të gjithanshme dhe aftësinë e tij të madhe në të mbajturit mend. Kështu ai rrëfen një ndodhi për vetveten:
-Një ditë më erdhën dy njerëz që bënin gara duke u lavdëruar se cili prej tyre ka preardhjen më të mirë. Njëri ishte prej fisit Beni Amir, e tjetri nga fisi Beni Esed, e ky prej fisit Beni Amir e mundi me fjalë atë të fisit Beni Esed, e kapi për rrobe dhe ashtu të munduar e solli tek unë. Ai prej fisit Beni Esed i thoshte:
-Lëshomë o njeri, - e ai i Benu Amirit i kanosej:
-Jo, vAllahi, nuk do të lëshoj përderisa Sha`biu ta vërtetojë se kam të drejtë .
U drejtova nga njeriu që ishte prej fisit Beni Amir dhe i thashë:
-Lëshoje shokun tend, derisa të gjykoj se kush ka të drejtë!-
Mandej u ktheva nga ai i fisit Ebu Esed dhe i thashë:


-Nuk e di se si munde t`i dorëzohesh aq lehtë kur ju prej fisit Beni Esed i keni gjashtë virtyte, të cilët nuk i ka asnjë fis arab?!
Së pari, prejardhjen nga fisi juaj e ka gruaja që u martua me njeriun më të zgjedhur në ruzullin tokësor, Muhammed b. Abdull-llahun [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], të cilën ia zgjodhi atij Allahu [subhanehu ve teala] mbi shtatë katë qiej, e ndërmjetsues ishte Xhibrili [alejhi selem]. A nuk ishte kjo nëna e besimtarëve, Zejneb bintu Xhashi? A nuk është kjo gjë nder për fisin tënd, të cilin nuk e ka asnjë fis tjetër arab.
E dyta, prej fisit tend e ka prejardhjen njeriu, i cili qysh kur ishte gjallë në sipërfaqen e tokës, iu tha se është prej Xhennetlinjëve. A nuk ishte ky Ukashe b. Mihsani. Edhe ky nder i takoi fisit tënd Beni Esed me të cilin nuk mund të mburret asnjë fis tjetër arab.
E treta, flamuri i parë në Islam u dorëzua në duart e njërit prej fisit tuaj, e ky ishte Abdull-llah b.Xhashi.
E katërta, a nuk ishte plaçka e parë e luftës në Islam që nda, plaçka e tij.
E pesta, a nuk ishte njeriu i pare që ia dha besën (Bejatu-r-Ridvan) Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] prej fisit juaj? A nuk ishte i juaji Ebu Sunan b. Vehbiu që iu afrua Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha:


-O i Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], zgjatma dorën të të besatohemi! – Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] e pyeti:
-Për çfarë?
-Për ato që mendoj me vete – u përgjigj.
-E çfarë po mendoj me vete? – e pyeti Pejgamberi i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]
-Ose fitore, ose vdekje në rrugë të Allahut [subhanehu ve teala], u përgjigj
-Ashtu është, - tha ai ia zgjati dorën, që t`i besatohet. Mandej edhe të tjerët e zgjatën dorën dhe iu besatuan Pejgamberit të Allahut [sal-lAlahu alejhi ve sel-lem], ashtu siç bëri Ebu Sinani.
E gjashta, një e shtata e muhaxhirëve, të cilët morën pjesë në luftën e Bedrit, a nuk ishin prej fisit Beni Esed?
Kur i dëgjoi këto ai prej fisit Beni Amir heshti.
Nuk ka dyshim se Sha`biu me këtë deshi t`i dale në ndihmë më të dobëtit kundër më të fuqishmit. Po ashtu sikur të ishte ai prej fisit Beni Amir në të njëjtën pozitë, me siguri edhe atë do ta ndihmonte dhe do t`ia numëronte meritat e fisit të tij, ndoshta edhe me shumë se këtij të fisit Beni Esed?!
Pasi kaloi hilafeti në duart e Abdulmelik b.Mervanit, mes të tjerash mëkëmbësit e tij në Irak, Haxhaxhit i shkruante edhe këtë:
-Më dërgo një njeri që të kuptojë mirë dhe të ketë njohur në çështjet fetare dhe ato të kësaj, bote, që ta bëj këshilltarin tim!
Haxhaxhi i dërgoi Sha`biun, tyë cilin halifja do ta vendosi ndër ndihmëtarët më të afërt të tij, do ta angazhojë në zgjidhjen e problemeve më të mëdha, shpeshherë mbështetej në mendimet e tij dhe e dërgonte si të dërguarin e tij në bisedime me qeveri të tjera.


Kështu një herë halifja e dërgoi të perandori bizantin Justiniani.18, që e pranoi dhe e dëgjoi, e mandej i habitur me kthjelltësinë, mandej mprehtësinë, mençurinë, dinakërinë dhe aftësinë e tij që t`i kundërvihet kundërshtarit, edhe pse s`i kishte traditat e sjelljes me të dërguarit e huaj, e luti që të qëndrojë si mysafir i tij edhe disa ditë.
Mirëpo Sha`biu e refuzoi ofertën e perandorit, duke u arsyetuar me detyrimet e tij në shtëpi dhe këmbënguli që të kthehet menjëherë në Damask. Atëherë perandori bizantin para se të niset e pyeti:
-A je ti me prejardhje prej familjes së sunduesit?
-Jo, - u përgjigj ai, - por jam njeri nga populli i thjeshtë musliman.
Kur po e përcjillte perandori bizantin tha:
-Kur të kthehesh te sunduesi i yt (Abdulmelik b. Mervani) rrëfei për të gjitha ato që pe dhe si kalove, e mandej jepi këtë mesazh.
Kur u kthye Sha`biu në Damask, shkoi drejt tek Abdulmeliku, i rrëfeu për të gjitha që dëgjoi dhe pa dhe iu përgjigj pyetjeve që i bëri ai. Para se të largohej tha:
-O sundues i besimdrejtëve, mbreti bizantin të dërgoi edhe këtë mesazh, - e nxori, ia dha dhe shkoi.
Kur lexoi se ç`shkruante në të, Abdulmeliku urdhëroi rojën e tij që të kthejë mbrapsht e ata e kthyen.
-A e di se ç`shkruhet në këtë letër? – e pyeti Abdulmeliku Sha`biun. Ai u përgjigj:
-Nuk e di, o sundues i besimdrejtëve.
-Perandroi bizantin në letër më ka shkruajtur:
Habitem me arabët se si kanë zgjedhur sundues të tyre një njeri tjetër e nuk e kan zgjedhur këtë djalosh?
Sha`biu ia ktheu:


-Ka thënë kështu, sepse nuk ka pasur rastin të takohet me ty dhe të të dëgjojë, o sundues i besimdrejtëve. Por sikur të të shihte dhe takohej me ty, nuk do ta shkruante këtë letër!
-A e di se përse perandori bizantin ma ka shkruar këtë letër! – e pyeti Abdulmeliku.
-Nuk e di, o sundues i besimdrejtëve – u përgjigj Sha`biu.
-Ma ka shkruar këtë, sepse është xheloz për ty, e ka dashur të më shtyjë të të vras dhe të lirohem prej teje- tha Abdulmeliku
Perandori bizantin kur dëgjoi për këtë ngjarje pas një fare kohe, e pranoi:
-Pasha Zotin, vetëm këtë gjë kam dashur!
Sha`biu arriti deri në atë shkallë diturie saqë duke qenë gjallë e numëronin njëri prej katër dijetarëve më të mëdhenj të asaj kohe.
Kështu Zuhriu kishte zakon të thotë:
-Katër veta janë dijetarët më të mëdhenj të kësaj kohe: Sejid b. Musejjebi në Medine, Amir b. Sha`biu në Kufe, Hasan el-Basriu në Basër dhe Mekhuli në Sham.
Megjithatë Sha`biu prej modesties që kishte, turpërohej kur dikush i thoshte dijetar. Kështu një njeriu që iu drejtua me fjalët:
-Përgjigju, o dijetar dhe njohës i fikhut! – i tha:
-Mjerë për ty, mos e tepro dhe mos më thuaj atë që nuk jam. Sepse fakih është ai që largohet prej asaj që e ka ndaluar Allahu [subhanehu ve teala], e dijetar është ai që i frikësohet Allahut [subhanehu ve teala]?!


I pyetur për një çështje, një njeriu tjetër tha:
-Për këtë Omer b.Hattabi ka thënë këtë dhe këtë, kurse Ali b. Ebu Talibi këtë dhe këtë, - e njeriu e pyeti:
- O Ebu Amër, e ç`thua ti për këtë? – qeshi dhe i turpëruar tha:
- E ç`të them unë, kur dëgjove se ç`kanë thënë Omeri dhe Aliu?!
Sha`biu dallohej për moral të lartë dhe cilësi të mira. Nuk e kishte zakon të tregohet para të tjerëve dhe nuk interesohej për punët që nuk e interesonin. Kështu një ditë një shok i tij e pyti:
-O Ebu Amër, ç`mendon ti për këtë që po flitet për këta dy njerëz?
-Për kë po mendon? – e pyeti Sha`biu.
-Për Othmanin dhe Aliun [radijAllahu anhum], - u përgjigj tjetri, e Sha`biu tha:
-VAllahi, nuk më nevojitet aspak të pyetëm Ditën e Gjykimit për Othman b.Affanin, e as për Ali b. Ebu Talibin [radijAllahu anhum].
Sadoqë Sha`biu kishte dituri, po aq ishte edhe i butë dhe ngushëllues. Tregohet se një njeri që e sulmoi me sharjet më të rënda dhe me fjalë të këqija, ky iu përgjigj vetëm:
-Në qoftë se është e vërtetë kjo që thua, e lus Allahun [subhanehu ve teala] të më falë, e në qoftë se nuk është, lus Allahun të të falë ty!
Edhe pse ishte shumë i çmuar dhe i respektuar nga të tjerët për shkak të diturisë që zotëronte, Sha`biu nuk vonohej aspak që ta marri diturinë edhe prej njerëzve më të thjeshtë.
Tregohet se në ligjëratat e tij vinte edhe një beduin, i cili vetëm e dëgjonte dhe heshte, e një herë Sha`biu pyeti:
-Pse nuk na tregon edhe ti diçka? – beduini iu përgjigj:


-Kur hesht, e di se asgjë nuk do të fluturojë, e derisa dëgjoj, e di se diçka do të mësoj, sepse kur njeriu dëgjon ka dobi për veten, kurse kur flet kanë dobi të tjerët
Fjalët e beduinit e pëlqyen Sha`biut aq shumë, saqë tërë jetën i përsëriste
Sha`biu edhe pas gjithë kësaj që u rrëfye më sipër, kishte edhe aftësi jashtëzakonisht të mëdha në të folur, kështu që rrallëkush mund të barazohej me aftësinë e tij retorike.
Kështu në një rast, duke biseduar për një grup të burgosur me mëkëmbësin e Irakut, me dekretin e të cilit ishin burgosur, Omer b. Hubejr el-Fezariut i thotë:
-Në qoftë se i ke burgosur pa faj, drejtësia do t`i lirojë nga burgu, e në qoftë se i ke burgosur me arsye, atëherë do t`i lirojë nga burgu mëshira dhe falja jote.
Këto fjalë i pëlqyen Omerit, prandaj për shkak të respektit që kishte ndaj tij i liroi të burgosurit.
Edhe pse ishte i pajisur me gjithë këto cilësi, Sha`biu ishte edhe njeri që dinte të bënte shaka, me kuptim të lartë për mahi dhe humor dhe si i tillë, nuk i ikte rasti për të bërë shaka. Kështu tregohet se dikush që po e kërkonte dhe që nuk e njihte, e takoi ulur me gruan e tij, e i tha:
-Kush është prej jush Sha`biu? – e ky bëri me shenja nga gruaja e tij dhe i tha:
-Ja, kjo është Sha`biu.


Një tjetri që e pyeti:
-Si quhej gruaja e Iblisit? – Sha`biu iu përgjigj:
-Nuk e di, nuk kam qenë në dasmën e tyre.
Se si ka qenë me të vërtetë Sha`biu, ndoshta më mirë flasin fjalët e tij për vetveten:
-Asnjëherë nuk kam lëvizur prej vendit për atë që njerëzit u lodhën duke vrapuar, as që e kam goditur ndonjëherë shërbëtorin tim. Asnjëherë askush nga farefisi im nuk ka vdekur me borxhe, e që unë të mos ia kem kthyer atij që i ka mbetur borxh.
Dhe në fund le të përmendim edhe se Sha`biu ka jetuar mbi tetëdhjetë vjet. Kur iu përgjigj thirrjes së Zotit të vet dhe për vdekjen e tij dëgjoi Hasan el-Basriu tha:
-Allahu e mëshiroftë! Ishte njeri me diapason të gjerë në dituri dhe bemires i madh. Prandaj i takon një vend i jashtëzakonshëm në Islam.

Justiniani 2, perandor bizantin 660-705. Sundoi prej vitit 685 deri me 705 kur edhe vdiq. Ka luftuar kundër arabëve, bullgarëve, dhe skllavëve. U shfronëzua nga duka Leonite, i cili pret hundën dhe e dëbon në Hersonez. Kthehet në fron me ndihmën e ushtrisë bullgare pas dhjetë vjetësh në Konstantinopojë dhe parapë bëhet perandor. Për shkak të egërsisë së tij njerëzit u ngritën prapa në kryengritje ku u vra edhe vetë Justiniani.

 

Abdurrahman Ra`fat el-Basha
Teuhid.net

Hits: 209
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy