Amir b. Abdull-llah Et-Temimi

 “Unë di për tetë veta që ishin modestë deri në pike të fundit
I pari prej tyre ishte Amir b. Abdull-llah et-Temimi.” (Alkame b. Mersidi)

Është viti i katërmbëdhjetë hixhri. Udhëheqësit dhe ndërtuesit më authoritative nga radhët e as`habëve dhe tabi`inëve, më urdhër të halifës së gjithë  muslimanëve, Omer b.el-Hattabit [radijAllahu anhu], planifikojnë dhe vënë themelet e qytetit të Basrës. Janë të vendosur në qëllimet e tyre që këtë qytet të ri ta shndërrojnë në garnizonin më të madh të ushtrisë muslimane, e cila mori urdhër që të pushtojë Persinë. Në të ardhmen kjo do të jetë edhe qendër për thirrje në fenë e Allahut – Islamin dhe ngritjen e Fjalës së Tij në sipërfaqen e Tokës.


Tani kur mbaroi ndërtimi në qytetin e ri, nga të gjitha anët e Gadishullit Arabik: nga Nexhdi, Hixhazi, Jemeni dhe nga anët e tjera, u derdhën kolonat e ushtrisë muslimane, të cilët do të vendosen në karakollet kufitare dhe do t`i ruajnë muslimanët.
Me ardhacakët prej Nexhdit ishte edhe një djalosh prej fisit Temim me emrin Amir. Abdull-llah et-Temimi el-Anberi.


Në atë kohë Amir b.Abdull-llah et-Temimi ishte në lulen e rinisë, ende pa mjekër, me fytyrë të kthjellët, shpirt të pastër dhe me zemër, e cila ishte e mbushur me frikë ndaj Allahut [subahenu ve teala].
Edhe pse qytet i ri, Basra ishte vendi më i pasur dhe më tërheqës në tërë mbretërinë islame, për shkak të hyrjes së pandërprerë të ganimetit (plaçkës së luftës) nga luftërat e zhvilluara, që shpeshherë ishte edhe në ar dhe argjend.


Megjithatë për temimasin e ri Abmir b. Abdull-llahun, asgjë prej këtyre nuk e interesonte. Për nga natyre e tij, qysh nga fëmijëria ishte modest. Nuk e interesonte pasuria në duart e njerëzve, por ajo që ishte tek Allahu… Pikërisht për këtë edhe u largua nga sprovat e zbukurimeve të kësaj bote, e njëkohësisht u kthye tek Allahu dhe përpiqej të arrinte kënaqësinë e Tij.


Atëbotë personaliteti i pare në Basër dhe mëkëmbës i tij, ishte as`habi i njohur Ebu Musa el-Esh`ariu, Allahu qoftë i me të edhe e shpërbleftë me Xhennet! Përveç se ishte mëkëmbës (guvernator) i qytetit në ngritje e sipër, ai ishte edhe udhëheqës i ushtrisë muslimane, e cila prej aty nisej për në ekspedita në të gjitha drejtimet.


Thënë shkurt, ky ishte personi kryesor në Basër; ishte imam, mësues, udhëheqës në të gjitha aspektet, e me këtë edhe thirrës në fenë e Allahut [subhanehu ve teala].
Amir b. Abdull-llah ishte i pandarë nga Ebu Musa el-Esh`ariu, si në luftë ashtu edhe në paqe, në shtëpi edhe rrugë. Prej atij më ëmbël se hurmat e freskëta, pranonte edhe mësonte librin e Allahut, ashtu siç kishte zbritur në zemrë e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].


Drejtpërdrejtë prej tij ka dëgjuar dhe transmetuar shumë hadithe të sakta të Dërguarit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], dhe ka përfituar dituri të gjërë, para së gjithash atë që ishte e lidhur me kuptimin e regullave të fesë së Allahut [subhanehu ve teala]


Kur i përvetësoi në mënyrë solide njohuritë mbi librin e Allahut dhe fjalët e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], kohën e tij e ndau në tre pjesë, kështu që jetën që i kishte mbetur e kaloi:
- ose në rrethet, e dhikrit, duke ua mësuar njerëzve Kur`anin në xhaminë kryesore të Basrës,
- ose në ibadet, duke u falur i tërhequr nga bota, aq sa shpeshherë i enjetshin këmbët, duke qëndruar gjatë në këmbë në namaz,


- ose në fushëbetejë, në luftë në rrugë të Allahut, me shpatë në dorë.
Për të thuhet se gjatë të gjithë jetës së tij, nuk ka qëndruar në asnjë vend e që të mos ketë qenë i përkushtuar njërës prej këtyre tri gjërave… Prandaj ai meritoi epitetin e njeriut më të devotshëm dhe më asket në të tërë Basrën.
Se kush ishte Amir b. Abdull-llahu, mund të shihet më së miri nga tregimi i një miku të tij nga Basra që e njihte atë, i cili thotë:


- Në një rast isha duke udhëtuar me karvanin me të cilin ishte edhe Amir b. Abdull-llahu. Pasi u errësua, u strehuam në një shkurre afër një kënete. Këtu Amiri i mori teshat e veta, i grumbulloi në një vend, e lidhi kalin për druri, ia liroi dizgjinët, shkoi e i mblodhi bar të freskët dhe ia afroi të hajë, mander pa u vërejtur, u fut në një kaçube.
- Ku shkoi? – mendova – dhe pa u hetuar u nisa pas tij të shoh se çfarë do të bëjnte në thellësi të shkrurres.


Eci derisa shkoi në një kodrinë, nga të gjitha anët e mbështjellur me drunj, i fshehur nga sytë e botës. Aty në një lirishtë, zgjodhi një vend të përshtatshëm, u kthye nga Kibla dhe filloi të falet. Asnjëherë nuk kam pare ndokënd të fail namazi si ai me aq përulësi, i qetësuar dhe me modesti. Pasi kaloi një kohë e gjatë duke u falur dha selam dhe iu drejtua Allahut [subhanehu ve teala] me lutje. Ndërmjet të tjerash dëgjova duke thënë edhe këtë:


- O Allah, me Emrin (urdhërin) dhe dëshirën Tënde më krijove dhe me sprovimet e kësaj bote të ballafaqohem, caktove! Më ke urdhëruar që rrugës së drejtë t`i përmbahem. E si do t`i përmbahem, në qoftë se Ti me mirësinë Tënde nuk më ndihmon, o i Fuqishëm që ke fuqi pë çdo gjë?!
- O Allah, Ti e di që sikur e gjithë kjo botë me tërë atë që është në të të ishte e imja, dhe po të mundja të zgjedh ndërmjet saj dhe kënaqësisë Tënde, unë do të zgjidhja kënaqësinë Tënde… Prandaj më mëshiro, o Mëshirues i Gjithmëshurshëm!


- O Allah, dashuria ime ndaj Teje është aq e fortë saqë, duke iu falënderuar asaj, çdo vështirësi më është e lehtë, dhe çdo përcaktim i Yti më është i ëmbël, sepse, kur të dua Ty nuk më brengos se si do të gjejë mëngjesi dhe mbrëmja.
Ky njeri nga Basra rrëfen më tej:


- Mandej më kishte zënë gjumi. Çdoherë që zgjohesha, shihja Amirin se si në të njëjtin vend falet dhe ngadalë i drejtohej Allahut me lutje. Kështu e kaloi të tërë natën, derisa para agimit dhe fail sabahun e hershëm, mandej u lut prapë për një kohë të gjatë dhe përsëriste:
- O Allah, ja edhe një mëngjes agoi! Kjo është koha kur njerëzit zgjohen dhe Ty të luten për mirësi. Çdonjëri prej tyre ka ndonjë nevojë dhe dëshirë. Nevoja e Amirit është që ta mëshirosh dhe ta falësh.
- O Allah, plotësoje nevojën time dhe të tyren!


- O Allah, të lutem pandërprerë të m`i pranosh tri lutje. Dy prej tyre m`i ke plotësuar, e një ende jo. O Allah, ma plotëso edhe atë, që të të bëj ibadet ashtu si dua dhe dëshiroj!!!
Mandej u ngrit nga vendi i tij, shkoi dhe më pa. E kuptoi që tërë natën kam qenë këtu, diku në afërsi të tij, u brengos dhe më pyeti:
- O vëllai im nga Basra, a tërë natën më ruajte?
- Po, i thashë:


- Allahu të mbuloftë, - tha, - mos i trego askujt se ç`kam bërë unë sonte.
- Pasha Allahun – u përgjigja, ose do të më tregosh se ç`mendoje kur e lute Allahun për ato tri gjëra, ose do t`u tregoj njerëzve se si e kalove natën!
- Mjerë për ty! – tha – mos e bëj atë!
- Unë e thashë timën – u përgjigja. Duke pare se jam serioz në qëllimet e mia dhe se me të vërtetë mundesha ta bëj një gjë të tillë, me tha:
- Do të tregoj, nëse ma jep besën dhe betohesh në emër të Allahut se nuk do t`i tregosh askujt.
- Po ta jap besën dhe betohem në Allahun se nuk do t`i tregoj askujt sa të jesh gjallë, - u përgjigja.
E ai më tha:


Nga asgjë në jetën time, nuk jam frikur më tepër për fenë time, se sa prej grave. Prandaj e kam lutur Allahun që ta largoj nga zemra ime epshin për ato dhe ma pranoi lutjen, kështu që për mua është njësoj, a e shoh para meje gruan apo murin.
- Mirë, kjo është një – i thashë. E cila është e dyta?
- E dyta, kam lutur Allahun që të mos frikësohem nga askush, pos Tij, edhe edhe këtë lutje ma pranoi, kështu që pasha Allahun prej askujt dhe asgjëje nuk frikësohem, as në tokë e as në qiell, pos Allahut [subhanehu ve teala]


- Mirë, e cila është e treta ? – e  pieta
- E treta, kam lutur Allahun, që të dëboj epshin (dëshirën) për gjumë, që të mund t`i shërbej natën dhe ditën ashti si dua, por këtë të tretën ende nuk ma ka pranuar.
Pasi e dëgjova këtë nga goja e tij i thashë:
- Allahu të mëshiroftë, duhet të kesh pak parasysh edhe veten, a nuk e kalon natën në ibadet, a ditën në agjërim? Xhenneti mund të meritohet (fitohet) edhe më me pak se sa vepron ti, dhe nga zjarri i Xhehennemit mund të shpëtosh me më pak punë se sap o investon ti! Për këtë ai më tha:


- Kam frikë se do të pendohem për atë që më ka kaluar, kur pendimi më nuk do të ketë dobi. Pasha Allahun, sa herë që të kem rast, edhe më tej do të mundohem të jem në ibadet, e në qoftë se shpëtoj, kjo prapë është prej mëshirës së Allahut, e në qoftë se hidhem në zjarr të Xhehennemit, ajo është me fajin dhe pakujdesinë time.


Megjithatë ka edhe diçka. Sado që Amir b. Abdull-llahu ishte asket gjatë natës, ai gjatë ditës ishte edhe luftëtar edhe më i madh në rrugë të Allahut. Kështu që asnjëherë nuk ka dhënë lajm për luftë në rrugë të Allahut, e që Amiri të mos ketë qenë prej të parëve që i është përgjigjur kësaj thirrjeje.
Kur donte të nisej në ndonjë prej ekspeditave me luftëtarët e tjerë në rrugë të Allahut, së pari largohej pak dhe i shikonte dhe i maste, e kur e zgjidhte shoqërrinë u afronte dhe e thoshte:
- O njerëz, edhe unë do të jem me ju në qoftë se më premtoni tri gjëra.
- Cilat janë ato tri gjëra? – pyesnin ata.


- Së pari të jem shërbëtori juaj – u përgjigjej – dhe për këtë askush të mos grindet me mua. E dyta, të jem muezini juaj dhe punën rreth thirrjes në namaz askush mos të mundohet të ma marri. Dhe e treta, të pranoni që nga pasuria ime t`ju ndihmoj sa të mundem.
E thoshte këtë dhe në qoftë se pajtoheshin, nisej me ta, e në qoftë se jo, kërkonte një shoqëri tjetër.


Amiri ishte njëri prej atyre luftëtarëve në rrugë të Allahut, të cilët në çastet më të vështira e kanë treguar veten më së shumti, kurse kur ndahej plaçka e luftës ishte prej atyre që merrnin më së paku. Në flakën e luftës vërsulej trimërisht mbi armikun si rallëkush tjetër, kurse kur ndahej plaçka e luftës çdoherë ishte i fundit dhe me modesti.


Kur Sa`d b. Vekasi, pas fitores në Kadisije hyri në pallatin e mbretit, urdhëroi Amër b. Mukrini të mbledhë dhe të shkruaj plaçkën e luftës, që të dërgojë një të pestën në arkën shtetërore, kurse tjetrën t`ua ndajë luftëtarëve.


U mblodh aq shumë pasuri sa që ishte e pamundur të shkruhet dhe të llogaritet.
Para së gjithash, këtu kishte enë të mëdha plumbi të mbushura me ar dhe argjend, nga të cilat bez pas brezi kishin ngrënë ushqim mbretërit e Persisë.
Aty kishte lloj-lloj zbukurimesh të ndryshme, të përpunuara nga lloje të ndryshme dituri të çmuar, të mbushura me veshje të mbretërve, parzmore dhe stoli të zbukuruara me margaritarë dhe gurrë të çmuar.


Këtu mandej kishte arka të shumta të mbushura plot e përplot me stoli të çmuara, gurrë të çmueshëm dhe pasuri të tjera.
Aty kishte, thika dhe shpata të mbretërive të Persisë, udhëheqësve luftarakë, të cilët për shekuj me radhë kishin sunduar në këto treva dhe paraqisnin frikë dhe tmerr në këtë anë të botës.


Ndërsa punëtorët numëronin dhe vlersonin plaçkën e luftës kurse, muslimanët e tjerë shkonin dhe dëgjonin, u paraqit një njeri, i pakrehur dhe i mbushur me pluhur, duke mbajtur me dy duart e veta një arkë të madhe dhe të rëndë. Pasi e vështruan mire, pasnë se asnjëri më pare nuk kishin shikuar një arkë të tillë, as mes pasurisë së grumbulluar e as që nuk mbanin mend një gjë të tillë. Ishte e mbushur me margaritarë dhe gurë të çmuar.


- Ku e gjete këtë? – e pyetën njeriun
- E kam fituar në këtë dhe këtë betejë, në këtë dhe këtë vend – u përgjigj.
- A more diçka prej saj për vete? – e pyetën
- Allahu ju udhëzoftë! – u përgjigj, duke e ndjerë veten të ofenduar nga kjo dhe shtoi:
- Pasha Allahun, as kjo arkë e as e gjithë ajo që kanë zotëruar mbretërit e Persisë, nuk vlejnë për mua as sa një pjesë e thoit! Sikur most a ndjeja për detyrim timin personal të mbaj llogari për arkën e përbashkur të të gjithë muslimanëve, nuk do të afrohesha ta ngrej prej toke, e ku ta mbaja me vete tërë këtë rrugë.


- Kush je ti o njeri, Allahu të shpërbleftë! – e pyetën.
- Pasha Allahun, nuk ju tregoj, sepse nuk dua që ndokush prej jush të më lavdërojë, e as të më falendërojë. Falenderimi i takon vetëm Allahut dhe vetëm prej Tij kam shpresë në shpërblim!
- Pastaj u kthye dhe shkoi. Pasi e pane se ç`bëri, dërguan pas tij një njeri me detyrë që ta përcjelli me kujdes dhe të mësoj emrin e tij.


Kështu ky njeri e përcolli, pa u hetuar, derisa shkoi te shokët e tij, e i pyeti ata:
- Kush është ky njeri?
- A nuk po e njeh - e – pyetën, mandej thanë.
- Ky është Amir b. Abdull-llah el-Temimi, asketi më i njohur në tërë Basrën
Edhe pse ishte i tillë, Amir b. Abdull-llah nuk u kursye prej sprovave të rënda dhe njerëzve të këqij. Edhe ai kishte provuar tërë hidhësirën e atyre që nuk rrinin dot pa folur dhe njeriut që në çdo hap e gjykonte të keqen dhe tërë jetën e tij ia kishte kushtuar luftës për çrrënjosjen e saj.


Shkak për problemet me të cilat do të ballafaqohej Amiri, ishte që një ditë ai pa se si ndihmësi i komandatit të policies së Basrës keqtrajtoi një jomusliman, i cili ishte nën mbikqyrjen e shtetit islam.
Njeriu i mjerë e i pafajshëm kërkonte ndihmë:
- Më mbroni, Allahu ju mbroftë!
- O ju muslimanë, a ka ndonjë prej jush që do ta ndihmojë atë që e mbron Pejgamberi juaj.
- Kur dëgjoi Amiri, iu afrua dhe e pyeti:
- A ke paguar tatimin personal (xhizjen)?
- Po, e kam paguar – u përgjigj.


- Pastaj, - u kthye Amiri nga njeriu, i cili e mbante për qafe dhe e pyeti:
- Çfarë do nga ai ?
- Dua që të vijë me mua dhe të rregullojë kopshtin e komandatit të policies, - u përgjigj
- A pajtohesh vullnetarisht të shkosh me të dhe ta kryesh atë punë?
- Jo, nuk pajtohem – u përjigj tjetri. – Ajo është punë e rëndë, por edhe kohë nuk kam, sepse duhet të kujdesem për të ushqyer fëmijët e mi.


Kur dëgjoi Amiri këto fjalë iu kthye njeriut që e mbante dhe i tha:
- Lëre njeriun të shkojë pas punës së tij
- Jo, nuk do ta lëshoj – u përgjigj. Pas kësaj Amiri nuk i mbeti gjë tjetër, përpos ta marrë nën mbrojtjen e tij, e mbështolli me pelerinën e vet i tha:
- Pasha Allahun, derisa jam gjallë, nuk do të lejoj që të shkelet garancia, të cilën Muhamedi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ua ka dhënë të mbrojturve jomuslimanë në shtetin islam!
Pas kësaj përreth Amirit u mblodhën njerëzit për ta ndihmuar që ta nxjerin jomuslimanin nga duart njeriut, i cili e tërhiqte me fuqi.


Kjo u ba shkak që komandanti i policies ta akuzojë Amirin për padëgjueshmëri dhe u shpall renegat, i cili ka shkelur Sunetin e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] dhe praktikën e bashkësisë muslimane. Pos kësaj i mveshën edhe shumë gjëra siç ishin:
- se është krye më vete, nuk është martuar me gra,
- se nuk e han mishin e kafshëve të lejuara dhe nuk pin qumësht prej tyre,
- se ka ngritur zërin kundër pushtetit dhe njerëzve të tij… dhe tërë këtë, si lëndë të posaçme, ia dërguan në shqyrtim sunduesit të besimdrejtëve Othman b. Affanit [radijaAllahu anhu]


Pasi e pranoi akuzën kundër tij, halifhja e urdhëroi mëkëmbësin e tij në Basër ta thërras Amir b. Abdull-llahun në rezidencën e tij dhe t`i çojë në shqyrtim akuzat që ishin bërë kundër tij dhe ta lajmërojë për rezultatet e hetimit.
Guvernatori i Basrës e thiri Amirin dhe tregoi se halifja, Allahu e ngjalltë, ka urdhëruar të hetohet për akuzat që janë bërë ndaj teje,
Amiri tha:


- Atëherë, pra, pyet çfarë të ka urdhëruar sundimtari i besimdrejtëve!
- Pse i shmangesh praktikës së Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve selem]? Pse nuk marohesh ? – e pyeti.
- Nuk i shmangem martesës për shkak se nuk e dua Sunetin e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve selem], sepse edhe vetë e vertetoj se nuk ka murgëri në Islam, por pse jam njeri i tillë që e ka parë në vete se ekziston vetëm një jetë, prandaj ia kam kushtuar Allahut të Lartësuar dhe kam frikë se gruaja mund ta prishë…
- Atëherë, pse pra, nuk po han mishin – e pyeti
- Nuk e ha, sepse më shkon mendja rallë të ha – u përgjigj, por edhe kur më shkon mendja, nuk e kam pranë vetes .


- E pse nuk e han djathin ? – e pyeti.
- Sepse në vendin ku ne jetojmë, kryesisht e prodhojnë jomuslimanët – adhuruesit e zjarrit, të cilët nuk i presin kafshët sipas regullave islame dhe kam frikë se kur e prodhojnë djathin e zënë me mullëzën e deleve, të cilat nuk janë të prera sipas regullave islame – u përgjigj dhe shtoi: - përkundrazi, kur dy dëshmitarë muslimanë më vërtetojnë se djathi është i zënë me mullëz prej deleve, të cilat janë të prera sipas regullave islame, unë e ha me gjithë dëshirë…


- Mirë atëherë më trego, pse nuk shoqërohesh me njerëz, të cilët janë në pushtet? – e pyeti.
- Në dyert e juaja presin shumë njerëz që kanë nevojat e tyre – u përgjigj. Lërini të hyjnë ata dhe plotësojuani nevojat e tyre, kurse lërini rehat ata që nuk ju lusin për asgjë!
Pastaj dëshmia e Amirit iu dërgua halifes, Othman b. Affanit, të cilën e dëgjoi dhe nuk gjeti në të asgjë për të cilën akuzohej Amiri si njeri i padëgjueshëm ndaj halifes, apo kundërshton praktikën e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] dhe pasuesve të tij.


Për fat të keq, flaka e zullumit (të keqës dhe turbullirës), me këtë nuk qe shuar. Thashethemet dhe tregimet per Amir b. Abdull-llahun vazhduan edhe më tej ta ndiznin zjarrin e fitness, saqë në një çast i kanosej rreziku nga përleshja e hapur ndërmjet atyre që pajtoheshin me Amirin dhe kundërshtarëve të tij…


Për këtë shkak Othmani [raddijAllahu anhu] urdhëroi që Amiri të shkojë në Sham dhe aty të vendoset dhe të jetojë, duke e këshilluar mëkëmbësin e tij ne Sham, Muavi b. Ebu Sufjanin, ta presë mire dhe të kujdeset për të, duke pasur parasysh të drejtat e tij dhe të veprohet mirë me të.
Ditën kur Amiri b. Abdull-llah vendosi ta lëshojë Basrën, për ta përcjellur kishin dale një masë shumë e madhe, deri në atë kohë e paparë, shokët e tij, dijetarë dhe ata që e njihnin. Tregohet se duke e përcjellur pas tij kishin shkuar deri te vendi i quajtur Merdeb, jashtë qytetit të Basrës, ku Amiri iu drejtua atyre me fjalët:


- Mos u mundoni më tej! Tani në ndarje do të bëj një lutje, e ju me fjalën “Amin!” bëni lutje që Allahu ta pranojë! Në atë cast, papritmas heshtën dhe mbajtën frymën, u ngrihtën në majë të gishtave të këmbëve dhe i drejtuan shikimet tek Amiri që i ngriti duart dhe filloi të lutet: 
- O Allah, fali ata që më kanë përgojuar, të cilët shpifën për mua dhe ata që janë përgjegjës për këtë persekutim dhe largim nga ky qytet i dashur dhe shokët e mi të dashur!
- O Allah, unë qysh tani ua kam falur, fali edhe ti, dhe shpërbleji me të mira në këtë botë dhe në Ahiret!


- O Allah, mbulomë mua, ata dhe te gjithë muslimanët me mëshirën tënde të pakufishme, me falje dhe mirësi, o Mëshirues i Gjithmëshirshëm.
Mandej i hipi kalit dhe u nis për në Sham.
Pjesën tjetër të jetë së tij Amir b. Abdull-llahu e kaloi në Sham.
Për vendqëndrim zgjodhi Kudsin (Jerusalemin), ku guvernatori i Shamit, Muavi b. Ebu Sufjani, i ofroi të gjitha ato për çka kishte nevojë ai, duke treguar ndaj tij nderim dhe respekt të posaçëm.
Tregohet se kur kishte rënë në shtratin e vdekjes, kishin ardhur shokët dhe e kishin gjetur duke qarë dhe e pyetën:


- Pse po qan? A nuk ishe i tillë? A nuk e bere këtë e këtë? - e ai u tha:
- Pasha Allahun, nuk po qaj se më vjen keq që po ndahem prej kësaj bote, as nga frika e vdekjes, por nga frika e rrugës së gjatë dhe furnizimit të pamjaftueshëm për të. Gjendem në një situate ku nuk e di; ose ngrihem ose bie poshtë, ose ngrihem tek lartësitë e Xhenetit, ose bie ne thellësitë e Xhehenemit. Thjesht nuk e di drejt kujt nga këto të dya po shkoj.
Mandej, nuk përmendur emrat e Allahut, lëshoi edhe frymën e fundit.


Atje ku është kibla e pare e muslimanëve, haremi i tretë i shenjtë dhe vendi i udhëtimit të natës së Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] në natën e Miraxhit, pushon Amir b. ABdull-llah et- Temimi. Allahu ia ndriçoftë varrin dhe ia freskoftë fytyrën e tij fisnike në kopshtet e Xhenetit të përhershëm.

Hits: 227
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy