Pjesë nga letrat e Said Burjatski nga Çeçenia - 2

Çka t’ju them tjetër? Jam takuar dhe kam biseduar gati më tërë emirët, duke filluar me Dokun, Magasin e deri te emirët e grupeve më të vogla. Krejt çka kam parë te ta ka qenë sinqeriteti dhe dëshira për të punuar vetëm në emër të Allahut. E kuptova se çka është dunjallëku dhe si është i mallkuar. E kuptova se njeriut i duhet shumë pak për të mbijetuar, kurse krejt çka i nevojitet   nga kjo botë, mund ta mbartë në një çantë. Po përse atëherë njerëzit bëjnë gara në kanaqësitë e kësaj bote kur kjo nuk do tu bëjë dobi para Allahut? Këtu në këtë vend iu mjafton ajo që keni me vete. Shpesh do të shkoni te lumenjtë malorë për të gjuajtur peshq, do të mblidhni fruta nëpër mal, dhe do të luftoni në rrugë të Allahut. Do të vrisni dikë; dhe, herët apo vonë edhe vetë do të vriteni në rrugën e Allahut, dhe nuk do të keni turp që me ato plagë të paraqiteni para Tij në Ditën e Gjykimit.

Edhe vetë e dini që qysh më parë e kam shkruar, por përsëri do t’ua them - kurrë nuk do ta lë Xhihadin dhe nuk do ta lë armën! Si ta bëj këtë kur më në fund më pret një shpërblim aq i madh!? A e dini se sa herë kam menduar për atë moment të madh të së vërtetës – kur godisni me veturë në armikun dhe e shtypni sustën…Jam i sigurt se këtë mund ta bëjë vetëm ai person të cilin Allahu e ka forcuar në rrugën e Tij dhe të cilin Ai dëshiron ta takojë si shehid. Këtë mund ta bëjë vetëm ai i cili, jo vetëm që beson në Xhennet, por që është i bindur në ekzistencën e tij ashtu siç jemi të bindur në ekzistencën e kësaj dunjaje. Te vëllezërit, para se ta arrinin shehadetin, e kam parë dëshirën për të vdekur – urinë e egër – nga e cila kurgjë nuk do të kishte mundur t’i zbraps.  

Vallahi, këtu më janë hapur sytë dhe pikërisht këtu i kam kuptuar shumë gjëra…

***

Dje më thanë se Ebu Muslimi ka rënë shehid. Ka qenë njëri nga ata të cilët i kam dashur shumë për hir të Allahut. Është rëndë të jetohet pa të. Ka luftuar në Gruzi, e pastaj erdhi në Çeçeni. Dhe dijeni se çdoherë është kujdesur për çdokënd. Përherë ka pasur dëshirë që çdokund të vendoset drejtësia. Tani, kur edhe ai ndërroi jetë, ndjehem keq. I kam humbur shumë vëllezër që i kam dashur në emër të Allahut… S’është me Ebu Duxhane, Ademi, Bilali, Haruni, Ebu Muslimi dhe shumë vëllezër tjerë. Unë jam ende i gjallë, kurse ata janë të përgatitur për tu takuar me Allahun. Është edhe një vëlla të cilin nuk dua ta humb – Profesori ynë. Ai është një muxhahid me arsimim të lartë me të cilin mund të bisedohet me orë të tëra. Unë dhe Ebu Muslimi e quajtën “gjysh” për shkak të viteve, edhepse është vetëm 33 vite me moshë, por duket sikur me i pasur më shumë se 40…

***

Poashtu dijeni se ndonjëherë mendoj kështu:”çka do të kishte ndodhur sikur të kisha refuzuar të shkoj në Xhihad dhe të kisha mbetur në shtëpi?” Thjeshtë nuk do të kisha mundur ta nderoj veten, pa i pasur parasysh arsyetimet që do t’i kisha përdorur për ta mbuluar qyqarllëkun tim. Tani e kuptoj se Allahu do të më kishte poshtërsuar sikur të kisha refuzuar të shkoj në Xhihad. Ndoshta edhe më tutje do të kisha jetuar, por do të kisha vdekur në ndonjë mënyrë tjetër e jo në Xhihad. Përgjithmonë do ta kisha pasur në kujtesë ditën kur do të kisha refuzuar të shkoj në Xhihad, dhe do ta kisha mallkuar veten për këtë qyqarllëk…

***

Ja, përderisa i shkruaj këto rreshta, planifikojmë që nesër t’i kryejmë disa operacione. Ndoshta Allahu do të më shpërblejë me shehidllëk. Dijeni se do të kisha dëshiruar të dëgjoj:”Sot gjatë operacioneve të forcave Ruse është eliminuar i ashtuquajturi Sajid Ebu Saad…” Herët apo vonë do tu jepet ky rast, inshAllah. Le t’i gëzohen kësaj! Sot duhet të përgatitemi për operacionet dhe t’i pastrojmë mendimet tona, sepse krejt kjo që e bëjmë është në emër të Allahut, e jo për tu bërë me famë ose për ndonjë qëllim tjetër të gabuar. Nuk guxojmë të rrezikojmë e të shkojmë në Xhehennem për shkak të nijetit të gabuar, sepse muxhahidët me nijet të gabuar do të thirren nga të parët në Ditën e Gjykimit. Më vjen mirë që mund ta paramendoni tërë këtë për të cilën po shkruaj, e veçanërisht vëllezërit tanë që qëndrojnë ulur pranë zjarrit me telefonë te ngjitur për tri bateri të vogla…

***

Më kujtohet sikur të ketë ndodhur sot. E kishim një muxhahid nga Europa me emrin Sidik. Unë rrija i shtrirë me pushkë duke u munduar t’i vështroj qafirët, kurse ai qetë shëtiste në kodrinën sipër meje, kurse në të njëjtën kohë plumbat dhe granatat eksplodonin përreth tij. Bile as që u përul. Sidoqoftë, qafirët ikën në drejtimin e kundërt. Nuk patëm humbje. Plumbi ma gërvishti veshin, kurse Sidikut nuk i ndodhi asgjë…

***

Dijeni se askund nuk kam mundur të flej aq mirë si në mal. Këtu nuk ka nevojë të kujdesemi për ndonjë renditje. Posa të erret, e shtron shtratin dhe thesin për fjetje, hyn në të dhe flen qetë. Zgjohem në mëngjes që në errësirë të plotë të fal namaz – marr abdest, fal namaz, pastaj përsëri shkoj të flej. Afër orës 8 e vendos çajin, e përgadis kaftjallin dhe kënaqem në natyrë. Paramendoni se njerëzit duhet të japin shumë të holla për tu relaksuar e për tu kënaqur në natyrë, kurse këtu krejt kjo është pa pagesë. Kurse si plus praj asaj që u tha, këtu zhvillohet Xhihad në rrugën e Allahut… Por, me ardhjen e vjeshtës, ditët bëhen të ftohta e të lagështa, kurse natyra ende mbetet e bukur. Dijeni se durimi mund të fitohet vetëm këtu. Vetëm në këtë vend mund ta mësoni se sa me të vërtetë vleni. Më besoni se, të gjithë ata që na akuzojnë dhe e tërë dituria e tyre nuk vlen as sa balta e cila mbetet e ngjitur për çizmet e muxhahidëve më të dobët. Ata persona që nuk kanë ardhur këtu, as që kanë parë diçka. Këtu janë sprovat më të mëdha me të cilat mund të ballafaqohet njeriu në jetën e tij: uria, përlyerja, të ftohtët, lagështia, sëmundja, plagët, frika, vdekja etj, janë pjesë përbërëse e Xhihadit në rrugë të Allahut. Sepse çmimi i Xhennetit është tejet i lartë…

***

Këtu tregohen edhe barcoleta dhe tregime qesharake. Veçanërisht jemi në disponim kur Doku fillon të flasë për ditët e mëparshme të xhihadit të tij. Çdo herë dëgjojmë diç të re, pa marrë parasysh se sa herë e kemi dëgjuar të njëjtin tregim. Kështu është në këtë vend. Tani patjetër të shkoj në aksion me vëllezërit, e nëse kthehem i gjallë, inshAllah do ta përfundoj këtë letër. Dijeni se as unë nuk i dua betejat, por kjo më është urdhëruar nga Allahu. Patjetër t’i barazojmë dëshirat tona me Sheriatin, e jo e kundërta, siç bëjnë shumica e muslimanëve…

***

Posa më informuan se Isa Izerkanov ka rënë shehid në betejën në Goiti. Isa ka qenë një muxhahid i vjetër dhe  me përvojë, që iu bashkëngjit Xhihadit më 1999. Llagapin e kishte “Isa Internet” sepse i njihte afër 90% të banorëve të Çeçenisë dhe Ingushetisë. E dinte se kush ishte kushëri i kujt, kush çka punon, etj. Në çdo fshat kishte shumë të njohur. Nëpërmjet tyre i siguronte llojlloj prodhimesh pa problem. Kemi kaluar shumë kohë bashkë sepse ishte person i mrekullueshëm. Tani s’është më…

***

U kthyem nga aksioni. As kësaj radhe Allahu nuk më shpërbleu me mundësinë arritjes së shehadetit. Më besoni, kur u ktheva, ndjeva dëshirë edhe më të madhe për shëhadet dhe lodhje edhe më të madhe nga kjo botë. Dikujt mund t’i duket se vëllezërit bëjnë vetëvrasje gjatë operacioneve shehide, por mos harroni se kjo vdekje është me qëllim të arritjes së kënaqësisë së Allahut dhe për t’ia treguar Atij imanin tonë të vërtetë. Prandaj qysh moti kam vendosur të kryej aksion shehid. Dijeni se unë dhe Ebu Duxhane kemi ëndërruar që bashkërisht ta kryejmë aksionin shehid. Deshëm ta vendosim eksplozivin në veturë dhe ta dërgojmë në bazën e jobesimtarëve, por Doku na e ndaloi këtë. Ebu Duxhane nuk deshi ta lë këtë ide. E arriti shehidllëkun në një betejë krismash, kurse unë mbeta që të shpresoj për shansin e ardhshëm. Shpresoj se së shpejti do të vijë koha që edhe unë të takohem me Allahun. Por, ashtu siç thoshte edhe vetë Ebu Duxhane:”dëshiroj të vritem në rrugën e Allahut, por sikur mu tani të ma kishin sjellë veturën e të më kishin thënë të shkoj, as vetë s’e di si do të kisha reaguar.” Kjo është e vërtetë! Sikur të mos na forcojë Allahu në qëllimin tonë. Ne nuk do të mund të kalonim nëpër këtë test të rëndë…

***

Sinqerisht, nuk i kuptoj ata që ikin nga xhihadi. Askund nuk mund të gjeni vëllazëri si ajo që formohet këtu. Kur ta ndani copën e fundit të çokolatës me ndonjë vëlla, kur t’ia jepni dyshekun tuaj, kur të tjerët të ndihmojnë t’i bartësh gjërat e rënda, kur dikishi iu përgatit çaj, kur iu afrohen e ju pyesin për shëndetin,kur jeni me vëllaun në betejë, kur t’iu kenë mbetur disa plumba dhe mendoni se do t’ju gjejë vdekja, atëherë do ta kuptoni xhihadin…

***

Sot e kam ëndërruar një ëndërr në të cilën i kam thënë vetës se më kanë mbetur edhe 3 javë jetë. Nuk e di pse! Ndoshta nga fakti se nuk mund ta pres momentin e daljes nga kjo botë. InshAllah, ndoshta kjo është shenja se edhe unë më në fund do ta arrij shehadetin!!?

Shënim: Shejh Said Burjatski ka rënë shehid (InshAllah) më 3 Mars 2010.  

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 381
Comments (3)Add Comment
...
written by Ebu Merjem, November 21, 2011
Allahu ju shperbelft me qeto tema se na i knqet zemrat..Allahu ju shperbleft me tmirat e xhennetit
...
written by E Huaja, November 23, 2011
Allahu iu shperbleft insha`Allah per temen. Allahu i ruajt, i forcoft dhe iu ndihmoft muxhahidave, dhe iua letesoft rrugen atyre te cilet duan te bashkangjiten me to. Amin

ue salamu alaikum
...
written by Muxhahidi, December 22, 2011
po vallah knaqsi ma te madhe nuk ka se sa me kalu jeten ne xhihad fisebililah, kur ta takojsh armikun e te thirresh Allaaaaaaaahu Ekbeeeeeer sa qe ushton edhe mali e ti gjujsh me RPG7 tanket e rusve e kur ti pajsh rust se si mundohen te ikin dhe Allahu te ndihmon qe ti vritesh dhe pastaj shkon e ju meshon me shkelum dhe i rrotullon per te jau marr paisjet qe i kan dhe i shef fytyrt se me qfar tmerri jau ka marr Allahu shpirtin te mjert ata qfar denimi i pret. Nuk dua ta zgjati shume, ne dasht Allahu se shpejti do te ju bashkohemi dy Muxhahida qe lotet na rrjedhin prej deshires qe kemi per ta ngrit fjalen e Allahut qe aj te jet i knaqun me neve. Allahu na mundesoft Shehidllekun amin.

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy