Kur duam t'ua mesojme femijeve Teuhidin (monoteizmin islam), a duhet t'u lexojme tekste dhe libra

Jo, kjo gje nuk eshte e nevojshme ne etapat e para te jetes se tyre, sepse kjo kerkon ore te gjata te vemendjes dhe pune te rende, gje qe eshte e veshtire per femijet.Me pas ne jete mund te veprohet keshtu kur niveli i te kuptuarit ua lejon atyre qe te kuptojne ate qe i'u lexohet apo i'u thuhet atyre.

Parimisht, ju mund te bartni apo te transmetoni gjerat qe doni tek femijet ne forme te tregimeve per sahabet e Pejgamberit salAllahu alejhi we sel-lem, te cilet i japen perparesi besimit te tyre dhe akteve te adhurimit ndaj Allahut mbi jetesen ne vendlindjet e tyre dhe mbi familjet dhe farefisin e tyre dhe duke nxjerr ne pah qe sahabet radiAllahu anhu e kane kuptuar se arsyeja per te cilen na krijoi Allahu subhanehu we te'Ala eshte me te vetmin qellim qe ta adhurojme Ate.

Ju mund ti referoheni mjeteve te ndryshme per ti mesuar. Ne vazhdim do ti permendim disa nga keto:

Perdoreni rastin gjate leximit dhe mesimit te Kur'anit:


Ne raste te tilla prindi mund te ndalet tek ajete te ndryshme, ne te cilat adresohen aspekte specifike te Teuhidit dhe t'ia shpjegoje kete. Si shembull per kete mund t'i permendim ajetet, te cilat i adresohen ngjarjes se Pejgamberit Isa alejhi-selam duke iu treguar se ai nuk eshte kryqzuar sic pretendojne te krishteret, mirepo prindi duhet zgjedhur fraza te thejshta qe jane brenda nivelit e te kuptuarit te nje femiu.

Tregime mbi te Derguarit salAllahu alejhi we sel-lem, te shokeve te tij radiaAllahu anhu dhe te heronjeve te tjere ne Islam:

Femijet kane qejf te degjojne tregime, prandaj prinderit duhen t'a shfrytezojne kete interes te tyre. Nuk duhet thjesht te tregohet ndonje ngjarje pa u theksuar ceshtjet e vecanta dhe pa u ve ne dukje mesimet qe mund te nxirren nga keto tregime.

Komentimi i disa ndodhive/ngjarjeve:

Mund t'iu rikujtohen femijeve masakrat ne Bosnje dhe krimet qe po ndodhin sot ndaj muslimaneve ne Palestine, Irak dhe ne vende te tjera duke ua bere te qarte se vuajtja  e tyre eshte per shkak te besimit qe kane dhe per shkak se jane muslimane. Kjo gje do ti beje femijet qe t'i simpatizojne vellezerit dhe motrat e tyre ne Islam.

Shfrytezoni rastet e vecanta:

Kur femiu eshte i semure, prindi duhet t'a mesoje ate, qe i Vetmi qe mund t'a sheroje ate dhe qe medicina eshte vetem nje mjet dhe Allahu e ka bere kete vetem nje shkak per sherim. Sqarojeni, se Allahu eshte i Vetmi qe mund te beje dobi apo te shkaktoje dem dhe Ai eshte i Vetmi tek i Cili kerkohet mbrojtje per largimin e cdo te keqe.

Behu shembelltyre e mire:

Prindi mund te jete mjet per pervetesimin e disa vlerave dhe bazave te rendesishme te Teuhidit permes sjelljeve dhe veprave te tij. Per shembull, prindi mund ta lavderoje nje person para femijeve te tij vetem sepse ky njeri eshte i drejte apo sepse lufton ne rrugen e All-llahut (Xhihad). Ngjajshem, prindi mund te fol keq per nje person tjeter, sepse ai eshte mosbesimtar.

Kjo ceshtje ua qarteson femijeve nje nga principet e besimit , e cila eshte dashuria dhe urrejtja per hir te Allahut dhe jo per shkak se filani apo filani na ka privuar nga nje pune apo nje shume parash qe ne e kemi kerkuar. Prinderit duhet te jene te kujdesshem para femijeve te tyre
qe te mos te adoptoje femija ndonje shprehi te shemtuar, meqenese prinderit jane ata te cilet kane ndikimin me efektiv tek femijet.

Korigjimi i koncepteve apo fjaleve te gabuara:

Gjate aktiviteteve te perditshme ata mund te flasin apo te bejne ndonje gje qe sipas Islamit eshte e gabuar apo qe kundershton Teuhidin dhe detyre e prinderve eshte qe ti korigjojne ata. femiu mund te betohet ne dic tjeter pos Allahut subhanehu we te'Ala, ndersa prinderit obligohen t'ua bejne te qarte se  kjo eshte nje form e kufrit (mosbesimit) dhe e shirkut (e shoqerimit te dikujt me Allahun) dhe keshtu me radhe.

Femiu mund te degjoje ne shkolle se babadimri eshte njeri i mire i cili bjen dhurata dhe gjera te mira, atehere prinderit detyrohen te shpjegojne qe ky "babadimer" eshte simbol i jobesimtareve (gjegjesisht i krishtereve) dhe qe ai nuk eshte gje tjeter pos nje mit i shpikur prej tyre, ndersa i Vetmi qe mund te beje dobi apo te shkaktoje dem eshte vetem Allahu s.v.t..

Ngjashem, nese femiu shikon TV qe ndonje karakter e mbizoteron eren apo shiun, prinderit detyrohen t'ua bejne te qarte, se kjo te pershkruarit shok All-llahut subhanehu we te'ala dhe qe keto jane cilesi, te cilat i takojne ekskluzivisht, vetem e vetem Allahut.

Keto ishin disa propozime te disa ceshtjeve dhe metodave te thjeshta, por te rendesishme permes te cilave prinderit mund t'ua sqarojne aspektet e Teuhidit femijeve te tyre.

Marre nga: islamweb.net
Perktheu dhe pershtati: teuhid.net

Hits: 489
Comments (1)Add Comment
...
written by ...., February 28, 2010
Allahu ju shperblefte per kete material, elhamdulilah

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy