Ngjarje e shkurtër -Jasemin-

Ngjarje e shkurtër

-Jasemin-

Kam jetuar në Demam (qytet) dhjetë vite dhe u aty u përgëzova me lindjen e bijës time, të cilën e kemi emërtuar Jasemin .
Dhe më herët para vajzës kemi pasur një djalë që e kemi emërtuar Ahmed, i cili ishte më i madh se ajo për tetë vite.
Isha duke punuar këtu me profesionin si inxhinier pasi që diplomova doktoraturën.


Ishte Jasemini argument bukurie, fytyrë të shëndritshme sikur mbretëresha e luleve, kur hyri në pubertet ishte në moshën nëntë vjeçare. E pashë me sytë e mi se si me vetë dëshirën e saj kishte veshur hixhabin.

Falej, dhe lexonte Kur'anin vazhdimisht, me një pamje që të tërhiqte ta shikosh.

Sapo i mbaronte obligimet e saja shkollore përnjëher ngrihej dhe e shtronte sexhaden e saj të vogël që të falte namaz. Dhe fillonte të lexonte Kur'anin me një recitim të bukur, të këndshëm fëmijrorë e magjeps.

Ndonjëher i thosha çohu dhe shko luaj me shoqet e tua, e ajo më thoshte : "Shoku im është Kur'ani dhe i dashuri im është All-llahu", dhe më pas vazhdonte të lexonte Kur'an.

Dhe një ditë prej ditëve u ankua me dhimbje të barkut gjatë gjumit. E dërgova në ambulancën më të afërt që gjindeshte në rrethin ku jetonomin, dhe i dhanë qetësues për dhimbje. I pushuan dhimbjet, por pas dy ditëve dhimbjet u rikthyen përsëri. Dhe kështu vazhdoi të përsëritej gjendja e saj me rradhë të tëra, dhe nuk kishte përmirësim aspak.

Mirëpo gjatë gjithë kësaj situate deshi Zoti që kompania ku punoja kishte vendosur që të hapë zyre në shtetet e bashkuara të Amerikës, dhe më ofruan mua postin e drejtorit. Dhe unë pa shumë hamendje pranova.

Dhe nuk kaloi asnjë muaj isha në Amerikë me bashkëshorten time, Ahmedin dhe Jaseminin .

Pasi që kaluan përafërsisht dy muaj të qëndrimit tonë në Amerikë, iu rikthyen dhembjet Jaseminit .

E dërgova te mjeku specialist i mjekësisë së brendshme (internist), dhe ai ia bëri analizat dhe tha: Rezultatet do të jenë të gatshme pas dy jave dhe nuk ka nevojë për "brengosje" që është fjalë e çdo mjeku.
Mirëpo fjalët e mjekut sikur futun rrehati në zemrën time.

Dhe në shpejtësi i rezervova biletat për udhëtimin më të afërt në qytetin e lodrave ( Orland ).

Kemi kaluar disa çaste të pa harruara me Jaseminin, mes lojrave dhe shëtitjes prej një vendi në një vend tjetër. Kur papritmas duke lozur më erdhi një thirrje telefonike.
Filloi të më shqetësohet zemra, përshkak se askush nuk e dinte numrin tim në Amerikë.
Pëshpërisja në vete çudi, me siguri do të jetë lajmërim gabim. Dhe fillova të hamendem të përgjijgjem apo jo. Dhe më në fund e pranova thirrjen:
– Aloo .... nga shtetet e bashkuara ??
– Përshëndetje zotëri inxhinier. Na falni për pengesën, unë jam mjeku i Jaseminit. A ka mundësi që të takohemi nesër në zyrën time?
-A ka diçka që na bën të brengosemi për rezultatet ?!
-Në realitet po, për këtë shkak dëshiroj që ta shoh Jaseminin dhe t'ia parashtroj disa pyetje para pëgjigjes përfundimtare rreth shëndetit të saj.
-Në rregull nesër pas namazit të ikindisë rreth orës pesë do të takohemi në zyrën tënde.

Filluan të përzihen frika dhe mendimet negative në kokën time, dhe nuk e dija se si t'ia bëj sepse kishin mbetur edhe dy ditë për pushimin tonë.
Jasemini ishte në kulminacionin e kënaqësive, ngase ishte hera e parë që doli ajo të argëtohej prej kur arritëm në Amerikë. Dhe më në fund i lajmërova ata se kompania kërkon prezencën time në punë për diç të rëndësishme, dhe ajo është një shans i mirë për tu kthyer që t'i përcjellim analizat e Jaseminit.

U dakortuan që të gjithë por me një kusht që në pushimet verore të vijn në Orland përsëri.

Dhe në ambulant mjeku filloi të bisedoj me Jaseminin me këto fjalë :
-Mirëse erdhe Jasemin si je ?
-Mirë falenderimi i qoftë All-llahut, mirëpo unë po ndjej dhimbje dhe dobësi, nuk e di prej...? mjeku ia ndërpreu fjalën duke ia parashturar një sër pyetjesh.
-Filloi mjeku që t'i parashtron pyetje të shumta dhe në fund lëvizi kokën (në shenjë pohimi) dhe më tha mua : -Eja në dhomën tjetër ...

Dhe në dhomë mjeku më dha një rrufe të fuqishme në kokën time, dëshirova në atë moment që të hapet toka dhe të më gëlltitë.

Mjeku tha : - Prej sa kohësh Jasemini ankohet prej kësaj sëmundje ?
I thashë: - Përafërsisht një vit. Kemi përdorur barna për qetësimin e dhimbjeve dhe ...
Dhe tha mjeku: -Mirëpo sëmundja e saj nuk shërohet me barna për qetësim të dhimbjeve. Me të vërtetë ajo është goditur me kancer në gjak në fazën e fundit. Pak para ardhjes tuaj përfundoi paraqitja e analizave pranë Institutit të shëndetësisë për të sëmurët nga kanceri në vendin tonë. Dhe të gjithë vështruan këtë analizë, dhe kjo ishte përgjigje e të gjithëve.

Nuk munda që ta përmbaj vehten dhe fillova të qaj dhe thash: Kjo lule e bukur, do të vdes, dhe do të ndahet prej kësaj bote ! !

Ndëgjoi bashkëshortja ime zërin tim duke qarë dhe përnjëherë u fut në dhomën ku ishim unë dhe mjeku, pasi e kuptoi lajmin për shpirtin e saj të vogël u alivanos ...

Dhe më pas hyri Jasemini dhe djali im Ahmedi. Kur Ahmedi e kuptoi lajmin e pëqafoi motrën e vet : "E pamundur të vdes Jasemini ..."

Dhe më pas Jasemini tha: " Me të vërtetë do të shkoj drejt All-llahut ?!!...
A është keq të udhëtosh drejt All-llahut?
A nuk më keni mësuar o prindërit e mi të dashur se All-llahu është më me vlerë se prindërit, njerëzit dhe gjithë bota?
Dhe a është e mundur që shkuarja ime tek All-llahu të bën të qash o babai im, dhe e bën nënën time të humb vetëdijen e saj ?!!!!

Fjalët e saja të qarta dhe të pastërta na erdhën si rrufe më e fuqishme se ajo e para, për së dyti herë. Kurse Jasemini vdekjen e saj e sheh si një udhëtim drejt takimit me të Dashurinë...

I thash asaj: "Tash ti duhet të fillosh që t'i marrësh barnat", e ajo ma ktheu duke më thënë: "Nëse vdekja ime është e pashmangshme , atëherë pse shërimi,barnat dhe gjithë këto harxhime ..."

E unë i thash: " Jasemin të gjithë ne do të vdesim, a don të thotë kjo se duhet të ndalemi nga ushqimi, barnat, udhëtimi, gjumi, dhe puna për ardhmërinë ? Sikur të vepronim kështu do të shkatërrohej jeta dhe nuk do të mbetej në sipërfaqen e tokës diç e gjallë..."
Babai: " Ti e din oj Jasemin se në trupin e çdo njeriu ka pjesë dhe organe të shumta, që të gjitha këto janë emanet prej All-llahut. I Cili na i ka dhan ne që t'i shfytëzojm dhe njëkohësisht të kujdesemi për to, dhe ti p.sh. nëse shoqja yte të ka dhënë ndonjë lodër a do ta kishe thyer atë apo do të ishe kujdesur për të?"

Jasemini : "Gjithsesi se do ta kisha ruajtur dhe do të isha kujdesur për të ..."

Mjeku: "Dhe kështu qëndron gjendja e organeve tua si koka, nervat, zemra, lukthi, sytë, dhe veshët, gjithë këto organe duhet që t'i mirëmbash dhe t'i rregullosh kur të prishen. Pra, kështu barnat që do t'i japim ty i kanë dy synime; së pari të zvogëlohen dhimbjet dhe e dyta për mbrojtjen maksimale të pjesëve të mbrendshme të trupit derisa ta takosh Zotin dhe Krijuesin tënd e t'i thuash Atij -Ja unë i kam mbrojtur emanetet për të cilat më ke dhënë përgjegjësi. Dhe ja unë jam duke i kthyer të gjitha përpos ajo që është dëmtuar pa dëshirën time ... "

Jasemini : " Nëse puna qëndron kështu, atëherë unë jam e gatshme për t'i marrur barnat. Ashtu që para All-llahut mos të qëndroj ashtu siç do të kisha qëndruar para shoqes time nëse ia kisha thyer lodrën ose diç tjetër..."

Kaluan gjasht muaj të mërzitura dhe të rënda. Ndërsa sa i përket për ne si familje do ta humbin bijën e tyre të lazdruar dhe të dashur. Dhe e kundërta e kësaj sa i përket bijës time Jaseminit çdo ditë që kalonte ndriqimi i bukurisë së saj shkonte vetëm duke u shtuar si dhe afrimi tek All-llahu s.v.t.

Filloi që të mësonte përmendësh kaptina (sure) nga Kur'ani, dhe e pyetëm atë se pse je duke mësuar përmendësh Kur'anin ?

Ajo tha: "E kam kuptuar se All-llahu e don Kur'anin, dhe dëshirova që t'i them Atij 'O Zot i bëra përmendësh disa kaptina (sure) nga Kur'ani ngase Ti i don ata që bëjn përmendësh."

Dhe ishte që bënte shumë namaz, duke qëndruar, e ndonjëherë falej në krevatin e saj ( e shtrirë ). Dhe njëherë e pyeta rreth kësaj dhe ajo më tha: "Kam ndëgjuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: 'Kënaqësia e syve të mi është namazi'. Dhe dëshirova që namazi të jetë kënaqësia e syve të mi ..."

Ah erdhi koha e ndarjes me të, të cilën e ka caktuar All-llahu, dhe Ai ia ndriqoi fytyrën e saj.
Buzët e saj i kaploi një buzëqeshje e gjërë, dhe filloi të lexon Kur'an mirëpo sikur kishte vështirësi në lexim. Pastaj lexoi surën Fatiha, ihlas, dhe më pas Ajetul Kursij dhe më pas tha: "Falenderimi i qoftë Atij I Cili ma mësoi Kur'anin, më mbrojti dhe ma forcoi trupin tim për të kryer faljen (namazin), dhe më ndihmoi, dhe ma ndriqoi jetën time me dy prindërit e mi muslimanë dhe durimtarë. Falenderime të shumta pa kufi, dhe e falenderoj Atë që nuk më ka bërë jobesimtare apo mëkatare apo prej atyre që nuk falin namazin ...

Pastaj tha: "Largohu pak o babai im, se me të vërtetë tavani i dhomës është duke u hapur dhe po shoh disa njerëz të buzëqeshur, të veshur me të bardha. Dhe ata janë duke ardhur drejt mua dhe po më thërasin që të ju bashkangjitem atyre në ngritjen me ata drejt All-llahut s.v.t....'

Dhe nuk kaloi shumë i mbylli sytë duke u buzëqeshur dhe shkoi nën mbikqyrjen e All-llahut Zotit të botërave ...

All-llahu e mëshiroftë atë ishte një bij bëmirëse, besimtare, adhuruese e cila nuk e ka lënë namazin e saj, e as Kur'anin e saj deri në momentin e fundit të jetës së saj ...
E mbuloftë All-llahu me mëshirën e gjërë të Tij dhe e bëftë prej banoreve të xhennetit të Tij.

O Zot na e mundëso përfundimin e mirë ... Amiin.


Përktheu: Ummu Muhlisa

Hits: 588
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy