Letër dërguar bijës time

Shkëlqimi i zemrës sime, largoje prej jetës tënde pluhurin e jetës normale. Vendose zemrën tënde në qiell, ec me dashuri dhe mirësi mes njerëzve, vepro për hir të All-llahut, bëhu për ta: mirëqenia më e mirë.

Shërbeju atyre për Zotin tënd, e mos prit prej tyre ndonjë bamirësi...buzëqeshu ndaj tyre edhe nëse i shikon – që të kotën po e flasin- vetmoju, leri le të bisedojnë, mos iu bashkëngjit, buzëqeshu ndonjëherë me ta në mënyrë që mos të ngushtohen nga heshtja jote..

Nëse ju gjeni një mundësi për ta drejtuar bisedën dhe muhabetin në të përmendurit e All-llahut dhe të Dërguarit të tij, veproje, e nëse një gjë e tillë nuk e arrin, atëherë rruaje buzëqeshjen tënde.   

Buzëqeshu dhe qëndro fytyrëçelur për ta ndërsa zemra jote është e përmalluar për të takuar Al-llahun e madhëruar. Qëndro me to me trup ndërsa zemra jote është e nënshtruar ndaj All-llahut. I Dërguari i All-llahu qëndronte me shokët e tij duke i kujtuar ditët e Xhahiljetit dhe qeshte me to dhe buzëqeshej...Kështu bëhu e çmuara ime (të cilët shmangen nga fjalët e kota) edhe nëse fjalët e kota të tyre nuk janë haram, parulla jote le të jetë  “Nëse folja është prej argjendi atëherë heshtja është prej ari”  “Le të fletë fjalë të mire ose le të heshtë”

Ali radiall-llahu anhu duke e këshilluar të birin e tij Husejnin radijall-llahu anhu i thotë: “Kush flet shumë edhe gabon shumë, kush gabon shumë i pakësohet turpi, kujt i pakësohet turpi i pakësohet devotshmëria, kujt i pakësohet devotshmëria vdes zemra, ndërsa atij që i vdes zemra...hynë në zjarr”

E dashur... Bamirësia ndaj krijesave...Ah sa ndikim të madh ka në zemër, sjell gëzim dhe zbutë zemrat e ngurta, do të përfitosh nga kjo, që në shumë adhurime nuk gjen nëse je e sinqertë, pas një kohe të shkurtë do të vëresh vetveten se sytë e tu rrjedhin lot, zemra është bërë ndjeshme duke medituar në ajetet e All-llahut , e shijon tekvallakun dhe e kupton se çfarë kuptimi dhe shije ka pasur frikrespekti ndaj All-llahut të Lartësuar!!.

Butësia është një derë për të afruar të i Madhëruara, ndihmoji ata, edukoje vetveten me nënshtrim ndaj All-llahut, vepro me to siç të ka mësuar Zoti i Lartësuar...

“Dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan” bije e dashur shiko në këtë ajet dhe kupto se cili është virtyti i tyre i parë??

“Të përulur me besimtarët” sa e bukur është nënshtrimi ndaj besimtarëve dhe myslimanëve, nuk kam dëgjuar, parë e as që kam lexuar për ndonjë shehid vetëm se ky virtyt dhe cilësi ishte e qartë tek ai, modestë përtej kufijve ishte shërbëtor i vëllezërve edhe nëse ishte udhëheqës komandant i tyre... pra e dashur nëse ndonjëra prej shoqeve sillet keq me ty apo intensifikohet dëmi... kërko falje dhe buzëqeshu.

Po bije ime kërko falje edhe nëse ti nuk je në gabim..kërko falje edhe nëse ai është vëllai i vogël, mos thuaj dinjiteti im. Dije se ti nuk ke dinjitet në mesin e mutrave tuaja besimtare, bëhu për ta sikurse toka e nënshtruar.

A të kujtohet personi i cili dinjitetin e tij e dha lëmosh? Kujtoje rastin e atij personit me Abdullah ibë Amrin!?

Ibën Kajjimi All-llahu e mëshiroftë në komentimin e sures Araf, Muminun dhe Fusilet thotë: “Përmendja e All-llahut  është më e plotë për largimin e sherrit  të xhinëve gjithashtu, falja dhe kthimi i të keqes me bamirësia  është më e plotë për largimin e sherrit të njerëzve.

Jeto me ta aq sa kanë nevojë ata për ty..le të mjafton dhe bëhu e pasur me All-llahu e Lartësuar. Atëherë do të koresh fitore dhe do të triumfosh..me të mirat e kësaj bote dhe të ahiretit, vetëm atëherë do të gjesh në zemrën tënde dhe do të shijosh kënaqësinë u ubudijesë ( robërisë dhe nënshtrimit ndaj All-llahut ), kënaqësi e namazit, agjërimit, leximit të Kuranit dhe gjithë adhurimeve tjera.

Përktheu: Abdyl FUGA

Përgatiti për publikim: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 1378
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy