Femra pa turp

Transmeton Ibn Omeri All-llahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Mos të udhëton femra, vetëm se me mahrem”.

Ahmed Shakir (All-llahu e pastë mëshiruar) thotë: “Ky hadith është parim prej parimeve më të mëdha të Islamit, për mbrotjen dhe ruajtjen e femrës, që mos të ekspozohet aty ku i humbet morali i saj, apo t’i preket nderi i saj, sepse ajo është e dobët, është i lehtë manipulimi i saj dhe të luajturit me mendjen e saj, deri sa ta zotëron atë dëshira e saj, ndërsa në kohën tonë muslimanët janë shmangur, apo me një fjalë më precize, ata që e quajnë veten musliman, i sheh si i lënë të lira gratë e tyre, të cilën e quajnë shtresa e lartë dhe tjera prej kategorive, lavdërohen nëpër vende, dalin të zbuluara të pa mbrojtura, nëpër vendet e Europës apo të Amerikës dhe tjera prej vendeve, të vetme pa shoqërues, as që kanë me vete mahrem, bëjnë gjëra të çuditshme dhe informatat më të këqija vijnë për ato, as nuk kanë fare frikë e as turp, dhe nuk ka diçka që i frikëson ato, madje shteti i cili pretendon se është shtet Islamik (Egjipti), i dërgon femrat për të mësuar në vendet e huaja, në mesin e djemve të rinj me furi dhe pasione të flakta, dhe nuk sheh dikë që të ndalojë nga kjo e keqe, apo të urdhëron në të mirë, madje dijetarët e (fakultetit) Al-Az’har nuk e lëvizin as gishtin (shprehje që nuk ju intereson fare se çfar po ndodhë), edhe nëse them që ata në këtë nuk shohin ndonjë problem, edhe nëse them që disa prej bijave të tyre janë rrëzuar në greminën e këtyre ekspeditave.

Dhe se kanë ndodhur ngjarje që muslimani nuk është i kënaqur me ato, prej më të këqijave që lënë gjurmë, që shumë prej tyre udhëtojnë në vendet e kufrit dhe mosbesimit, prej shtresës të lartë të Ummetit dhe prej shtresave tjera ,kanë dalur nga feja e tyre, duke pasuar epshet e harbuara , duke u martuar me burra prej kufarëve nga Europa dhe Amerika, mosbesimtarë, idhujtarë, të cilët pretendojnë me gënjeshtrat e tyre se janë të krishterë apo jehudë, dhe e zgjodhën hidhërimin e All-llahut,dhe e refuzuan kënaqësinë e Tij, ata dhe familjet e tyre, dhe kushdo që është i kanaqur me ato, apo kënaqen me veprat e tyre (femrave të sipërpërmendura), ne jemi të All-llahut dhe ne tek Ai kthehemi.

Ahmed Shakir   në komentin e librit të Imam Ahmedit  ,v.6  f.281-282

Përktheu: Qëndrim JASHARI

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net


 

Hits: 463
Comments (2)Add Comment
...
written by mira, January 09, 2012
mashallah smilies/smiley.gif
...
written by Vegim, January 11, 2012
Allahu ju shperbleft.

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy