Ekzistojnë gjashtë shkaqe të sëmundjeve, e ato janë:
1.Ajri është i domosdoshëm për jetë, dhe nëse është i pastër pa primesa të ndotjes dhe gazrave të dëmshëm, atëherë e mbron shëndetin, e në të kundërtën ka veprim negative. Përbëhet nga disa gazra, e më i rëndësishëmi është oksigjeni dhe sa të jetë përqindja e oksigjenit më e vogën në ajër, dobia e ajrit është më e vogël, dhe ndikon dëmshëm në organizëm. Oksigjeni e luan rolin e oksidimit të tretjes së gjërave nutritive në atë mënyrë që të shfytëzohen ato, e ky proces është i njohur me emrin metabolizëm.
Sëmundjet e shkaktuara nga ajri i ndotur
Ndotja e ajrit atmosferik me gazra të ndryshëm (siç janë: dyoksid karboni dhe monoksid karboni të cilët krijohen nga djegia e derivative në makina dhe fabrika ) shkaktojnë shumë sëmunde të zemrës, duke filluar nga ndezja kronike e mushkërive e deri te karcinomi i fytit dhe mushkërive. Sa i përket gazrave që përmbajnë avuj të plumbit, edhe ato kanë ndikim të dëmshëm në mushkri dhe nerva të oganizmit, sidomos në nerving e dëgjimit.
Hulumtimet më të reja dëshmojnë që mungesa e oksigjenit është një factor shumë i rëndësishëm në shfaqjen e karcinomit.
Secila stinë e vitit sjell sëmundje të caktuara, ndërsa i largon të tjerat. Kështu p.sh: vera nxitë përhapjen e verdhëzës (bartet perms mizës së shtëpisë e cila e bartë virusin e kësaj sëmundjeje në qimet e këmbëve dhe kësisoj e ndot ushqimin) ndërsa shëron sëmundjet e dimrit.
Ajri i ftohtë e forcon organizmin, përmirëson tretjen, ndërsa ajri i nxehtë ka efekt të kundërt, dhe me ndryshimet klimatike ndodhin epidemitë, e për këtë inshallah do të bëjmë fjalë më vonë;
2. Ushqimi dhe pija nëse janë të ngrohta në organizmin shkaktojnë temperature (zjarrmi), ndërsa kanë efekt të kundërt kur janë të ftohta;
3. Aktiviteti trupor dhe pushimi, aktiviteti në trup shkakton ngrohjen, ndërsa pushimi ka efekt të kundërt;
4. Aktivitetet psikike, siç janë gëzimi, brenga, pikëllimi, turpi. Këto gjendje ndodhin me aktivitet psikik qoftë brenda organizmit aoftë jashtë tij, e për këtë, inshallah akoma do të bëjmë fjalë;
5. Gjumi dhe qëndrimi zgjuar, gjumi e ngroh brendësinë ndërsa e ftoh jashtësinë e organizmit, prandaj atij që fle i nevojitet mbulesë, ndërsa gjendja e zgjuar ka efekt të kundërt. Gjumi konsiderohet pushim për shpirtin nga beteja me jetën e ashpër, dhe atëherë njeriu dorëzon armët e veta, qoftë me vullnet apo me dhunë, dhe i dorëzohet periudhës së qetësisë së sigurt. Gjumi i është i nevojshëm organizmit ashtu siç i nevojiten ushqimi dhe pijet. Gjumi është kohë pushimi për nervat e shtrënguara dhe trurin e ngrarkuar nga deryrimet e ndryshme jetësore dhe vështirësitë. Në gjumë truri e ripërtërin orarin e vet për detyrimet e ardhshme, dhe ripërtrihet zhvillimi dhe përpunimi i proceseve kimike që ndodhin në organizëm. Në gjumë muskujt e molepsur pushojnë dhe përgatiten për periudhën e ardhshme të përpjekjeve dhe peshave.
Gjumi i pamjaftueshëm e paaftëson fuqinë e të gjykuarit, provokon lodhje dhe ngarkesë të nervave. Numri i orëve të domosdoshme për gjumë varet nga mosha, kësisoj fëmijës i nevojiten më shumë orë gjumë se sa personit të rritur, e personit të rritur më shumë se sa plakut. Sa më i thellë të jetë gjumit organizmi ka më shumë dobi. Me fjalë të tjera, gjumi i thellë dhe periudha më e shkurtër e gjumit janë më të mire se gjumi që është i gjatë e sipërfaqësor, sidomos kur është fjala për zhurmën e madhe;
6. Zbrazja dhe kapsllëku, maturia në këtë është e dobishme dhe e mbron shëndetin.
Përgatiti
Teuhid.Net



